Herramientas Personales
Usted está aquí: Inicio ACE 1.0 Overview - Albanian Arsimimi i votuesve


Find us on Facebook   Follow us on Twitter   RSS News Feed   ACE YouTube Channel

 
Left arrow anterior Tabla de contenido siguiente Right arrow
Your are currently reading the archived ACE Encyclopaedia Version 1.0
The new, significantly extended and updated ACE Encyclopaedia is Version 2.0.
Access ACE 2.0

Arsimimi i votuesve

Vështrim

 

Kjo fushë tematike bën fjalë për mënyrat që programet e arsimit të votuesve të mund të drejtohen në rrethana të ndryshme. Është shkruar për ata që kanë detyrë për përpilimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve të arsimimit të votuesve. Fusha tematike përfshin shtatë shkallë që duhet t’i kalojnë arsimuesit për të zhvilluar programe relevante, me çmime efektive dhe të përshtatshme për arsimim.

 

Ato shtatë shkallë përfshijnë:

 - të kuptuarit e arsimimit të votuesve;

 - caktimin e mandatit të arsimimit të votuesve;

 - vlerësimin e rrethanave në të cilat do të zhvillohet programi

 - zhvillimin e strategjisë adekuate;

 - përpilimin dhe zbatimin e programit;

 - mbikëqyrjen dhe vlerësimin e programit;

 - sigurimin që të ruhen për programet e ardhshme praktikat më të mira dhe mësimet e nxëna.

 

Vëmendje e përafërt i kushtohet llojllojshmërisë së metodave dhe aspekteve që janë përdorur në programe të tjera të arsimimit të votuesve. Këto mund të formojnë një pjesë të programit që aktualisht parashikohet nga përdoruesi. Jepen shembuj krahas sugjerimeve për aktivitete plotësuese. Sigurohen edhe komente për koston dhe efektivitetin e tij relativ në situata të ndryshme.

 

Këto metoda të përmendura përfshijnë këto që vijojnë:

 - mediat,

 - materialet e shtypit tradicional,

 - artet dhe kultura,

 - ndërveprimi ball për ball,

 - strategji të tjera, përfshirë informacionin për përdorimin e telefonave dhe të shërbimeve postare,

 - reklamat komerciale,

 - teknikat e mësimit nga larg.

 

Administratorët e zgjedhjeve që kërkojnë vetëm një pasqyrë të ndërmarrrjes së arsimimit të votuesve duhet të shqyrtojnë pjesët e hyrjes.

 

Terminologjia

 

Shumë shpesh është një tendencë për të përdorur termat: informacioni i votuesve, arsimimi i votuesve dhe arsimimi civil në mënyrë të ndërkëmbyeshme. Megjithatë, ka dallime të dukshme. Këto kanë të bëjnë me kohën, kohëzgjatjen dhe fushëveprimin e programeve si dhe me subjektet zakonisht të përfshira në zbatimin e tyre. Këta terma sqarohen në pjesën mbi të kuptuarit e arsimimit të votuesve (shih Definicionet dhe dokumentet vijuese). Kjo fushë tematike merret kryesisht me informimin dhe arsimimin e votuesve. Njëherit, disa perspektiva të arsimimit civil dhe të produkteve të arsimimit civil janë përfshirë në pjesën e materialeve mostra.

 

Acciones de Documento