Caktimi i kufijve
Termi caktimi i kufijve zakonisht përdored për t’ju referuar procesit të skicimit të kufijve të zonave zgjedhore. Mirëpo ai mund të përdoret edhe për të treguar skicimin e zonave të votimit (që quhen edhe si zona të votimit, zgjedhore ose zona elektorale) për qëllime të caktimit të votuesve nëpër vendvotime.
Nganjëherë, ky term përdoret për ta përshkruar procesin e caktimit të kufijve administrativë, si p.sh. të vijave ndarëse të shtetit, qarkut ose komunës.
Përshkak se fokusi i këtij projekti është administrimi i zgjedhjeve, pjesa Caktimi i Kufijve të Administrimit dhe Kostos së Zgjedhjeve (AKZ). Në këtë projekt disktutohet vetëm për caktimin e zonave elektorale dhe zonave të votimit. Mëtej, përshkak se caktimi i zonave elektorale është shumë i ndërlikuar dhe shumë më kundërthënës se caktimi i zonave të votimit, pjesa dërmuese e kësaj pjese do t’i kushtohet caktimit të kufijve të zonave elektorale.
Caktimi i zonave elektorale
Caktimi periodik i kufijve të zonave elektorale ose ricaktimi i zonave është i nevojshëm në çdo sistem përfaqësues ku përdoren zonat zgjedhore me një-anëtarë ose zona të vogla me shumë-anëtarë. Nëse kufijtë elektoralë nuk rregullohen në mënyrë periodike, krijohen pabarazi nëpër zona.
Rregullimi i kufijve të zonave zgjedhore mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për ligjvënësit që i përfaqësojnë këto zona, por edhe për individët dhe anëtarët e bashkësisë së këtyre zonave. Në fund të fundit, rezultatet e zgjedhjeve dhe përbërjët partiake të legjislaturave ndikohen nga përzgjedhja e kufijve të zonave. Por rëndësia e procesit ricaktimit të zonave rrallë njihet jashtë qarqeve politike.
Vendet kanë përshtatur metoda të ndryshme për caktimin e zonave. Në disa, zgjedhja e metodave është thjesht çështje e traditës historike. Në disa të tjera metoda për caktimin e zonave janë huazuar nga fuqitë koloniale ose nga ndonjë vend fqinjë që ushtron ndikim. Ende në vendet tjera, merren vendime të vetëdijshme të bazuara në madhësinë gjeografike të vendit, veçoritë fizike ose mjetet e tyre financiare. Kohëve të fundit, vendet marrin parasysh kontekstin politik dhe social, kur të marrin vendime mbi atë se cilat praktika të ricaktimit të zonave zgjedhore të përdoren. Është e qartë se ekzistojnë një varg mundësish. Praktikat e ricaktimit të zonave që funksionojnë mirë në disa vende nuk funksionojnë në ato të tjerat. Vendimarrja e informuar është qasja më e mirë për përzgjedhjen ose reformimin e procesit të ricaktimit të zonave.
Sistemet elektorale me të cilat caktohen kufijtë e zonave zgjedhore
Skicimi i zonave elektorale në të shumtën shkon me shumësinë ose sistemet elektorale mazhoritare.
Të dy sistemet me të madhe, nëse jo në mënyrë ekskluzive, mbështeten në zonat me një- anëtar. Zonat duhet të riskicohen herë pas herë për të pasqyruar ndryshimet e popullsisë.
Mirëpo sistemet pluraliste dhe sistemet mazhoritare nuk janë tipet e vetme të sistemeve elektorale që kërkojnë skicime periodike të zonave elektorale. Një sistem i përfaqësimit proporcional, karakterizohet nga një votë e vetme e transferueshme, por nganjëherë duhet t’i skicojë zonat elektorale. Kjo është përshkak se vota e vetme e transferueshme kërkon zona që janë në mënyrë të njëtrajtshme të vogla për nga madhësia. Sistemi tjetër elektoral, “i përzier” poashtu kërkon skicim të zonave elektorale. Kjo ndodh për shkak se në sistemin e përzier kombinohen përfaqësimi proporcional i listës së partisë me zonat me një-anëtar.
Rëndësia e procesit të caktimit të kufijve ndryshon varësisht nga tipi i sistemit elektoral. Procesi i caktimit të kufijve është shumë i rëndësishëm, sepse sistemet pluraliste dhe mazhoritare mund dhe nxjerrin rezultate që janë disproporcionale sa i përket përqindjes së vendeve në legjistlativ kundrejt votave partiake. Ai është më pak i rëndësishëm në sistemet e përziera ose sistemet e përfaqësimit proporcional.
Strukturat dhe rregullat e caktimit të zonave elektorale
Vendet të cilat bëjnë caktimin e zonave duhet të krijojnë një strukturë formale dhe një grup rregullash për realizimin e procesit të ricaktimit të zonave. Zgjedhja e praktikave të ricaktimit të zonave është e rëndësishme, përshkak se në grupe të ndryshme të zonave mund të dalin rezultate të ndryshme të zgjedhjeve, edhe nëse modelet bazë të votave mbeten të pandryshueshme. Në legjislacionin elektoral në të cilin përvijohen strukturat formale dhe rregullat për ricaktim të zonave duhet të trajtohen këto çështje:
Kush duhet t’i skicojë vijat ndarëse të zonave ose kufijtë? Dhe kush do ta ketë përgjegjësinë kryesore për përzgjedhjen e planit përfundimtar të ricaktimit të zonave?
A do të jenë të pavarur nga legjislatura, personat që bëjnë skicimin e zonave?
A do të jenë ata politikisht neutralë?
A do të ketë legjislatura fare ndonjë rol formal në këtë proces?
A duhet të ekzistojë ndonjë mekanizëm për kontributin e publikut në procesin e ricaktimit të zonave?
A duhet të adaptohen kritere që duhet të respektohen nga skicuesit e vijave? Nëse po, çfarë duhet të jenë këto kritere?
Sa shpesh duhet të riskicohen zonat dhe sa kohë duhet të marrë procesi i ricaktimit të zonave?
Praktikat e ricaktimit të zonave ndryshojnë dukshëm nëpër vende të ndryshme. P.sh. në Shtetet e Bashkuara, zakonisht ligjvënësit kanë përgjegjësinë për skicimin e vijave të zonave elektorale. Politikat partiake dhe mbrojtja e ligjvënësve që mbajnë postet luan rol shumë të madh në procesin e ricaktimit të zonave. Për dallim nga kjo, politikanët në shumë vende të Komonveltit kanë vendosur të mos e bëjnë procesin e ricaktimit të zonave. Procesi u është lënë për udhëzim dhe udhëheqje komisioneve të pavarura me kritere neutrale të ricaktimit të zonave. Arsyet e këtyre dallimeve më së miri shpjegohen nga normat sociale, politike dhe kulturore.
Punët që përfshihen në skicimin e caktimit të kufijve të zonave elektorale
Edhepse rregullat për ricaktimin e zonave ndryshojnë dukshëm nëpër vende të ndryshme, në përgjithësi punët që kryhen në skicimin e zonave janë shumë të ngjashme. Skicimi i kufijve të zonave përfshin:
ndarjen e vendeve për nën-regjionet e vendit, siç janë shtetet ose krahinat;
krijimi i bazës së të dhënave që më së paku përbëhet prej hartave dhe të dhënave mbi popullsinë;
caktimin e njësive gjeografike për zonat zgjedhore deri sa të caktohen të gjitha njësitë gjeografike në kuadër të territorit;
përmbledhjen dhe vlerësimin e planit të ricaktimit të zonave.
Ky proces mund të jetë i ndërlikuar, që merr shumë kohë dhe i shtrejntë.
Caktimi i kufijve të zonave të votimit
Shumica e vendeve, pa marrë parasysh tipin e sistemit të zgjedhjeve që përdorin, bëjnë caktimin e zonave të votimit. Zonat e votimit janë zona gjeografike të ndërlidhura në të cilat të gjithë votuesit caktohen në vendin e njëjtë të votimit ose në vendvotim të njëjtë.
Për shkak se zonat e votimit shfrytëzohen vetëm për qëllime të administrimit të zgjedhjeve, kufijtë e këtyre zonave tentojnë të jenë më pak kundërthënëse dhe caktimi i kufijve të këtyre zonave zakonisht i lihet diskrecionit të administratorëve të zgjedhjeve. Mirëpo për shkak të të dhënave të kërkuara dhe punëve që përfshihen në caktimin e kufijve të zonave të votimit janë të ngjashme me ato që përfshihen në skicimin e vijave ndarëse të zonave elektorale. Për caktimin e kufijve të zonave të votimit është bërë fjalë në pjesën e Caktimi i Kufijve.
Konkluzion
Pjesa Caktimi i kufijve i projektit Administrimi dhe Kostoja e Zgjedhjeve (AKZ) bën fjalë për tipet e sistemeve elektorale për të cilat nevojitet caktimi periodik i kufijve të zonave elektorale, përparësitë dhe mangësitë e alternativave të ndryshme të ndarjes në zona (Caktimi i Kufijve të Zonave Elektorale). Aty shqyrtohet struktura formale dhe rregullat që vendet i shfrytëzojnë për të bërë caktimin e kufijve të zonave elektorale, ose ricaktimin e zonave (shih Struktura dhe Rregullat për Caktimin e Kufijve të Zonave Elektorale).
Ajo paraqet secilin hap të procesit të skicimit të zonave, që nga krijimi i bazës së të dhënave të ricaktimit të zonave e deri te përshkrimi dhe vlerësimi i planeve të ricaktimit të zonave (shih Punët që Përfshihen në Skicimin e Kufijve të Zonave Elektorale). Ndër të tjera, caktimi i kufijve të zonave të votimit për nevojat e administrimit të zgjedhjeve është shqyrtuar (shih Shqyrtimet e Posaçme: Caktimi i Kufijve të Zonave të Votimit).
Shpresohet se ky diskutim do t’u ndihmojë vendeve që të marrin vendime të informuara për atë se a t’i caktojnë kufijtë e zonave elektorale dhe nëse po, cilat praktika për caktimin e kufijve t’i adaptojnë.
Previous
