Korniza legjislative
Qasja
Në këtë pjesë studiohet struktura legjislative për proceset elektorale demokratike, duke u përqëndruar si në drejtësinë, ashtu edhe në efikasitetin e rregullimit të tyre dhe të administrimit të burimeve që kanë në dispozicion për zgjedhjet. Si pikënisje do të jetë ajo se kush do ta mbajë pushtetin politik, arrihet me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Zgjedhjet mund të jenë të lira dhe të drejta në organizime të ndryshme politike dhe shoqërore, siç janë:
nën forma të ndryshme të sistemeve politike (p.sh. modelet parlamentare ose presidenciale)
me forma të ndryshme të qeverisë (p.sh. monarkiste, ose republikane)
me struktura territoriale të unifikuara ose të decentralizuara të shtetit.
Përmbi të gjitha këto klasifikime, duhet të përcaktohet se cilat kushte ligjore dhe cilat struktura organizative do të garantojnë sistem elektoral të lirë dhe të drejtë me efikasitet ekonomik.
Parimet
Sistemi elektoral i lirë dhe i drejtë kërkon që:
çdo qytetar të ketë të drejtë të marrë pjesë si votues dhe si kandidat
proceset elektorale të jenë të rregullta dhe zgjedhjet që mbahen në mënyrë periodike
zgjedhjet të mbahen në një atmosferë ku respektohen të drejtat themelore të qytetarëve
procedura e votimit garanton lirinë, fshehtësinë dhe numërimin e saktë të votave
procesi të kontrollohet nga një organizatë e zgjedhjeve që vepron në mënyrë të pavarur nga pushtetet tjera të shtetit ose të qeverisë
Një sistem elektoral efikas duhet të bazohet në kontrollin e kujdesshëm të shpenzimeve (shih Shqyrtimet e shpenzimeve). Është e vërtetë se synimi kryesor i zgjedhjeve është të arrihet qeveria legjitime dhe te regjimi i lirë, sidomos në një proces tranzicioni, meqë pa zgjidhjen e kësaj çështjeje themelore, nuk është e mundur të zgjidhet pjesa tjetër e problemeve sociale ose politike të vendit. Mirëpo aspekti financiar nuk mund të lihet pas dore. Asnjë vend nuk mund ta mbajë një sistem elektoral me shpezime që janë përtej mjeteve të vendit (e më së paku nëse ekzistojnë pabarazi serioze sociale).
Me tregues të njëjtë, bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më efektiv nëse ajo i ndihmon vendit pranues që të themelojë organizata të zgjedhjeve që vetmbahen, duke shmangur kështu struktura të kushtueshme që kërkojnë financim të vazhdueshëm ndërkombëtar.
Administrata e zgjedhjeve është pjesë qenësore e sistemit demokratik.
Pra ajo duhet të jetë shembull i efikasitetit organizativ dhe financiar dhe jo një ishull që përkrahet me mjete ndërkombëtare.
Instrumentet ligjore
Në zhvillimin e kornizës ligjore më të përshtatshme për t’i rregulluar zgjedhjet, duhet të merren parasysh si vijon:
Organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve kërkon një sistem rregullues të përgjithshëm, duke përfshirë që nga rregulloret kushtetuese që definojnë të drejtën aktive dhe pasive të votimit, e deri te kodet implicite dhe eksplicite të sjelljes midis konkuruesve.
Instrumenti parësor rregullues është ligji i zgjedhjeve. Kjo kornizë ligjore kërkon një marrëveshje të gjërë mbi përmbajtjen e saj dhe një shkallë të arsyeshme të përhershmërisë në mesin e forcave politike më të rëndësishme. Në njërën anë, funksionet e saj themelore janë përcaktimi i saktë i elementeve të sistemit dhe në anën tjetër, të krijojë një grup të garancive procedurale që do ta siguronin të drejtën e votimit (shih Ligji i zgjedhjeve).
Mirëpo nuk është as praktike e as e përshtatshme të krijohen rregullore të zgjedhjeve të bazuara ekskluzivisht në ligj, që është i vështirë për t’u modifikuar. Përvoja praktike në proceset e zgjedhjeve dëshmon domosdoshmërinë që të lihet një kufi për përshtatjen dhe interpretimin e rregulloreve administrative relevante dhe të vendimeve të autoritetit të zgjedhjeve (shih Rregulloret administrative).
Si duhet të formulohet një ligj i zgjedhjeve? Nevoja për marrëveshje politike përkitazi me rregulloret e zgjedhjeve bëhet veçanarisht evidente në periudhat e tranzicionit. Është shumë e vështirë të definohet strategjia më adekuate paraprakisht për çdo vend (shih Procesi i krijimit dhe i ndryshimit).
Gjërësisht, mund të krijohet një pikë e përshtatshme e ndërmjetme në mes:
Strategjisë maksimaliste që kërkon konsenzuesin më të gjërë të mundshëm pa marrë parasysh kohën që nevojitet për ta arritur atë.
Logjikës minimaliste që kufizohet në bërjen e modifikimeve të domosdoshme në ligjin e zgjedhjeve që ka ekzistuar më parë për t’i rregulluar zgjedhjet jo-konkuruese.
Përvoja praktike tregon se të dy strategjitë paraqesin mangësi serioze, kështu që duhet të definohet sa kohë dhe dialog mund të investohet në krijimin e rregulloreve të zgjedhjeve në secilin rast.
Elementet qenësore
Midis elementeve qenësore për një proces të zgjedhjeve, duhet të merren parasysh si vijon:
Në rend të parë, e drejta e votës duhet t’i garantohet çdo personi, kështu që me këtë garantohet se nuk do të ketë diskriminim të pajustifikueshëm dhe privim nga votimi (shih Privimi nga e drejta e votës).
Kjo do të thotë se arsyet për shkak të të cilave një personi mund t’i privohet e drejta e votës i përmbahet këtij parimi të klasifikimit, interpretohen në mënyrë restriktive dhe në të gjitha të rastet e përmbush nevojën për shprehje më të mirë dhe më të lirë kolektive të votës.
Problemi i natyrave të ndryshme që duhet të analizohet tërësisht, është dispozita në disa rregullore të zgjedhjeve për rezervimin e vendeve në baza racore, kulturore ose bile edhe gjinore, si rezultat i masave diskriminuese pozitive. Megjithëse synimi saj është të arrihet pjesëmarrja politike sipas grupeve historikisht të përjashtuara, ajo paraqet përjashtim të dukshëm nga dy parime bazë të organizimit të zgjedhjeve:
parimi "një person, një votë"
idea që përfaqësimi politik d.m.th. përfaqësim i tërë kombit dhe jo i grupeve ose shtresave të caktuara.
Ky tip i veprimit pozitiv, pra duhet të jetë i përkohshëm, si instrument për të arritur objektivin e integrimit dhe jo si sistem i përhershëm i atribuimit të vendeve që mund të rrëshqasë në qasjet neo-corporate. Së dyti, duhet ta marrim parasysh materialin, elementin rregullues që kontribuon në mënyrë vendimtare në vendosjen e së drejtës së votës, d.m.th. ekzistencën e një regjistri adekuat të votuesve ose të një liste të votuesve (Kualifikimet dhe identifikimi për regjistrimin e votuesve). Së treti, duhet të theksohet se rregulloret e zgjedhjeve në themel e udhëheqin procedurën. Ekzistojnë një numër vendimesh që duhet të merren për administrim adekuat të procesit të zgjedhjeve, siç janë: se kur caktohen zgjedhjet dhe shpallen rezultatet. Në këtë aspekt, duhet të vendoset se:
kush mund t’i paraqesë kandidatët dhe nën çfarë kushtesh (shih Regjistrimi i kaandidatëve dhe organizatat politike)
nga kush emërohen (shih Regjistrimi i kandidatëve)
çfarë aktivitetesh duhet të kryhen gjatë fushatës së zgjedhjeve për të marrë vota dhe çfarë lloj ndihme publike ose private marrin konkuruesit (shih Fushata e zgjedhjeve)
të gjitha operacionet për hedhjen dhe numërimin e votave (shih Votimi), duke përfshirë numërimet jozyrtare ose numërimet e shpejta (shih Publikimi i rezultateve) që mund të jetë problematik në vendet që janë në procesin e konsolidimit demokratik
Mirëpo, ekzistojnë disa aspekte kryesore të zgjedhjeve për të cilat ofrohen aq shumë zgjidhje të ndryshme, sa i përket strukturës organizative që është e ngarkuar për organizimin dhe kontrollin e proceseve elektorale (Organizimi i zgjedhjeve).
Si tendencë, dikush mund të thotë se, sa më e madhe mungesa e besimit në institucionet e zakonshme të një vendi, aq më e fuqishme dhe më e pavarur do të jetë organizata e zgjedhjeve, me përjashtim të shteteve federale me demokraci të konsoliduar.
Kështu që është e mundur të krijohet një shkallë e mungesës së besimit, në të cilën shkalla maksimale do të ishin modelet e gjykatave të zgjedhjeve (karakteristike për Amerikën Qendrore) dhe shkalla minimale në sistemet që nuk e ndërrojnë funksionimin normal të administratës dhe të gjyqësorit kur mbahen zgjedhjet (si Gjermania).
Megjithëse është e vështirë të merret qendrim paraprakisht për modelin më të përshtatshëm për secilin vend, do të duket se ai më i përhapuri në vendet të cilat kohëve të fundit kanë hyrë në demokraci është ai që përfshin krijimin e komisionit të zgjedhjeve. Këto organizata e zëvendësojnë në tërësi administratën qeveritare, por juridiksionin juridik ose gjykatën kushtetuese e lënë të paprekur mbi temat elektorale dhe kështu e shmangin formimin e pushtetit të katërt, ashtu siç paraqitet në modelet e gjykatave elektorale.
Këto, në mes tjerash, janë çështjet me të cilat do të merremi në tërë pjesën "Korniza ligjore" me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve reale ose, së paku, elementet e nevojshme për t’i analizuar problemet dhe zbatuar parimet e drejtësisë dhe efikasitetit për secilin rast, me shpenzime të arsyeshme për vendin në fjalë.
Previous
