Personal tools
You are here: Home ACE 1.0 Overview - Albanian Mediat dhe zgjedhjet
Left arrow Previous Table of Contents Next Right arrow
Your are currently reading the archived ACE Encyclopaedia Version 1.0
The new, significantly extended and updated ACE Encyclopaedia is Version 2.0.
Access ACE 2.0

Mediat dhe zgjedhjet

                                                                                                         

Vështrim

 

Është e vërtetë se mediat lozin një rol të domosdoshëm për funksionimin adekuat të demokracisë. Bisedat për funksionet e mediave zakonisht përqendrohen në rolin e tyre të “kujdestarisë”: duke zgjidhur nga prangat analizën dhe diskutimin mbi sukseset dhe dështimet e qeverisë, mediat mund të informojnë publikun për nivelin efektiv në të cilin përfaqësuesit e saj i kanë kryer detyrat dhe u ndihmojnë t’i kenë këto parasysh. Megjithatë, mediat munden po ashtu të lozin një rol më specifik duke bërë të mundur pjesëmarrjen publike të plotë në zgjedhje, jo vetëm duke raportuar për kryerjen e punës së qeverisë, por edhe në shumë mënyra të tjera:

 

- duke i mësuar votuesit se si të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike;

 

- duke raportuar për zhvillimin e fushatës elektorale;

 

- duke u siguruar një platformë partive politike për t’ia kumtuar mesazhin e tyre elektoratit;

 

- duke u mundësuar partive të debatojnë njëra me tjetrën;

 

- duke raportuar për rezultatet e votimit dhe monitoruar numërimin e votave.

 

Mediat nuk janë burim i rolit të informimit të votuesve, por në një botë ku mbizotëron komunikimi masiv janë në shtim e sipër mediat të cilat përcaktojnë agjendën politike, madje edhe në këndet e botës me zhvillim më të ulët teknologjik. Prandaj, ekipet e vëzhguesve të zgjedhjeve, për shembull, tani komentojnë në mënyrë rutinore për qasjen dhe përfshirjen e zgjedhjeve nga mediat, si kriter për të gjykuar nëse zgjedhjet janë të drejta. Krahas kësaj, monitorimi i mediave gjatë periudhave të zgjedhjeve është bërë një praktikë gjithnjë e më e rëndomtë, duke përdorur një kombinim të analizës statistikore dhe teknikën e studimeve dhe të analizave të diskursit të mediave si dhe teknikën e studimeve dhe të analizave të diskursit nëse përfshirja ka qenë e drejtë.

 

Janë në rrezik tri grupe të ndërlidhura të të drejtave:

 

-  e drejta e votuesve për të bërë përzgjedhje me informim të plotë;

 

-  e drejta e kandidatëve për të shprehur qartë politikën e tyre;

 

-  e drejta e mediave për të raportuar dhe shprehur pikëpamjet e veta mbi çështjet me interes publik.

 

Natyrisht, këto të drejta, të cilat janë qenësore për të gjitha aspektet e të drejtave për liri dhe shprehje të garantuar me nenin 19 të Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut, duhet të zbatohen në çdo kohë, dhe jo vetëm kur pritet të bëhen zgjedhje. Por është pikërisht formaliteti i procesit të zgjedhjeve – fakti se ato drejtohen sipas procedurave të cilat janë caktuar qartë me ligj – që i ka stimuluar interesat e atyre që kanë të bëjnë me çështjet e lirisë së mediave. Sa respektohen liria e mediave dhe pluralizmi gjatë periudhës së zgjedhjeve mund të jetë një indeks bukur i ndjeshëm i respektimit të lirisë për shprehjen në përgjithësi – vetë parakusht qenësor për demokracinë funksionale. Përkundrazi, zgjedhjet mund të jenë një gjasë ideale për të arsimuar si autoritetet për obligimet e tyre ndaj respektimit të rregullave dhe për të shtuar lirinë e mediave ashtu dhe mediat për përgjegjësitë e tyre për ta mbështetur procesin demokratik.

 

Fusha e kësaj teme në radhë të parë ka të bëjë me përgjegjësinë e administratorëve të zgjedhjeve për të zhvilluar kornizën e rregullt për aktivitetet e mediave gjatë periudhave elektorale dhe për të ndihmuar lirinë e mediave. Megjithatë, shumë nga kjo mund të jetë e vlefshme edhe për të tjerët, siç janë vetë ushtruesit e mediave dhe partitë politike.

 

Kjo fushë fillon me shikimin e parimeve mbizotëruese: rolin e mediave në demokraci dhe zhvillimin e jurisprudencës ndërkombëtare dhe krahasimtare mbi mediat dhe zgjedhjet. Ajo po ashtu shqyrton çështjet se si nivelet e ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe pluralizmi i mediave dhe standardet e ndryshme professionale do të ndikojnë në natyrën dhe cilësinë e përfshirjes së zgjedhjeve nga mediat.

 

Pjesa qendrore e kësaj fushe tematike është biseda për modelet e ndryshme për një kornizë të rregullt të mediave në zgjedhje, duke u radhitur nga një komision i pavarur i zgjedhjeve deri te rregullatori i specializuar i mediave, siç është komisioni ose një këshill vullnetar i mediave ose një organ i ankesave të mediva për transmetim. Ajo i shikon obligimet e ndryshme të mediave të shtypit dhe transmetuese, si dhe ato midis mediave që janë në pronësi private dhe atyre që financohen me paratë publike.

 

Fusha e kësaj teme vazhdon të shikojë çështje të ndryshme që shtrohen lidhur me përfshirjen nga madiat e shkallëve vijuese të procesit elektoral, që nga periudha para fushatës së arsimimit të votuesve, përmes vetë fushatës, deri te dita e votimit, në numrimin dhe shpalljen e rezultateve. Ajo i hulumton llojet e ndryshme të përfshirjes së mediave – siç janë arsimimi i votuesve, qasja e drejpërdrejtë e partive politike, lajmet dhe çështjet aktuale dhe llojet e tjera të përfshirjes së posaçme të zgjedhjeve. Ajo bën fjalë për një numër të çështjeve të specializuara, siç janë standardet profesionale për raportimin mbi mendimet mbi zgjedhjet, si të bëhet dallimi midis raportimit për funksionet e qeverisë dhe aktiviteteve të zyrtarëve të obliguar si kandidatë, dhe obligimeve ligjore dhe etike të mediave kur të raportojnë për deklaratat provokative të figurave politike.