Integriteti i zgjedhjeve
Në këtë pjesë do të shqyrtohet roli i integritetit në procesin zgjedhor. Integriteti është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të interesuara dhe të votuesve.
Qëllimi i konkurimit në zgjedhje është fitimi i postit publik dhe marrja e pushtetit dhe e ndikimit mbi politikat publike dhe resurset shtetërore. Zgjedhjet janë rezultat i një procesi kompleks që kërkon pjesëmarrjen e shumë faktorëve, secili me role dhe agjenda të ndryshme. Nga zgjedhjet dalin fituesit dhe të humburit. Çdokush dëshiron të jetë fitues, pakkush e dëshiron humbjen. Rreziqet mund të jetë të larta aq sa mund të jenë joshjet për të siguruar një fitore të caktuar me anë të mjeteve joetike dhe të paligjshme.
Integriteti është pjesë e brendshme e parimeve të një demokracie dhe ësht pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkuruese janë bazë për një formë të përfaqësimit të qeverisë. Pa integritet, nuk ka garanci se në rezultatin e zgjedhjeve do të pasqyrohet vullneti i votuesve. Zgjedhjet mund të jenë të parapërgatitura, duke paracaktuar fituesit dhe të humburit. Zgjedhjet mund të çrregullohen, duke minuar pjesëmarrjen e kandidatëve dhe votuesve, duke hedhur kështu dyshime mbi legjitimitetin e rezultateve. Zgjedhjet pa integritet mposhtin qëllimin për zgjedhje demokratike dhe nuk mund të konsiderohen të lira dhe të drejta.
Integriteti është kod etik i sjelljes, si dhe sistem i mekanizmave që përdoren për të mbrojtur ndershmërinë dhe jetësinë e procesit. Integriteti zgjedhor kërkon:
- një kod të sjelljes etike të pranuar gjërësisht në politikë;
- një kornizë zgjedhore që është e barabartë dhe e drejtë;
- administrim të drejtë, transparent
dhe të paanshëm të zgjedhjeve;
- liri politike për të marrë pjesë në mënyrë të lirshme dhe të barabartë, në një atmosferë pa frikë;
- përgjegjshmëri të të gjithë pjesëmarrësve;
- mekanizma
të sëndërtuar, duke përfshirë monitorimin nga shoqëria civile dhe mediat e
lira, për ta mbrojtur integritetin dhe për të siguruar përgjegjshmërinë;
dhe zbatimin.
Secili prej këtyre kushteve do të shqyrtohen në mënyrë më të thuktë në pjesët që pasojnë.
Për korrupcionin në zgjedhje zakonisht mendohet si për korrupcion politik – manipulimi i procesit për të siguruar zgjedhjen e një kandidati, partie ose posti të caktuar. Mirëpo, korrupcioni ekonomik mundëson korrupcionin politik, prandaj të dy këta duhet të trajtohen. Ata që janë të interesuar që ta përmbysin sistemin mund t’i japin mito një zyrtari të korruptuar të zgjedhjeve që t’u sigurojë trajtim të veçantë ose që në të vërtetë t’i parapërgatitë rezultatet e zgjedhjeve. Ryshfetet dhe stimulimet tjera financiare personale mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve në mënyrë të paqëllimshme, përmes pagimit të shërbimeve nën standartin e kërkuar dhe të atyre që nuk ekzistojnë. Ose nëse përfshihet përzgjedhja e një kompanie të pandershme me agjendë politike për të shtypur diçka të ndjeshme si p.sh. fletëvotimet, dhe kjo mund të ndikojë dhe të dëmtojë në mënyrë të qëllimshme integritetin e zgjedhjeve.
Integriteti kërkon vullnet politik për qeverisje të mirë dhe zgjedhje “të pastërta”. Duke u nisur nga natyra fraksioniste e politikës dhe e shoqërisë, integriteti nuk mund të merret si i gatshëm. Në kornizën elektorale, administratën e zgjedhjeve dhe në kushtet për pjesëmarrje duhet të sëndërtohen mekanizma për mbrojtjen dhe zbatimin e integritetit. Këtu përfshihen kontrollet dhe baraspeshimet në administratën e zgjedhjeve në kuadër të organit për menaxhimin e zgjedhjeve, mbikëqyrja nga ndonjë agjenci tjetër ose degë e qeverisë, monitorimi i pavarur i procesit nga shoqëria civile, mediat dhe zbatimi i rregullave dhe rregullorëve përmes veprimeve administrative ose ligjore.
Vënja në jetë e integritetit është me rëndësi të posaçme, sepse pa zbatim të rregullave dhe rregulloreve më të mira ai mund të përfundojë në hiç më shumë se një qëllim i mirë. Identifikimi i korrupcionit në zgjedhje dhe ndalja e tij përmes akteve të veprimeve administrative ose ligjore, si parandalues i korrupcionit të ardhshëm, si dhe si mjet për të ruajtur integritetin e procesit aktual.
Sfidat ndaj integritetit të zgjedhjeve dhe mekanizmat e krijuar për ta mbrojtur integritetin e procesit të zgjedhjeve janë përshkruar në kapitullin Integriteti i zgjedhjeve.
Previous
