Herramientas Personales
Usted está aquí: Inicio ACE 1.0 Overview - Albanian Numërimi i votave


Find us on Facebook   Follow us on Twitter   RSS News Feed   ACE YouTube Channel

 
Left arrow anterior Tabla de contenido siguiente Right arrow
Your are currently reading the archived ACE Encyclopaedia Version 1.0
The new, significantly extended and updated ACE Encyclopaedia is Version 2.0.
Access ACE 2.0

Numërimi i votave

Vështrim

 

 

Objektivat

 

Objektivat e sferës së temës së numërimit të votave janë që:

 - t’u sigurohen udhëzime organizatave përgjegjëse për përgatitjen e rregullave për numërimin e votave;

 - të jepet një vështrim i përgjithshëm i parimeve të "praktikës më të mirë" të procedurave të numërimit të votave;

 - të përshkruhen metodat e ndryshme të numërimit të votave të përdorura për një sërë sistemesh të rëndomta të zgjedhjeve;

 - t’u ndihmohet organeve të menaxhmentit të zgjedhjeve për të maksimalizuar besimin dhe integritetin e procesit të numërimit të votave, duke theksuar mënyrat për të minimizuar mundësitë për mashtrim dhe manipulim;

 - të pajisen organet e menaxhmentit të zgjedhjeve me strategjitë për t’u shmangur problemeve serioze që paraqiten në shumë zgjedhje të shkaktuara nga mungesat gjatë numrëimit të votave;

 - të theksohet rëndësia e trajnimit dhe organizimit intenziv të personelit të numërimit të votave;

 - të sigurohen udhëzime për të lehtësuar caktimin e rezultateve.

 

Rëndësia e numërimit të votave

 

Numërimi i votave është një nga fazat më të rëndësishme në procesin e zgjedhjeve. Dështimi për të përfunduar numërimin dhe transmetimin e rezultateve në mënyrë të shpejtë, transparent dhe të saktë mund të pengojë besimin publik të zgjedhjeve dhe do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pranimin e rezultateve përfundimtare nga kandidatët dhe partitë politike. Shpeshherë, rëndësia e planifikimit, trajnimit të hollësishëm dhe e organizimit lihet anash, ose konsiderohet të jetë me rëndësi të dorës së dytë.

 

Në disa vende janë paraqitur shembuj të problemeve serioze të numërimit, përfshirë Afrikën Jugore, Bosnjën, Haitin dhe Mozambikun. Në vende të tjera, numërimi i votave, ndonëse drejtohet në mënyra të ndryshme, ka një bazë të vendosur mirë: shih Suedinë (shih Numërimi i votave në Suedi), në Burkina Faso (shih Numërimi i votave në Burkina Faso) dhe në Ganë (shih Numërimi i votave në Ganë) për përshkrime.

 

Hartimi i procedurave të numërimit të votave

 

Lloji i sistemit elektoral i përdorur do të përcaktojë disa nga mënyrat specifike të nevojshme për të përfunduar me sukses numërimin e votave në zgjedhje. (Për më shumë informacion mbi këtë temë, shih Indeksi i sistemeve elektorale dhe Sistemi elektoral dhe implikimet si dhe llojet e fletëvotimeve.) Mirëpo, disa parime të përgjithshme vlejnë për të gjitha sistemet elektorale.

 

Procedurat e numërimit duhet të marrin parasysh burimet në dispozicion, siç janë stafi, lokalet, transporti, komunikimemt dhe pajisjet. Për shembull, metoda e kompjuterizuar e numërimit të votave nuk do të jetë e përshtatshme për lokacionet pa furnizim me energji elektrike ose me mungesë të operatorëve të shkathtë të kompjutrit.

 

Mbase duhet të gjendet një ekuilibër midis integritetit, saktësisë dhe shpejtësisë. Sa më shumë kontrollime dhe brazime të ketë, procesi do të jetë më i ngadalshëm. Sa më shpejt që të shpallen rezultatet, aq më shumë mund të ketë kompromis për saktësi. Në secilin rast, përpiluesit e sistemeve duhet të vendosin cila nga këto parime udhëzuese është më e rëndësishmja.

 

Numërimi mund të bëhet me dorë, mekanikisht ose në mënyrë elektronike. Numërimi mund të bëhet në vendvotime ose në qendra të votimit.

 

Sistemet më të ndërlikuara kërkojnë drejtimin e fazave të ndryshme të numërimit dhe disa lokacione. Numrimi i sistemeve të mazhorancës mund të përfundojë normalisht në nivelin e rajonit elektoral. Në sistemin e përfaqësimit proporcional mund të nevojitet numërimi përfundimtar i centralizuar për t’i shndërruar votat në vende të parlamentit.

 

Kush duhet të jetë përgjegjës për numërinin e votave?

 

Numërimi është një ndër fushat kyçe ku mund të paraqiten raste të falsifikimit. Për ta minimizuar mundësinë e mashtrimit, numërimi i votave duhet të jetë përgjegjësi e një organi të pavarur të menaxhmentit elektoral. Në këtë proces mund të krijohen mekanizma të mbikëqyrjes. Duhet të ketë kontrollime, ekuilibrime dhe paraqitje të revizionit gjatë këtij procesi, si dhe procese të përcaktuara qartë për parashtresa dhe ankesa.

 

Rregullat e numërimit duhet të kuptohen qartas

 

Rregullat e numërimit duhet të jenë të qarta, të dihen që përpara dhe të kuptohen nga secili që përfshihet në zgjedhje, përfshirë zyrtarët e zgjedhjeve, publikun e përgjithshëm, partitë politike, kandidatët, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit vendas ose ndërkombëtarë të zgjedhjeve duhet të vijojnë sipas udhëzimeve specifike (shih Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve – Filipinet), kurse të tjerat janë më të përgjithshme. Shih Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Ganës – Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Belgjikës dhe Suedisë – Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Suedisë dhe Ukrainës – Shembuj të ligjeve dhe të rregullorve të Ukrainës dhe Spanjës – Shembuj të llojeve të ndryshme të legjislaturave të Spanjës. Po ashtu, është e dëshirueshme që t’u sigurohen të gjithë pjasëmarrësve informacionet dhe programet e trajnimit mbi vetë numërimin.

 

Numërimi duhet të jetë i hapur dhe transparent

 

Ka shumë rëndësi për legjitimitetin e zgjedhjeve që procesi i numërimit të jetë i hapur dhe transparent. Përfaqësuesve të partive politike dhe kandidatëve si dhe vëzhguesive të vendit ose ndërkombëtarë duhet t’u bëhet e mundur të dëshmojnë procesin dhe të lejohen të kopjojnë deklaratën mbi numërimin, duke dokumentuar kështu rezultatet e procesit të numërimit.

 

Trajnimi është qenësor

 

Trajnimi i hollësishëm dhe intenziv i zyrtarëve të zgjedhjeve si dhe i përfaqësuesve të partive politike ose i kandidatëve (për më shumë informacion mbi këtë çështje, shih Përfaqësuesit e partive dhe kandidatët dhe trajnimi i përfaqësuesve të partive) dhe të vëzhguesve të vendit ose ndërkombëtarë është qenësore për të siguruar konsekuencë të qasjes, e sidomos për të caktuar atë që përbën fletëvotimin të vlefshëm ose të pavlefshëm.

 

Punëtorët e zgjedhjeve (si dhe zyrtarët e zgjedhjeve) duhet të jenë jopartiakë në veprimin e tyre, të veprojnë plotësisht sipas procedurave dhe me zotim për të trajtuar materialet e zgjedhjeve me kujdes dhe respekt. Ata duhet të kuptojnë, për shembull, se edhe pasi të jenë numëruar votat, ato mbeten dokumente ligjore në disa juridiksione. Identifikimi i votuesve dhe votat e tyre, sidomos i votuesve të cilëve u ndihmohet në mënyrë të veçantë dhe në vendvotimet e vogla, duhet gjithnjë të mbahet në fshehtësi.

 

Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve

 

Partive politike dhe mediave duhet t’u jepet mundësia të publikojnë rezultatet jozyrtare, por përgjegjësia dhe autoriteti për të shpallur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve duhet të mbeten të organit të menaxhmentit të zgjedhjeve.

 

Acciones de Documento