Caktimi i kufijve
Termi caktimi i kufijve zakonisht përdored për
t’ju referuar procesit të skicimit të kufijve të zonave zgjedhore. Mirëpo ai
mund të përdoret edhe për të treguar skicimin e zonave të votimit (që quhen
edhe si zona të votimit, zgjedhore ose zona elektorale) për qëllime të caktimit
të votuesve nëpër vendvotime.
Nganjëherë,
ky term përdoret për ta përshkruar procesin e caktimit të kufijve
administrativë, si p.sh. të vijave ndarëse të shtetit, qarkut ose komunës.
Përshkak se fokusi i këtij projekti është
administrimi i zgjedhjeve, pjesa Caktimi i Kufijve të Administrimit dhe Kostos
së Zgjedhjeve (AKZ). Në këtë projekt disktutohet vetëm për caktimin e zonave
elektorale dhe zonave të votimit. Mëtej, përshkak se caktimi i zonave elektorale
është shumë i ndërlikuar dhe shumë më kundërthënës se caktimi i zonave të
votimit, pjesa dërmuese e kësaj pjese do t’i kushtohet caktimit të kufijve të
zonave elektorale.
Caktimi i zonave elektorale
Caktimi periodik i kufijve të zonave elektorale
ose ricaktimi i zonave është i nevojshëm në çdo sistem përfaqësues ku përdoren
zonat zgjedhore me një-anëtarë ose zona të vogla me shumë-anëtarë. Nëse kufijtë
elektoralë nuk rregullohen në mënyrë periodike, krijohen pabarazi nëpër zona.
Rregullimi i kufijve të zonave zgjedhore mund të
ketë pasoja të mëdha jo vetëm për ligjvënësit që i përfaqësojnë këto zona, por
edhe për individët dhe anëtarët e bashkësisë së këtyre zonave. Në fund të
fundit, rezultatet e zgjedhjeve dhe përbërjët partiake të legjislaturave ndikohen
nga përzgjedhja e kufijve të zonave. Por rëndësia e procesit ricaktimit të
zonave rrallë njihet jashtë qarqeve politike.
Vendet kanë përshtatur metoda të ndryshme për
caktimin e zonave. Në disa, zgjedhja e metodave është thjesht çështje e
traditës historike. Në disa të tjera metoda për caktimin e zonave janë huazuar
nga fuqitë koloniale ose nga ndonjë vend fqinjë që ushtron ndikim. Ende në
vendet tjera, merren vendime të vetëdijshme të bazuara në madhësinë gjeografike
të vendit, veçoritë fizike ose mjetet e tyre financiare. Kohëve të fundit,
vendet marrin parasysh kontekstin politik dhe social, kur të marrin vendime mbi
atë se cilat praktika të ricaktimit të zonave zgjedhore të përdoren. Është e
qartë se ekzistojnë një varg mundësish. Praktikat e ricaktimit të zonave që
funksionojnë mirë në disa vende nuk funksionojnë në ato të tjerat. Vendimarrja
e informuar është qasja më e mirë për përzgjedhjen ose reformimin e procesit të
ricaktimit të zonave.
Sistemet elektorale me të cilat caktohen kufijtë e
zonave zgjedhore
Skicimi i zonave elektorale në të shumtën shkon me
shumësinë ose sistemet elektorale mazhoritare.
Të dy sistemet me të madhe, nëse jo në
mënyrë ekskluzive, mbështeten në zonat me një- anëtar. Zonat duhet të
riskicohen herë pas herë për të pasqyruar ndryshimet e popullsisë.
Mirëpo sistemet pluraliste dhe sistemet
mazhoritare nuk janë tipet e vetme të sistemeve elektorale që kërkojnë skicime
periodike të zonave elektorale. Një sistem i përfaqësimit proporcional,
karakterizohet nga një votë e vetme e transferueshme, por nganjëherë duhet t’i
skicojë zonat elektorale. Kjo është
përshkak se vota e vetme e transferueshme kërkon zona që janë në mënyrë të
njëtrajtshme të vogla për nga madhësia. Sistemi tjetër elektoral, “i përzier”
poashtu kërkon skicim të zonave elektorale. Kjo ndodh për shkak se në sistemin
e përzier kombinohen përfaqësimi proporcional i listës së partisë me zonat me
një-anëtar.
Rëndësia e procesit të caktimit të kufijve
ndryshon varësisht nga tipi i sistemit elektoral. Procesi i caktimit të kufijve
është shumë i rëndësishëm, sepse sistemet pluraliste dhe mazhoritare mund dhe
nxjerrin rezultate që janë disproporcionale sa i përket përqindjes së vendeve
në legjistlativ kundrejt votave partiake. Ai është më pak i rëndësishëm në sistemet
e përziera ose sistemet e përfaqësimit proporcional.
Strukturat dhe rregullat e caktimit të zonave
elektorale
Vendet të cilat bëjnë caktimin e zonave duhet të
krijojnë një strukturë formale dhe një grup rregullash për realizimin e
procesit të ricaktimit të zonave. Zgjedhja e praktikave të ricaktimit të zonave
është e rëndësishme, përshkak se në grupe të ndryshme të zonave mund të dalin
rezultate të ndryshme të zgjedhjeve, edhe nëse modelet bazë të votave mbeten të
pandryshueshme. Në legjislacionin elektoral në të cilin përvijohen strukturat
formale dhe rregullat për ricaktim të zonave duhet të trajtohen këto çështje:
Kush duhet t’i skicojë
vijat ndarëse të zonave ose kufijtë? Dhe kush do ta ketë përgjegjësinë kryesore
për përzgjedhjen e planit përfundimtar të ricaktimit të zonave?
A do të jenë të pavarur nga legjislatura, personat që bëjnë skicimin e
zonave?
A do të jenë ata politikisht neutralë?
A do të ketë legjislatura fare ndonjë rol formal në këtë proces?
A duhet të ekzistojë
ndonjë mekanizëm për kontributin e publikut në procesin e ricaktimit të zonave?
A duhet të adaptohen
kritere që duhet të respektohen nga skicuesit e vijave? Nëse po, çfarë duhet të
jenë këto kritere?
Sa shpesh duhet të
riskicohen zonat dhe sa kohë duhet të marrë procesi i ricaktimit të zonave?
Praktikat e ricaktimit të zonave ndryshojnë
dukshëm nëpër vende të ndryshme. P.sh. në Shtetet e Bashkuara, zakonisht
ligjvënësit kanë përgjegjësinë për skicimin e vijave të zonave elektorale.
Politikat partiake dhe mbrojtja e ligjvënësve që mbajnë postet luan rol shumë
të madh në procesin e ricaktimit të zonave. Për dallim nga kjo, politikanët në
shumë vende të Komonveltit kanë vendosur të mos e bëjnë procesin e ricaktimit
të zonave. Procesi u është lënë për udhëzim dhe udhëheqje komisioneve të pavarura me kritere neutrale
të ricaktimit të zonave. Arsyet e këtyre dallimeve më së miri shpjegohen nga
normat sociale, politike dhe kulturore.
Punët që përfshihen në skicimin e caktimit të kufijve
të zonave elektorale
Edhepse rregullat për ricaktimin e zonave
ndryshojnë dukshëm nëpër vende të ndryshme, në përgjithësi punët që kryhen në
skicimin e zonave janë shumë të ngjashme. Skicimi i kufijve të zonave përfshin:
ndarjen e vendeve për nën-regjionet e vendit, siç janë shtetet ose
krahinat;
krijimi i bazës së të
dhënave që më së paku përbëhet prej hartave dhe të dhënave mbi popullsinë;
caktimin e njësive
gjeografike për zonat zgjedhore deri sa të caktohen të gjitha njësitë gjeografike
në kuadër të territorit;
përmbledhjen dhe vlerësimin e planit të ricaktimit të zonave.
Ky proces mund të jetë i ndërlikuar, që merr shumë
kohë dhe i shtrejntë.
Caktimi i kufijve të zonave të votimit
Shumica e vendeve, pa marrë parasysh tipin e
sistemit të zgjedhjeve që përdorin, bëjnë caktimin e zonave të votimit. Zonat e
votimit janë zona gjeografike të ndërlidhura në të cilat të gjithë votuesit
caktohen në vendin e njëjtë të votimit ose në vendvotim të njëjtë.
Për shkak se zonat e votimit shfrytëzohen vetëm
për qëllime të administrimit të zgjedhjeve, kufijtë e këtyre zonave tentojnë të
jenë më pak kundërthënëse dhe caktimi i kufijve të këtyre zonave zakonisht i
lihet diskrecionit të administratorëve të zgjedhjeve. Mirëpo për shkak të të
dhënave të kërkuara dhe punëve që përfshihen në caktimin e kufijve të zonave të
votimit janë të ngjashme me ato që përfshihen në skicimin e vijave ndarëse të
zonave elektorale. Për caktimin e kufijve të zonave të votimit është bërë fjalë
në pjesën e Caktimi i Kufijve.
Konkluzion
Pjesa Caktimi i kufijve i projektit Administrimi
dhe Kostoja e Zgjedhjeve (AKZ) bën fjalë për tipet e sistemeve elektorale për
të cilat nevojitet caktimi periodik i kufijve të zonave elektorale, përparësitë
dhe mangësitë e alternativave të ndryshme të ndarjes në zona (Caktimi i Kufijve
të Zonave Elektorale). Aty shqyrtohet struktura formale dhe rregullat që vendet
i shfrytëzojnë për të bërë caktimin e kufijve të zonave elektorale, ose
ricaktimin e zonave (shih Struktura dhe Rregullat për Caktimin e Kufijve të
Zonave Elektorale).
Ajo paraqet secilin hap të procesit të skicimit të
zonave, që nga krijimi i bazës së të dhënave të ricaktimit të zonave e deri te
përshkrimi dhe vlerësimi i planeve të ricaktimit të zonave (shih Punët që
Përfshihen në Skicimin e Kufijve të Zonave Elektorale). Ndër të tjera, caktimi
i kufijve të zonave të votimit për nevojat e administrimit të zgjedhjeve është
shqyrtuar (shih Shqyrtimet e Posaçme: Caktimi i Kufijve të Zonave të Votimit).
Shpresohet se ky diskutim do t’u ndihmojë vendeve
që të marrin vendime të informuara për atë se a t’i caktojnë kufijtë e zonave
elektorale dhe nëse po, cilat praktika për caktimin e kufijve t’i adaptojnë.
Integriteti i zgjedhjeve
Në këtë
pjesë do të shqyrtohet roli i integritetit në procesin zgjedhor. Integriteti
është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të
drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të
interesuara dhe të votuesve.
Qëllimi
i konkurimit në zgjedhje është fitimi i postit publik dhe marrja e pushtetit
dhe e ndikimit mbi politikat publike dhe resurset shtetërore. Zgjedhjet janë
rezultat i një procesi kompleks që kërkon pjesëmarrjen e shumë faktorëve,
secili me role dhe agjenda të ndryshme. Nga zgjedhjet dalin fituesit dhe të
humburit. Çdokush dëshiron të jetë fitues, pakkush e dëshiron humbjen. Rreziqet
mund të jetë të larta aq sa mund të jenë joshjet për të siguruar një fitore të
caktuar me anë të mjeteve joetike dhe të paligjshme.
Integriteti është pjesë e brendshme e parimeve të
një demokracie dhe ësht pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkuruese janë bazë për një formë të
përfaqësimit të qeverisë. Pa integritet, nuk ka garanci se në rezultatin e
zgjedhjeve do të pasqyrohet vullneti i votuesve. Zgjedhjet mund të jenë të
parapërgatitura, duke paracaktuar fituesit dhe të humburit. Zgjedhjet mund të
çrregullohen, duke minuar pjesëmarrjen e kandidatëve dhe votuesve, duke hedhur
kështu dyshime mbi legjitimitetin e rezultateve. Zgjedhjet pa integritet
mposhtin qëllimin për zgjedhje demokratike dhe nuk mund të konsiderohen të lira
dhe të drejta.
Integriteti është kod
etik i sjelljes, si dhe sistem i mekanizmave që përdoren për të mbrojtur
ndershmërinë dhe jetësinë e procesit. Integriteti zgjedhor kërkon:
- një kod të sjelljes etike të
pranuar gjërësisht në politikë;
- një kornizë zgjedhore që është e barabartë
dhe e drejtë;
- administrim të drejtë, transparent
dhe të paanshëm të zgjedhjeve;
- liri
politike për të marrë pjesë në mënyrë të lirshme dhe të barabartë, në një
atmosferë pa frikë;
- përgjegjshmëri të të gjithë
pjesëmarrësve;
- mekanizma
të sëndërtuar, duke përfshirë monitorimin nga shoqëria civile dhe mediat e
lira, për ta mbrojtur integritetin dhe për të siguruar përgjegjshmërinë;
dhe zbatimin.
Secili prej këtyre
kushteve do të shqyrtohen në mënyrë më të thuktë në pjesët që pasojnë.
Për korrupcionin në
zgjedhje zakonisht mendohet si për korrupcion politik – manipulimi i procesit
për të siguruar zgjedhjen e një kandidati, partie ose posti të caktuar. Mirëpo,
korrupcioni ekonomik mundëson korrupcionin politik, prandaj të dy këta duhet të
trajtohen. Ata që janë të interesuar që ta përmbysin sistemin mund t’i japin
mito një zyrtari të korruptuar të zgjedhjeve që t’u sigurojë trajtim të veçantë
ose që në të vërtetë t’i parapërgatitë rezultatet e zgjedhjeve. Ryshfetet dhe
stimulimet tjera financiare personale mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve
në mënyrë të paqëllimshme, përmes pagimit të shërbimeve nën standartin e
kërkuar dhe të atyre që nuk ekzistojnë. Ose nëse përfshihet përzgjedhja e një
kompanie të pandershme me agjendë politike për të shtypur diçka të ndjeshme si
p.sh. fletëvotimet, dhe kjo mund të ndikojë dhe të dëmtojë në mënyrë të
qëllimshme integritetin e zgjedhjeve.
Integriteti kërkon
vullnet politik për qeverisje të mirë dhe zgjedhje “të pastërta”. Duke u nisur
nga natyra fraksioniste e politikës dhe e shoqërisë, integriteti nuk mund të
merret si i gatshëm. Në kornizën elektorale, administratën e zgjedhjeve dhe në
kushtet për pjesëmarrje duhet të sëndërtohen mekanizma për mbrojtjen dhe
zbatimin e integritetit. Këtu përfshihen kontrollet dhe baraspeshimet në
administratën e zgjedhjeve në kuadër të organit për menaxhimin e zgjedhjeve,
mbikëqyrja nga ndonjë agjenci tjetër ose degë e qeverisë, monitorimi i pavarur
i procesit nga shoqëria civile, mediat dhe zbatimi i rregullave dhe
rregullorëve përmes veprimeve administrative ose ligjore.
Vënja në jetë e
integritetit është me rëndësi të posaçme, sepse pa zbatim të rregullave dhe
rregulloreve më të mira ai mund të përfundojë në hiç më shumë se një qëllim i
mirë. Identifikimi i korrupcionit në zgjedhje dhe ndalja e tij përmes akteve të
veprimeve administrative ose ligjore, si parandalues i korrupcionit të
ardhshëm, si dhe si mjet për të ruajtur integritetin e procesit aktual.
Sfidat ndaj integritetit
të zgjedhjeve dhe mekanizmat e krijuar për ta mbrojtur integritetin e procesit
të zgjedhjeve janë përshkruar në kapitullin Integriteti i zgjedhjeve.
Zgjedhjet dhe teknologjia
Pse 'Zgjedhjet dhe teknologjia'?
Teknologjia është qenësore për zhvillimin e zgjedhjeve. Teknologjia
përdoret në çdo fazë të procesit të zgjedhjeve, p.sh. për përpilimin e listave
të votuesve, skicimin e kufijve elektoral, punësimin dhe trajnimin e
personelit, shtypjen e fletëvotimeve, zhvillimin e fushatave për edukimin e
votuesve dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Zbatimi i përshtatshëm i
teknologjisë në zgjedhje mund ta rrisë efikasitetin administrativ, mund t’i zvogëlojë
shpenzimet afatgjate dhe mund të rrisë transparencën politike.
Teknologjitë që
shfrytëzohen për zgjedhje mund të jenë ‘të vjetra’, si shtypshkronjat, lapsat
me sferëza, shtypësit e doracakëve, kalkulatorët elektronikë dhe radiot, ose
teknologjitë ‘e reja’ si: kompjuterët, skenerët optikë, hartuesit digjital të
hartave dhe interneti. Pa qasje në teknologji, logjistika moderne e zgjedhjeve
të shkallës së madhe do të ishin jashtë mundësive tona.
Kompleksiteti i
teknologjisë që shfrytëzohet për zgjedhje në botë ndryshon në masë të madhe.
Shkalla e ndryshimit teknologjik është aq e shpejtë saqë organet për menaxhimin
e zgjedhjeve (OMZ) duhet që rregullisht ta rivlerësojnë shfrytëzimin e
teknologjisë, për të vendosur se a duhet që ata të përshtasin teknologji të re
apo teknologji të ripërtrirë për të përmirësuar kryerjen e detyrave të veta.
Kjo fushë tematike,
Zgjedhjet dhe teknologjia synon t’u ndihmojë OMZ-ve në këtë punë përmes:
Përshkrimit
të teknologjive që përdoren aktualisht në proceset zgjedhore
Ofrimit
të udhëzimeve për OMZ-të duke shqyrtuar adaptimin dhe zbatimin e teknologjisë
së re
Dhënies
së shembujve për ‘praktikat më të mira’ në përdorimin e teknologjisë, si dhe
rastet kur kjo teknologji nuk i ka përmbushur ato që janë pritur
Shqyrtimit
të mundësisë që në të ardhmen disa nga teknologjitë që do të dalin të mund të
aplikohen në zgjedhje në Shekullin 21.
Fushë tematika Zgjedhjet
dhe teknologjia ndryshon nga fushë tematikat tjera të përfshira në projektin
Administrimi dhe Kostoja e Zgjedhjeve (AKZ).
Aty ku fushë tematikat
tjera përfshijnë aspekte specifike të procesit të zgjedhjeve, fushë tematika
Zgjedhjet dhe teknologjia përfshin teknologjinë e përshtatshme për cilëndo
pjesë të procesit të zgjedhjeve.
Kjo nuk është
paramenduar të nënkuptojë që shfrytëzimi i teknologjisë në zgjedhje paraqet një
fund në vetvete. Por ajo më shumë është njohje/pranim se zgjidhje të njëjta
teknologjike mund të zbatohen në shumë aspekte të ndryshme të procesit të
zgjedhjeve. Për shembull, bazat elektronike të të dhënave mund të shfrytëzohen
pothuajse për çdo pjesë të procesit të zgjedhjeve, duke përfshirë listat e
votuesve, inventarin, pagat e personelit, votimin përmes postës, numërimin e
votave dhe përhapjen e rezultateve.
Ashtu që shfrytëzuesit
mund ta lidhin shfrytëzimin e teknologjisë për procese specifike të zgjedhjeve,
fushë tematika, Zgjedhjet dhe teknologjia përmban lidhje me fushat tematike përkatëse në Projektin e
AKZ-së. Rishikimet më të vonshme të projektit të AKZ-së përfshijnë lidhjet nga
këto fushat tjera tematike me referencat përkatëse teknologjike në fushën
tematike Zgjedhjet dhe teknologjia.
Çka nënkuptojmë me
‘teknologji’
‘Teknologjia’mund të
përkufizohet thjesht si çdo gjë në të cilën përfshihet aplikimi i shkencës dhe
inxhinierisë. Ky është një definicion shumë i gjërë që mund ta përfshijë çdo
artikull të prodhuar. Për qëllimet e kësaj fushe tematike, neve na nevojitet
një definicion më i kufizuar që është më drejtpërdrejt relevant për menaxhimin
e zgjedhjeve.
Ne mund ta shfrytëzojmë
‘teknologjinë e re’, por çka është e re në një vend mund të jetë e vjetër në
ndonjë tjetër. 'Teknologjia e re' ka edhe kuptim evolues. Shtypshkronja e
Gutenberg-ut, ora e dorës, shkruesit e doracakëve dhe lapsat me sferëza ishin
shembujt e ‘teknologjisë së re’ atëherë kur janë krijuar. Tani këto sende
vështirë se mund të konsiderohen’teknologji’fare.
Kur njerëzit diskutojnë
për ‘zgjedhjet dhe teknologjinë’ në vitet e 2000-ta, ata iu referohen
kompjuterëve dhe artikujve që kanë të bëjnë me elektronikën, si skenerave,
lexuesve të barkodeve dhe internetit. Por ka edhe shembuj të tjerë të
teknologjisë për zgjedhje që nuk i përfshin drejtpërdrejt kompjuterat, siç janë
pajisjet e votimit të prodhuara nga kartoni ose plastika.
Për ta mbajtur këtë
fushë tematike brenda një madhësie të dobishme, ne do ta kufizojmë definicionin
tonë të ‘teknologjisë’ që të përfshijë pikësëpari pajisjet elektronike dhe
mekanike që përfshijnë jo vetëm pajisjet e kompjuterizuara. Njëfarë referimi do
t’u bëhet edhe inovacioneve elektronike që kanë aplikim specifik në zgjedhje.
Kështu që ky definicion mund të përfshijë teknologjinë ‘e vjetër’ ekzistuese,
si dhe teknologjinë ‘re’ që po krijohet dhe zhvillohet.
Në këtë fushë tematike
shkurtimisht do të trajtohen teknologjitë që po krijohen. Mirëpo ajo do të
përqëndrohet kryesisht në çështje më praktike, siç është, çfarë teknologjish
janë duke u shfrytëzuar aktualisht nëpër botë? Si mund të zbatohen këto
teknologji në rastin tonë? Si mund t’i përmirësojmë teknologjitë që aktualisht
jemi duke i përdorur?
Zbatimi i teknologjisë
për qëllime të zgjedhjeve
Ekzistojnë shumë aspekte
që duhet të shqyrtohen kur zbatohet teknologjia për qëllime të zgjedhjeve. Më
poshtë janë disa nga më kryesoret.
Zgjedhjet janë
veprimtari me rrezik të lartë. Ato duhet të bëhen si duhet, të hapura për
shqyrtim të publikut dhe të bëhen për herë të parë. Për dallim nga aplikimet
tjera të teknologjisë, ku sistemet mund të futen në përdorim gradualisht me
orare të zgjatura të testimit dhe të implementimit, shumë sisteme të zgjedhjeve
do të përdorën ‘direkt’ vetëm një herë, ndërkaq sistemet duhet të punojnë mirë
qysh herën e parë ose tërë zgjedhjet mund të dështojnë.
Mbase gjëja kryesore për
t’u shqyrtuar është se a keni nevojë ta avanconi teknologjinë ekzistuese apo të
futni në përdorim teknologji të re. Në disa raste, kostoja ose rreziku mund të
jetë tepër i lartë dhe ndoshta është më e përshtatshme që të vazhdohet me
shfrytëzimin e sistemeve ekzistuese.
Shfrytëzimi i teknologjisë
për procesin e zgjedhjeve mund të jetë i kushtueshëm, sidomos në fazën e
implementimit. Shumë zgjidhje teknologjike mund të kushtojnë shumë më shumë se
proceset ekuivalente manuale që ato i zëvendësojnë. Mund të mos jetë gjithmonë
ekonomike nga aspekti i kostos të implementohet teknologjia e re, aty ku
përmirësimet relativisht të vogla nuk i justifikojnë shpenzimet shtesë. Nuk
është e thënë që duhet të implementoni një zgjidhje teknike të sofistikuar por
me kosto të lartë nëse një zgjidhje teknike me ulët alternative me kosto më të
ulët është e pranueshme në rrethanat tuaja të veçanta.
Prapëseprapë ka raste
kur teknologjia mund edhe t’u kursejë para në afat më të gjatë. Duhet t’i
peshoni shpenzimet dhe kursimet të lidhura me futjen në përdorim të teknologjisë.
Kur veproni ashtu, duhet të keni parasysh jo vetëm shpenzimet fillestare për
blerjen e hardverit dhe softverit si dhe angazhimin e konsultantëve që ta
ngrisin sistemin tuaj të ri, por edhe mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe shpenzimet
e menaxhmentit. (Në këtë përgjithësisht do të përfshihet marrja e zotimeve
përmes procesit buxhetar përkatës të qeverisë.)
Poashtu duhet ta keni
parasysh përballueshmërinë e çfarëdo teknologjie që ju përdorni. Në shumë
raste, do të dëshironit të siguroheni që teknologjia që dëshironi ta përdorni
për zgjedhjet tjera me radhë do të jetë ende e dobishme edhe në zgjedhjet pas
kësaj. Futja në përdorim e teknologjisë së re për çdo zgjedhje mund të
dëshmohet si e shtrejntë dhe e papërballueshme në afat të gjatë. Nga ana
tjetër, teknologjia është duke përparuar me aq hapa të shpejtë, saqë
teknologjia e këtij viti mund të dalë jasht përdorimit në kohën kur të mbahen
zgjedhjet tjera, pra pas një kohë prej 4 vitesh. Fuqia procesuese e
kompjuterëve personalë është një shembull i mirë se si ’gjendja e artit të
teknologjisë’ mund të tejkalohet në mënyrë rapide nga përparimet e
teknologjisë. Kur ndryshimet janë të shpejta, mund të jetë më ekonomike nga
aspekti i shpenzimeve që merrni me qira pajisje se t’i bleni për t’u siguruar
se i optimalizoni kapacitetet tuaja për çdo zgjedhje që pason.
Duhet të kihen parasysh
edhe faktorët tjerë për të përcaktuar përshtatshmërinë e implementimit të
sistemeve të reja. Ambienti lokal fizik dhe infrastruktura është një shqyrtim i
tillë. Një vend me furnizim të çrregullt me energji, p.sh. nuk mund të jetë një
vend i përshtatshëm për implementim të një rrjeti të gjërë hapësinor të
kompjuterëve personalë që kërkon burime të qëndrueshme të energjisë. Lagështia
e lartë ose nivelet e larta të pluhurit ose zallit poashtu mund ta kufizojnë
zgjedhjen e përshtatshme të teknologjisë.
Poashtu siguria e
teknologjisë së re duhet të mirret parasysh. Sidomos kur përdoret teknologjia
për regjistrim, llogaritje ose transmetim të të dhënave të votimit, teknologjia
duhet të jetë e sigurtë së paku aq sa proceset ekuivalente që realizohen me
dorë dhe do të ishte ideale të kishte më shumë të atilla.
Para se të futen në
përdorim teknologjitë e reja, është më rëndësi të këshillohen me të gjithë
përgjegjësit, të cilët ka të ngjarë të ndikohen nga ata. Personeli i OMZ-së
duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë t’i implementojë ndryshimet. Pjesëmarrësit
në procesin e zgjedhjeve, si partitë politike, kandidatët, anëtarët e
parlamentit dhe mediat është e nevojshme të këshillohen nëse ky ndryshim ka
ndikim në to, për shembull, kur shqyrtohet një sistem elektronik i votimit.
Teknologjia e re mund të kërkojë që të bëhen ndryshime në ligjet dhe rregullat
përkatëse të zgjedhjeve. Këto ndryshime duhet të negociohen dhe të garantohen
para se vendosësh për teknologjinë e re.
Nevojitet kohë për
implementimin e teknologjive të reja: koha për konsultim me përgjegjësit, kohë
për identifikimin e nevojave tuaja, kohë për përzgjedhje të teknologjisë
specifike të cilën do ta përdorni, koha për implementimin e sistemit të ri,
kohë për ta testuar për tu siguruar që do të funksionojë në mënyrë efikase kur
ka nevojë dhe kohë për trajnim të atyre që do ta përdorin atë. Është e
zakonshme për OMZ-të që ta nënvleftësojnë se sa kohë do të marrë implementimi i
sistemeve të reja. Saherë që implementimi i sistemit bëhet me nguti, rritet
rreziku që sistemi të dështojë në kohën vëndimtare.
Një grackë tjetër
potenciale është të orvateni të bëni shumë dhe në shpejtësi. Në vend të marrjes
së shtytjes dhe të implementimit në mënyrë rrënjësore të teknologjisë së re
(krahasuar me teknologjinë ekzistuese lokale) me një hap, mund të jetë më e
përshtatshme që gradualisht të implementohet ndryshimi gjatë një sërë ngjarjesh
zgjedhore.
Kur të merret vendimi
për ta implementuar teknologjinë e re, atëherë duhet të hartohet një plan
implementimi. Aty duhet të përfshihen rezultatet që priten, afatet kohore,
ndarjen e përgjegjësive, listat kontrolluese, standardet, kontrollimin e
cilësisë dhe buxhetin e implementimit. Mund të jetë e dobishme që së paku të
ndërmerret një program pilot, për ta testuar sistemin e ri në një shkallë të
ulët. Pas testeve të shkallës së ulët, njëri nga hapat e fundit para se të
vihet sistemi në prodhim, do të mund të bëhej një 'test ngarkues' i shkallës së
plotë, ku sistemi testohet duke bërë një ushtrim të shtirur që të jetë sa më
afër të jetë i mundur atij të vërtetit.
Një aspekt qenësor për
implementimin e teknologjisë së re është trajnimi i atyre që do ta përdorin
atë. Për sistemet që do të përdorën vetëm brenda organizatës do të jetë e
domosdoshme vetëm të trajnohet personeli përkatës. Kur teknologjia përdorët nga
shfrytëzuesit e jashtëm – për shembull, nëse futet në përdorim një sistem i
votimit elektronik – atëherë edhe shfrytëzuesit e jashtëm duhet të trajnohen.
Kur në shfrytëzues të jashtëm hyn e tërë popullata votuese, ky ‘trajnim’ mund
të paraqesë një fushatë masive komunikimi. Koha për mbajtjen e trajnimeve për
shfrytëzuesit duhet të sëndërtohet në planin e implementimit. Çfarëdo
teknologjie, e re ose e vjetër mund të dështojë. Kur implementohen teknologjitë
e reja, rreziku nga dështimi mund të jetë më i lartë se te sistemet e provuara
dhe të testuara.
Për pasojë, duhet të
ekzistojnë planet për rrethanat e papritura në rast se dështon teknologjia. Shpesh
kjo nënkupton pasjen e sistemeve manuale rezervë që mund të futen në veprim me
një paralajmërim të shkurtër, nëse dështon teknologjia. Për shembull kur bëhet
numërimi i fletëvotimeve në mënyrë elektronike, duhet të keni plane për të bërë
të mundur kalimin në numërim me dorë nëse sistemi elektronik dështon. Duhet të
dizajnohen sisteme kompjuterike me sistemet e veta rezervë, për shembull, duke
i përdorur serverët pasqyrues, duke bërë kopje rezervë të të dhënave, si dhe
ruajtjen e kopjeve të të dhënave diku jashtë.
Çfarë tipe të
teknologjive do të trajtohen në këtë fushë tematike?
Nëse merrni në
konsideratë futjen në përdorim të teknologjisë së re për qëllime të zgjedhjeve,
pikë e dobishme fillestare është të keni parasysh se çfarë teknologjie është në
përdorim aktualisht, për çfarë përdoret, kush e përdor atë, dhe çfarë çështjesh
janë shtruar gjatë shfrytëzimit të saj. Hapësira tematike Zgjedhjet dhe
Teknologjia do të shqyrtojnë në këta tipa të teknologjisë që aktualisht
përdorën nëpër botë:
- Sistemet kompjuterike
- Kompjuterët
personalë
- Softveri i automatizimit të
zyrave
- Rrjetet e Zonave Lokale (RRZL) dhe
Rrjetet e Zonave të Gjëra (RRZGJ)
- Teknologjia
e komunikimit, siç janë telefoni/faksi/linjat e të dhënave, radio, televizioni,
mikrovalët dhe satelitët
- Interneti
- Sistemet elektronike të votimit
- Sistemi mekanik i votimit
- Sistemet e skanimit
- Sistemet e identifikimit
- Programet e bazës së të dhënave
- Programet
për përgatitjen e hartave, siç janë Sistemet Informative Gjeografike (GIS) dhe
Sistemet e Pozicionimit Global (GPS)
- Programet audio/vizuale
- Sistemet e dizajnit me ndihmën e
kompjuterit (CAD)
Pas hulumtimit të
teknologjive dhe programeve që aktualisht janë në përdorim, do të hetoni se ajo
çfarë dëshironi ju, nuk është bërë asnjëherë më parë.
Që t’u ndihmoni atyre të
hyjnë shtigjeve të reja, edhe në pjesën ‘Zgjedhjet dhe teknologjia’ bëhen
përpjekje të shikohet njëfarë mënyrë në të ardhmen për atë se çfarë mund të
jetë në gjendje të ofrojë teknologjia, botës së menaxhmentit të zgjedhjeve në
Shekullin 21.
Menaxhmenti i zgjedhjeve
Menaxhmenti i zgjedhjeve
ka të bëjë kryekëput me infrastrukturën administrative që kërkohet për të
mbështetur procesin demokratik të zgjedhjeve. Zgjedhjet e suksesshme nuk
ndodhin pa përgatitje dhe planifikim. Ato janë ngjarje të mëdha dhe të
kushtueshme, të cilat rezultojnë me përfundimin e një sërë punësh të mëdha dhe
të vogla, ku përfshihen një numër i madh i njerëzve, e ku të gjithë duhet të
jenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre në procesin zgjedhor dhe të japin
llogari për veprimet e veta në bazë të ligjit.
Jo vetëm që zgjedhjet
janë të kushtueshme për t’u përgatitur dhe udhëhequr, por edhe moszhvillimi i
zgjedhjeve mund të jetë i kushtueshëm. Kjo ndodh për shkak se financimi nga
organizatat ndërkombëtare siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka
Botërore mund të varen nga ekzistimi i një shoqërie demokratike, ose për shkak
se edhe protestat popullore kundër qeverisë së pazgjedhur mund ta çrregullojnë
ekonominë e vendit. Për ta balancuar nevojën për zgjedhje kundrejt kostos së
zgjedhjeve, qëllimi i ligjvënësve, administratorëve të zgjedhjeve dhe i të
tjerëve që përfshihen në proces duhet të jetë mbajtja e shpenzimeve në nivelin
që përballohet lehtë me mjete që i ka në dispozicion vendi i tyre.
Poashtu zgjedhjet nuk
janë testi i vetëm i një shoqërie demokratike. Gjithnjë e më shumë në skenën
botërore po pranohet se mbajtja e zgjedhjeve nuk është garanci se vendi është
në gjendje ta kalojë ” kontrollin mjekësor demokratik.” Zgjedhjet dhe mundësia
e ardhjes në pozitë e udhëheqësve të rinjë është pjesë shumë e rëndësishme e
çdo sistemi demokratik, por ai është ndërveprim në mes të njerëzve dhe degëve
dhe niveleve të ndryshme të qeverisë gjatë periudhës së caktuar kohore mes
zgjedhjeve që është tregues më i besueshëm i shëndetit të një demokracie.
Në vitet 1980-ta dhe
1990-ta demokratizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve u përshpejtuan me një shkallë të
paparë. Në ato vite menaxhmenti i zgjedhjeve u bë më i sofistikuar.Gjithnjë e
më shumë pranohet se zgjedhjet e suksesshme arrihen me anë të një administrate
të plotësuar me personel profesional, të pajisur mirë dhe të financuar në
mënyrë adekuate. T. S. Seshan, ish-kryekomisioner i zgjedhjeve në Indi dhe
njeriu përgjegjës për zgjedhjet në demokracinë më të madhe botërore bënte këto
komente në vjeshtën e vitit 1996 se "...zgjedhjet e mira kërkojnë katër
elemente: një ligj të zgjedhjeve të ujdisur plotësisht që të sigurojë zgjedhje
të lira dhe të drejta; një komision të zgjedhjeve që të jetë vërtetë autonom
dhe pa frikë; procedura që mundësojnë që bile edhe burri dhe gruaja më e vogël
të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit lirisht dhe pa frikë; dhe një
elektorat që është plotësisht i vetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë e
veta.”
India ka 590 milion
votues, të cilët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1996, shkuan të votojnë
në 825,000 kabina të votimit, ku asnjëri prej tyre në rrafshira nuk ka ecur më
shumë se dy kilometra, ndërsa nëpër kodra, nuk ka ecur më shumë se katër
kilomentra. Çdo kabinë e votimit ishte plotësuar me prej pesë deri shtatë
punëtorë, që do të thotë se u punësuan gjithsej më shumë se 5 milion njerëz për të organizuar zgjedhje, në
të cilat u harxhuan njëzetepesë mijë tonë letër, dhe që kushtuan rreth 200$
milion.
Gjithnjë e më shumë,
nevoja për një qasje profesionale është trajtuar me formimin e grupimeve
nacionale dhe pan-nacionale të zyrtarëve të zgjedhjeve dhe e urgjencës së
mundësive të shkollimit të specializuar profesional. Instituti Federal i
Zgjedhjeve i Meksikës (IFE) ka krijuar Shërbimin Elektoral Profesional (SPE),
një sistem të karrierës për punëtorët e specializuar që synon të sigurojë
personel të kualifikuar për t’i përmbushur nevojat e këtij shërbimi elektoral.
Kërkesa e SPE-së që individët që punojnë në kuadër të tij, të ndërmarrin tipe
të ndryshme të shkollimit profesional gjatë tërë karrierës së tyre ka
kontribuar dukshëm në profesionalizimin e punës së IFE-s.
Ekzistojnë edhe
organizata të tjera profesionale që mbulojnë Shtetet e Bashkuara, Evropën
Qendrore dhe Lindore, Afrikën, Paqësorin, Azinë dhe Karaibet. Në Britaninë e
Madhe, është hartuar një provim për njerëzit që punojnë në administratën e
zgjedhjeve. Kolegji i Komunitetit Barbados në Bridgetown ka ofruar një kurs
çertifikues katër javor për administrim të zgjedhjeve në pjesën e parë të vitit
1994. Një nga një, shtete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara janë duke ngritur
standarde për zyrtarët e tyre lokalë të zgjedhjeve kanë filluar të ofrojnë
programe trajnimi. Edhe ndihma ndërkombëtare po fillon të bëhet më e përqendruar
në nevojat e trajnimit të organeve të zgjedhjeve se në nevojat materiale.
Menaxhimi i zgjedhjeve
ka të bëjë me përzgjedhjen e sistemit të duhur për rrethana të caktuara.
Ekzistojnë shumë modele që duhet të ndjeken gjatë menaxhimit të procesit të
zgjedhjeve; zgjedhja e përfundimtare në masë të madhe varet nga rrethanat
historike dhe kulturore të vendit në fjalë, nivelit të sofistikimit, situatës
financiare dhe politike dhe arsimimit të njerëzve të tij. Menaxhmenti i
zgjedhjeve po njihet si shërbim që në shumë mënyra i krahasueshëm me sektorë më
tradicional të shërbimit, dhe shumë teste të efikasitetit që shfrytëzohen në
këta sektorë mund të zbatohen në menaxhimin e zgjedhjeve.
Për nevojat e kësaj
pune, menaxhmeti i zgjedhjeve përfshin një organ të ngarkuar me përgjegjësinë
për organizimin e zgjedhjeve dhe përpilimin e listave të votuesve. Shpesh këto
funksione kombinohen nën përgjegjësinë e një organizate ose individi, por mund
tër kryhen nga organizata të ndryshme.
Nuk ka mënyrë më të mirë
për ta strukturuar një organizatë, dhe themelimi i një organi për menaxhimin e
zgjedhjeve (OMZ) që të jetë përgjegjëse për këto aktivitete, në mënyrë të
pashmangshme do të përfshijë kompromise midis lloj-lloj kërkesash dhe nevojash
që konkurojnë njëra me tjetrën. OMZ-së mund t’i jepen shumë funksione, duke
përfshirë si vijon:
mbajtjen e zgjedhjeve dhe të
referendumeve
përpilimin dhe/ose mirëmbajtjen e
regjistrit të votuesve
promovimi
i vetëdijësimit të publikut për çështje të zgjedhjeve duke zhvilluar programe
të edukimit qytetar dhe ato informative për pjesëtarët e publikut, veçanërisht
për femra, të rinjë, analfabetë dhe minoritete në pozitë të disfavorshme
trajnimin e zyrtarëve të
zgjedhjeve
informimin
rreth procesit të zgjedhjeve të kandidatëve, partive politike dhe personave të
tjerë të cilët preken nga kjo
të
siguruarit që femrat dhe minoritetet të jenë në gjendje që të marrin pjesë
plotësisht në procesin e zgjedhjeve
hartimin e rregullorëve me të cilat
udhëhiqet procesi i zgjedhjeve
zbatimi i ligjit të zgjedhjeve
hulumtimin
e politikave zgjedhore dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me këto
sigurimin
e informacionit dhe të këshillave rreth çështjeve të zgjedhjeve për qeverinë,
ligjislaturën, departamentet e ekzekutivit
përfshirjen në bashkëpunimin dhe
ndihmën ndërkombëtar
Në Zgjedhjet e Lira dhe
të Drejta: E Drejta dhe Praktika Ndërkombëtare, Profesori Guy Goodwin-Gill
argumenton se:
Përvoja dhe praktika
shtetërore e kohëve të fundit vërtetojnë nevojën për mbikëqyrje të procesit të
zgjedhjeve ... [dhe] për përgjegjësi institucionale për implementim nëpërmjet
zyrtarëve të paanshëm të zgjedhjeve… Një mekanizëm mbikëqyrës që gëzon besimin
e partive dhe të elektoratit, bën presion në situatat e tranzicionit, për
shembull, nga sistemet njëpartiake në ato shumëpartiake, ose saherë që vihet në
dyshim paanshmëria e autoriteteve administrative. Institucionalizimi efektiv i
të drejtave themelore zgjedhore dhe politike i obligon shtetet… që të krijojnë
një sistem të përshtatshëm elektoral, për të implementuar obligimet
ndërkombëtare, sa u përket të drejtave individuale, [dhe]…që të krijojnë një
mekanizëm efikas të paanshëm dhe/ose të baraspeshuar për menaxhimin e
zgjedhjeve legjislative.1
OMZ-ja duhet të
udhëhiqet nga parimet e menaxhimit profesional, çfarëdoqoftë përbërja dhe
detyrat e këtij organi. Menaxhimi i zgjedhjeve i kushton shtetit. Përveç
shpenzimeve të vazhdueshme në rast të një OMZ-je të përhershme, shpenzimet prej
4 deri në 6$ për një votues janë tipike shpenzimet e zgjedhjeve në demokracitë
e zhvilluara.
Poashtu është detyrë për
t’i kryer këto funksione në mënyrë sa më profesionale që të jetë e mundur në
kontekstin e ofrimit të shërbimit ndaj elektoratit, në mënyrë që të gjithë të
mund të kenë qasje sa më shumë që të jetë e mundur. Zgjedhjet që
efektivisht i privojnë nga mundësia e
votimit pjesë të kualifikuara të elektoratit, qoftë përmes vendosjes së
vendvotimeve ose pengesave fizike ndaj personave të paaftë nuk janë tërësisht
demokratike.
Në hyrje të librit të
tij Direito Eleitoral Positivo, Torquato Jardim, ish-anëtar i tribunalit të
zgjedhjeve të Brazilit, shkruante: "Në shtetin demokratik ku sundon ligji,
i bazuar në sistemin e lirive civile, që kushtëzon veprimet e shtetit, i rrallë
është funksioni i shtetit që i kryer në mënyrë jo të saktë ose të
pamjaftueshme, mund t’i lëndojë aq shumë, aq thellë, sa administrimi i procesit
të zgjedhjeve.2
Menaxhmenti i zgjedhjeve
është shërbim që është epiqendër e vemendjes masive në kohën e zgjedhjeve, por
që di të injorohet ose të lihet jashtë vemendjes kur nuk mbahen zgjedhje ose
kur nuk pritet të ketë zgjedhje.
Zgjedhjet kurrë nuk
duhet të lihen jashtë vemendjes. Përvoja në shumë vende ka treguar rreziqet e
zvogëlimit të rolit të një OMZ-je mes zgjedhjeve.
Bile edhe gjatë
periudhave kur shqyrtimi publik është më i ulët, ata që janë të përfshirë në
zgjedhje, që nga ligjvënësit, partitë politike e deri të grupet civile dhe
menaxherët e zgjedhjeve duhet të punojnë së bashku për ta përmirësuar procesin
dhe për t’u siguruar që organizata administrative të jetë e aftë që kur është e
nevojshme t’i përgjigjet thirrjes për zgjedhje të reja. Gatishmëria dhe
përmirësimet e vazhdueshme janë dy arsyet parimore në dobi të krijimit të përhershmërie
sa më të madhe të mundshme në organizatë.
Periudha në mes të
zgjedhjeve është një kohë e shkëlqyeshme që të kalohet duke planifikuar dhe
duke implementuar programet për modernizim. Për arsye se menaxhimi i procesit
zgjedhore ngërthen trajtimin e sasive të mëdha të të dhënave, kompjuterizimi
mund të jetë njëra nga mënyrat e përmirësimit të efikasitetit dhe të
besueshmërisë së këtij proces. Shpenzimet e kompjuterizimit duhet të kihen
parasysh në kontekst të secilit vend; ku fuqia punëtore është e lirë, por
infrastruktura e domosdoshme për të mbështetur sistemin e kompjuterizuar është
e dobët, mund të ndodhë që puna të kryhet më lehtë pa kompjuterizim.
Dokumentet për këtë
tematikë do t’ju ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve ndaj pyetjeve mbi këto dhe
aspektet tjera qenësore të menaxhimit të zgjedhjeve. Kur ka në dispozicion
informacion shtesë në një fushë tjetër tematike, atëherë janë dhënë nyjet
elektronike që çojnë në këto dokumente [fajlla].
Sistemet e zgjedhjeve
Vështrim
Përzgjedhja e sistemit
të zgjedhjeve është një nga vendimet institucionale më të rëndësishme për çdo
demokraci. Megjithatë, rrallë bëhet përzgjedhja e një sistemi të zgjedhjeve me
vetëdije dhe me qëllim. Shpesh përzgjedhja është e rastit, rezultat i
kombinimit jo të zakonshëm të rrethanave, të një trendi kalimtar, ose të
historisë së huaj.
Ndikimi i kolonializmit dhe efketet e
fqinjve me ndikim janë shpesh të bidshëm për të bërë përzgjedhjen e sistemeve
të zgjedhjeve. Megjithatë, thuaja në të gjitha rastet përzgjedhja së një
sistemi të veçantë të zgjedhjeve ka ndikim themelor në jetën e ardhshme politike
të vendit në fjalë. Në shumicën e rasteve, , kur të përzgjidhen njëherë
sistemet elektorale, mbeten bukur të qëndrueshme meqë shtohen interesat
politike dhe u përgjigjet stimulimeve që ato paraqesin.
Rrallë ndodh që sistemet
e zgjedhjeve të përzgjidhen me qëllim, është edhe më i rrallë rasti kur ato
përpilohen me kujdes për kushte të veçanta historike dhe shoqërore të një
vendi. Çdo demokraci e re duhet të përzgjedhë (ose të trashëgojë) një sistem
zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e vet, por vendimet e tilla shpesh
ndikohen nga një ose dy rrethana vijuese: faktorit politik i mungon njohuria
dhe informimi themelor, kështu që zgjedhjet dhe pasojat e sistemeve të ndryshme
zgjedhore pranohen plotësisht, ose përkundrazi, aktorët politikë shfrytëzojnë
njohuritë e tyre mbi sistemet elektorale për të avancuar format që ata mendojnë
se do të kishin sukses për avantazhin e tyre të njëanshëm.
Me cilindo skenar qoftë,
përzgjedhjet që bëhen mund të mos jenë më të mirat për të mirën politike
afatgjate të vendit në fjalë, dhe ndonjëherë mund të kenë pasoja të tmerrshme
për përparimin demokratik të një vendi.
Historiku i përzgjedhjes
së sistemit elektoral pra mund të jetë aq i rëndësishëm sa edhe vetë
përzgjedhja. Njeriu nuk duhet të ketë iluzion se vendimet e tilla bëhen në
vakuum politik. Në të vërtetë, trajtimi i përparësisë politike është thuaja
gjithmonë një faktor në përzgjedhjen e sistemeve elektorale – nganjëherë kjo
është e vetmja konsideratë. Njëherit, përzgjedhjet e sistemeve elektorale në
dispozicion janë shpesh, në të vërtetë, relativisht të reja. Megjithatë, ngjan
po ashtu që llogaritjet e interesave politike afatshkurtëra mund shpesh të
mjegullojnë sukseset e një sistemi të veçantë zgjedhor dhe interesat më të
gjera të sistemit politik. Si pasojë e kësaj, gjersa pranohen detyrimet
praktike, ne përpiqemi t’i qasemi çështjes së përzgjedhjes së sistemit
elektoral në mënyrë sa më të gjerë dhe gjithpërfshirëse.
Elementi i sistemit elektoral të këtij
publikimi ka për qëllim sidomos negociatorët politikë dhe hartuesit e
kushtetutës në demokracitë e reja, në themelim e sipër dhe tranzicionale.
Megjithatë, meqë të formësuarit e institucioneve politike është detyrë shumë e
rëndësishme jo vetëm për demokracitë e reja por edhe për ato demokraci tashmë
të themeluara që kërkojnë t’i përshtasin sistemet e tyre për të pasqyruar më
mirë realitetin e ri politik, ky tekst po ashtu kërkon të shqyrtojë edhe
shqetësimet e atyre personave si në demokracitë e themeluara ashtu edhe në ato
ekzistuese që mund të jenë duke përpiluar sistemet elektorale. Marrë parasysh
këtë audiencë në shënjestër, ne pa tjetër duhet të jemi detyruar të thjeshtojmë
shumë nga literatura akademike mbi këtë çështje, gjersa njëkohësisht të
zgjidhim disa nga çështjet më komplekse qenësore në këtë fushë. Nëse duket se
ndonjëherë duam të thjeshtojmë shumë dhe herët e tjera tepër kompleks,
shpjegimi zakonisht do të jetë në përpjekjen tonë për të ekuilibruar këto dy
objektiva të qartësisë dhe përfshirjes.
Gjersa konteksti në të
cilin demokracitë që paraqiten dhe vendosen bëjnë zgjidhje kushtetuese dallojnë
jashtëzakonisht shumë, qëllimet afatgjata të shumicës së demokracive janë
zakonisht të njëjta: të përvetësohen institucionet që janë mjaft të fuqishme
për të avancuar demokracinë stabile, por mjaft fleksibile për të reaguar në
rrethanat që ndryshojnë. Si demokracitë që paraqiten dhe ato tashmë të
vendosura kanë shumë për të mësuar nga përvoja e të tjerëve. Krijimi
institucional është proces evolutiv, kurse ne kërkojmë të distilojmë mësimet që
kemi nxënë nga shumë shembuj të vërtetë të krijimit institucional nëpër botë.
Sistemet zgjedhore dhe
kushtetutat
Shumë nga krijimi
kushtetues është paraqitur në kohë relativisht të vonshme: lëvizja
gjithëbotërore drejt qeverisjes demokratike në vitet e 80-a dhe të 90-a të
shekullit të kaluar kanë stimuluar një urgjencë të re duke hulumtuar modele të
qëndrueshme të qeverisë së përfaqësimit përkatës, krahas me vlerësimin e
freskët të sistemeve elektorale. Ky proces është inkurajuar me realizimin e
përhapur gjerësisht se zgjedhja e institucioneve mund të ketë ndikim të dukshëm
mbi sistemin e gjerë politik – për shembull, gjithnjë e më shumë pranohet se
një sistem elektoral mund të ndihmojë për të “inxhinieruar” bashkëpunimin dhe
vendosjen në shoqëri të ndarë. Krijimi i sistemit elektoral tani i pranuar si
me rëndësi të rëndësishme për çështje të mëdha të qeverisjes, dhe me gjasë si
njëri me ndikimin më të madh, nga të gjitha institucionet politike.
Duke siguruar këtë
analizë të hollësishme të përzgjedhjeve dhe të pasojave, dhe duke treguar si
kanë punuar sistemet zgjedhore në botën demokratike, shpresojmë të arrijmë dy
gjëra:
-
të zgjerojmë njohuritë dhe të
ndriçojmë diskutimet politike dhe publike;
-
si dhe t’u japim mjetet
përpiluesve të kushtetutës për të bërë një përzgjedhje me informacion, dhe
-
në këtë mënyrë të shmangim disa
nga efektet e mosfunksionimit dhe të destabilizimit të përzgjedhjeve të
sistemeve të posaçme elektorale.
Në nivelin më themelor,
sistemet elektorale tregojnë se në zgjedhjet e përgjithshme votat hedhen në
vende që i fitojnë partitë dhe kandidatët. Variabilet kryesore janë:
1.
formula elektorale e përdorur
(d.m.th. qoftë të jetë sistem me mazhorancë ose proporcional, dhe çfarë formule
matematike përdoret për të llogaritur caktimin e vendeve) dhe
2.
përmasa e rajonit, jo sa votues
jetojnë në një rajon, por më tepër sa anëtarë të parlamentit zgjidhen në atë
rajon.
Struktura e sistemit
elektoral lidhet ngushtë me më shumë aspekte të tjera administrative të
zgjedhjeve me të cilat kanë të bëjnë në këtë faqe të internetit, siç janë
shpërndarja e vendeve të votimit (shih Indeksin e operativës së votimit),
caktimi i kandidatëve (shih Indeksin e partive dhe të kandidatëve), regjistrimi
i votuesve (shih Indeksin e regjistrimit të votuesve), kush i drejton zgjedhjet
dhe kështu me radhë - shih Indeksin e menaxhmentit të zgjedhjeve. Këto çështje
janë me rëndësi të madhe, kurse avantazhi i mundshëm i çdo përzgjedhjeje të
sistemit të zgjedhjeve do të pengohet përveç nëse u kushtohet vëmendje e
nevojshme. Forma e sistemit elektoral po ashtu ndikon në fushat e tjera të
ligjeve elektorale: përzgjedhja e sistemit elektoral ka ndikim në mënyrën me të
cilën caktohen kufijtë rajonal (shih Indeksin e kufijve të caktuar), izajni i
fletëvotimit (shih Indeksin e operativës elektorale), si numërohen votat (shih
Indeksin e numërimit të votave), krahas aspekteve të tjera të shumta të
procesit elektoral.
Përmbledhje
e llojeve të sistemeve elektorale
Ka me qindra sistemesh
elektorale aktualisht në përdorim e sipër po edhe më shumë permutacione të
secilës formë, por për hir të thjeshtësisë, ne i kemi kategorizuar sistemet
elektorale në tri familje të gjera:
- të
shumëcës-mazhoritetit,
-
gjysmëproporcional, dhe
-
proporcional.
Brenda këtyre trijave,
kemi 10 “nënfamilje":
- i
pari fiton postin (PFP),
- votimi en bllok (VB),
- vota
alternative (VA), dhe
- sistemi me dy
turne (SDT), të gjitha janë sisteme të shumicës-mazhorancës.
-
sistemet paralele,
- vota
e kufizuar (VK) dhe
- vota e vetme e
patransferueshme (VVPT) janë sisteme gjysmëproporcionale.
- lista PR,
- proporcionale me anëtarë të përzierë (PAP), dhe
- vota e vetme e
transferueshme (VVT), të gjitha janë sistemet proporcionale.
Secili nga 212 sistemet
elektorale parlamentare të Shpërndarjes Globale të Sistemeve Elektorale mund të
kategorizohet nën njërin nga këta dhjetë tituj, kurse ky dru i familjes,
ndonëse me rrënjë në konventa të caktuara afatgjata, është i pari që duhet të
ketë parasysh të gjitha sistemet elektorale që tani përdoren në zgjedhjet
parlamentare në botë, pa marrë parasysh çështjet më të mëdha të demokracisë dhe
të legjitimitetit. Shpresojmë se ai ofron një udhëzim të qartë dhe konciz për
përzgjedhjen midis tyre.
Mënyra më e rëndomtë për
t’i shikuar sistemet elektorale është grupimi i tyre sipas saktësisë që votat
kombëtare të fituara paraqesin vendet e fituara në parlament; do të thotë, sa
janë proporcionale. Për të bërë këtë, njeriu duhet të shikojë si raportin midis
votës dhe vendit ashtu edhe nivelin e votave të humbura. Për shembull, Afrika
Jugore ka përdorur një sistem elektoral proporcional klasik për zgjedhjet e
veta të para demokratike në vitin 1994, kurse me 62.65% të votave të popullit
Kongresi Kombëtar Afrikan (KKA) ka fituar 63% të vendeve kombëtare (shih Afrika
Jugore: Sistemet elektorale dhe menaxhmenti i konfliktit). Sistemi elektoral
ishte shumë proporcional, kurse numri i votave të humbura (d.m.th. ato që ishin
hedhur për partitë të cilat nuk kishin fituar vende në asamble) ishin gjithsej
vetëm 0.8%. Kontrasti i drejtpërdrejtë nga viti paraprak, në kombin fqi të
Lesoto-së, shumica sistemit elektoral klasik i pari fiton postin (PFP) kishe dalur në Partinë
e Kongresit të Basoto-së, duke fituar çdo vend të parlamentit prej 65 anëtarësh
me 75% të votave të popullit; nuk kishte kurrfarë opozite parlamentare, kurse
25% të zgjedhësve që kishin votuar për partitë e tjera nuk u përfaqësuan fare.
Ky rezultat u pasqyrua në zgjedhjet me votim en bllok në Xhibuti në vitin 1992,
kur të gjitha 65 vendet parlamentare i kishte fituar Rassemblement Populaire
pour le Progres me 75% të votave.
Mirëpo, në disa
rrethana, sistemet elektorale joproporcionale (siç është PFP) munden rastësisht
të ngrisin rezultatet e përgjithshme relativisht proporcionale. Ky rast ishte
në vendin e tretë të Afrikës Jugore, Malavi, në vitin 1994. Në ato zgjedhje,
partia prijëse, Fronti Demokratik i Bashkuar fitoi 48% nga vendet me 46% të
votave, Partia e Kongresit të Malavisë fitoi 32% të vendeve me 34% të votave,
kurse Aleanca për Demokraci fitoi 20% të vendeve me 19% të votave. Niveli i
përgjithshëm i proporcionalitetit ishte i lartë, por për shkak të faktit se ky
nuk ishte krejtësisht një sistem proporcional, nuk mundi të kategorizohet si i
tillë, votat e humbura megjithatë u shtuan deri në thuaja një të katërtën e të
gjitha votave të hedhura.
Për më shumë
informacion, shih Sistemet elektorale dhe kushtetuta.
Korniza legjislative
Qasja
Në këtë pjesë studiohet
struktura legjislative për proceset elektorale demokratike, duke u përqëndruar
si në drejtësinë, ashtu edhe në efikasitetin e rregullimit të tyre dhe të
administrimit të burimeve që kanë në dispozicion për zgjedhjet. Si pikënisje do
të jetë ajo se kush do ta mbajë pushtetin politik, arrihet me anë të zgjedhjeve
të lira dhe të drejta. Zgjedhjet mund të jenë të lira dhe të drejta në
organizime të ndryshme politike dhe shoqërore, siç janë:
nën
forma të ndryshme të sistemeve politike (p.sh. modelet parlamentare ose
presidenciale)
me
forma të ndryshme të qeverisë (p.sh. monarkiste, ose republikane)
me
struktura territoriale të unifikuara ose të decentralizuara të shtetit.
Përmbi të gjitha këto
klasifikime, duhet të përcaktohet se cilat kushte ligjore dhe cilat struktura
organizative do të garantojnë sistem elektoral të lirë dhe të drejtë me
efikasitet ekonomik.
Parimet
Sistemi elektoral i lirë
dhe i drejtë kërkon që:
çdo
qytetar të ketë të drejtë të marrë pjesë si votues dhe si kandidat
proceset
elektorale të jenë të rregullta dhe zgjedhjet që mbahen në mënyrë periodike
zgjedhjet
të mbahen në një atmosferë ku respektohen të drejtat themelore të qytetarëve
procedura e votimit garanton lirinë, fshehtësinë
dhe numërimin e saktë të votave
procesi të kontrollohet nga një organizatë e
zgjedhjeve që vepron në mënyrë të pavarur nga pushtetet tjera të shtetit ose të
qeverisë
Një sistem elektoral
efikas duhet të bazohet në kontrollin e kujdesshëm të shpenzimeve (shih
Shqyrtimet e shpenzimeve). Është e vërtetë se synimi kryesor i zgjedhjeve është
të arrihet qeveria legjitime dhe te regjimi i lirë, sidomos në një proces
tranzicioni, meqë pa zgjidhjen e kësaj çështjeje themelore, nuk është e mundur të
zgjidhet pjesa tjetër e problemeve sociale ose politike të vendit. Mirëpo
aspekti financiar nuk mund të lihet pas dore. Asnjë vend nuk mund ta mbajë një
sistem elektoral me shpezime që janë përtej mjeteve të vendit (e më së paku
nëse ekzistojnë pabarazi serioze sociale).
Me tregues të njëjtë,
bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më efektiv nëse ajo i ndihmon vendit
pranues që të themelojë organizata të zgjedhjeve që vetmbahen, duke shmangur
kështu struktura të kushtueshme që kërkojnë financim të vazhdueshëm
ndërkombëtar.
Administrata e
zgjedhjeve është pjesë qenësore e sistemit demokratik.
Pra ajo duhet të jetë
shembull i efikasitetit organizativ dhe financiar dhe jo një ishull që
përkrahet me mjete ndërkombëtare.
Instrumentet ligjore
Në zhvillimin e kornizës
ligjore më të përshtatshme për t’i rregulluar zgjedhjet, duhet të merren
parasysh si vijon:
Organizimi dhe zbatimi i
zgjedhjeve kërkon një sistem rregullues të përgjithshëm, duke përfshirë që nga
rregulloret kushtetuese që definojnë të drejtën aktive dhe pasive të votimit, e
deri te kodet implicite dhe eksplicite të sjelljes midis konkuruesve.
Instrumenti parësor
rregullues është ligji i zgjedhjeve. Kjo kornizë ligjore kërkon një marrëveshje
të gjërë mbi përmbajtjen e saj dhe një shkallë të arsyeshme të përhershmërisë
në mesin e forcave politike më të rëndësishme. Në njërën anë, funksionet e saj
themelore janë përcaktimi i saktë i elementeve të sistemit dhe në anën tjetër,
të krijojë një grup të garancive procedurale që do ta siguronin të drejtën e
votimit (shih Ligji i zgjedhjeve).
Mirëpo nuk është as
praktike e as e përshtatshme të krijohen rregullore të zgjedhjeve të bazuara
ekskluzivisht në ligj, që është i vështirë për t’u modifikuar. Përvoja praktike
në proceset e zgjedhjeve dëshmon domosdoshmërinë që të lihet një kufi për
përshtatjen dhe interpretimin e rregulloreve administrative relevante dhe të
vendimeve të autoritetit të zgjedhjeve (shih Rregulloret administrative).
Si duhet të formulohet
një ligj i zgjedhjeve? Nevoja për marrëveshje politike përkitazi me rregulloret
e zgjedhjeve bëhet veçanarisht evidente në periudhat e tranzicionit. Është
shumë e vështirë të definohet strategjia më adekuate paraprakisht për çdo vend
(shih Procesi i krijimit dhe i ndryshimit).
Gjërësisht, mund të krijohet
një pikë e përshtatshme e ndërmjetme në mes:
Strategjisë maksimaliste
që kërkon konsenzuesin më të gjërë të mundshëm pa marrë parasysh kohën që
nevojitet për ta arritur atë.
Logjikës minimaliste që
kufizohet në bërjen e modifikimeve të domosdoshme në ligjin e zgjedhjeve që ka
ekzistuar më parë për t’i rregulluar zgjedhjet jo-konkuruese.
Përvoja praktike tregon
se të dy strategjitë paraqesin mangësi serioze, kështu që duhet të definohet sa
kohë dhe dialog mund të investohet në krijimin e rregulloreve të zgjedhjeve në
secilin rast.
Elementet qenësore
Midis elementeve
qenësore për një proces të zgjedhjeve, duhet të merren parasysh si vijon:
Në rend të parë, e
drejta e votës duhet t’i garantohet çdo personi, kështu që me këtë garantohet
se nuk do të ketë diskriminim të pajustifikueshëm dhe privim nga votimi (shih
Privimi nga e drejta e votës).
Kjo do të thotë se
arsyet për shkak të të cilave një personi mund t’i privohet e drejta e votës i
përmbahet këtij parimi të klasifikimit, interpretohen në mënyrë restriktive dhe
në të gjitha të rastet e përmbush nevojën për shprehje më të mirë dhe më të
lirë kolektive të votës.
Problemi i natyrave të
ndryshme që duhet të analizohet tërësisht, është dispozita në disa rregullore
të zgjedhjeve për rezervimin e vendeve në baza racore, kulturore ose bile edhe
gjinore, si rezultat i masave diskriminuese pozitive. Megjithëse synimi saj
është të arrihet pjesëmarrja politike sipas grupeve historikisht të
përjashtuara, ajo paraqet përjashtim të dukshëm nga dy parime bazë të
organizimit të zgjedhjeve:
parimi "një person, një
votë"
idea që
përfaqësimi politik d.m.th. përfaqësim i tërë kombit dhe jo i grupeve ose
shtresave të caktuara.
Ky tip i veprimit
pozitiv, pra duhet të jetë i përkohshëm, si instrument për të arritur
objektivin e integrimit dhe jo si sistem i përhershëm i atribuimit të vendeve
që mund të rrëshqasë në qasjet neo-corporate. Së dyti, duhet ta marrim parasysh
materialin, elementin rregullues që kontribuon në mënyrë vendimtare në vendosjen
e së drejtës së votës, d.m.th. ekzistencën e një regjistri adekuat të votuesve
ose të një liste të votuesve (Kualifikimet dhe identifikimi për regjistrimin e
votuesve). Së treti, duhet të theksohet se rregulloret e zgjedhjeve në themel e
udhëheqin procedurën. Ekzistojnë një numër vendimesh që duhet të merren për
administrim adekuat të procesit të zgjedhjeve, siç janë: se kur caktohen
zgjedhjet dhe shpallen rezultatet. Në këtë aspekt, duhet të vendoset se:
kush
mund t’i paraqesë kandidatët dhe nën çfarë kushtesh (shih Regjistrimi i
kaandidatëve dhe organizatat politike)
nga
kush emërohen (shih Regjistrimi i kandidatëve)
çfarë
aktivitetesh duhet të kryhen gjatë fushatës së zgjedhjeve për të marrë vota dhe
çfarë lloj ndihme publike ose private marrin konkuruesit (shih Fushata e
zgjedhjeve)
të
gjitha operacionet për hedhjen dhe numërimin e votave (shih Votimi), duke
përfshirë numërimet jozyrtare ose numërimet e shpejta (shih Publikimi i
rezultateve) që mund të jetë problematik në vendet që janë në procesin e
konsolidimit demokratik
Mirëpo, ekzistojnë disa
aspekte kryesore të zgjedhjeve për të cilat ofrohen aq shumë zgjidhje të
ndryshme, sa i përket strukturës organizative që është e ngarkuar për
organizimin dhe kontrollin e proceseve elektorale (Organizimi i zgjedhjeve).
Si tendencë, dikush mund
të thotë se, sa më e madhe mungesa e besimit në institucionet e zakonshme të
një vendi, aq më e fuqishme dhe më e pavarur do të jetë organizata e
zgjedhjeve, me përjashtim të shteteve federale me demokraci të konsoliduar.
Kështu që është e mundur
të krijohet një shkallë e mungesës së besimit, në të cilën shkalla maksimale do
të ishin modelet e gjykatave të zgjedhjeve (karakteristike për Amerikën
Qendrore) dhe shkalla minimale në sistemet që nuk e ndërrojnë funksionimin
normal të administratës dhe të gjyqësorit kur mbahen zgjedhjet (si Gjermania).
Megjithëse është e
vështirë të merret qendrim paraprakisht për modelin më të përshtatshëm për
secilin vend, do të duket se ai më i përhapuri në vendet të cilat kohëve të fundit
kanë hyrë në demokraci është ai që përfshin krijimin e komisionit të
zgjedhjeve. Këto organizata e zëvendësojnë në tërësi administratën qeveritare,
por juridiksionin juridik ose gjykatën kushtetuese e lënë të paprekur mbi temat
elektorale dhe kështu e shmangin formimin e pushtetit të katërt, ashtu siç
paraqitet në modelet e gjykatave elektorale.
Këto, në mes tjerash,
janë çështjet me të cilat do të merremi në tërë pjesën "Korniza
ligjore" me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve reale ose, së paku, elementet
e nevojshme për t’i analizuar problemet dhe zbatuar parimet e drejtësisë dhe
efikasitetit për secilin rast, me shpenzime të arsyeshme për vendin në fjalë.
Partitë dhe kandidatët
Vështrim
Ndonëse është bërë modë e disa studiuesve
dhe komentuesve për të treguar rënien e partive politike, ende ka dyshim se ato
ende kanë rolin themelor të rëndësishëm në zgjedhjet bashkëkohore. Rregullorja
e partive, si edhe rregullorja e kandidatëve (të cilët shpesh, ndonëse jo
gjithmonë, caktohen nga partitë), është një çështje me rëndësi qenësore.
Objektivi
qendror i dosjeve në këtë pjesë është të japë udhëzime për pyetjet praktike,
lidhur me rregulloret e partive dhe të kandidatëve, siç janë:
- Si
rregullohet, mbikëqyret etj. financimi i fushatave në vendet e tjera,?
- A ka ligje
që u përkasin firmave të huaja që japin kontribut për fushatën?
- Cilat janë
rregullat dhe rregulloret, si dhe pro e kundër, për t’u mundësuar kandidatëve
potencialë të marrin frymë lirisht?
- Si
sigurohet neutraliteti i kandidatëve në zgjedhje, përfshirë qasje të barabartë
në mediat e kontrolluara nga qeveria?
- Cilat janë
kodet e mirësjelljes së partive politike dhe të mediave?
Kjo pjesë do të shqyrtojë madje edhe çështjet më të gjera, siç janë:
- A ka standarde mbinacionale në zgjedhje dhe demokraci?
- Cili është roli i zgjedhjeve në demokraci?
Duhet të shënohen katër çështje hyrëse përkitazi me pyetjet e tilla dhe
mënyrat si zgjidhen ato në pjesën e këtij udhëzimi mbi partitë dhe kandidatët:
E para,
gjersa shpresohet se dokumentet do të jenë të dobishme për legjislatorët,
zyrtarët partiakë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, ato duhet të jenë relevante për
shkollarët dhe studiuesit. Gjersa shkollarët të mos pëlqejnë realitetin praktik
të qeverisë demokratike se ajo ka aftësi të japë gjykime autoritative akademike
dhe teorike.
E dyta,
gjersa për disa çështje praktike ka mundësi të jepen përgjigje teknike, për
shumë prej tyre shtrohen pyetje për vlerat e rëndësishme dhe teoritë politike.
Për shembull, pyetja në listën e mësipërme mbi ‘qasjet e barabarta’ për mediat
e kontrolluara nga qeveria shtron pyetjen se cili është kuptimi i ‘barabartë’?
Për
diskutim të plotë mbi parimet përkitazi me rregulloren e partisë dhe të
kandidatëve, shih Parimet e udhëzimit, Gjasat e njëjta të lojës, Drejtësia,
Liria e fjalës, Kontrollimi i mashtrimit, Korrupcioni dhe praktika e padrejtë,
Pjesëmarrja politike, Inkurajimi i dekomkracisë partiake të brendshme, Sigurimi
i punës së hapët, Transparenca, Përgjegjësia dhe Kontrollimet e barazimet.
E
treta, në përgjithësi, dosjet në këtë pjesë nuk kanë qëllimin të parashtrojnë
mendime definitive për çështjen se çka e përbën 'praktikën e mirë'. Shumë
çështje që merren parasysh këtu janë shumë kundërthënëse përkitazi me këtë. Në
vend të kësaj, qëllimi i gjerë është të sigurohet një spektër opcionesh, me
shembuj nga secili.
E
katërta, zgjedhjet me konkurencë janë garë që zhvillohet sipas ligjeve dhe
rregullave. Është qenësore që të gjithë (ose vërtetë të gjithë) kandidatët dhe
partitë kryesore duhet të ndjehen të aftë t’i pranojnë këto rregulla. Nëse një
parti politike e rëndësishme, kandidat ose frakcion mendon dhe ka arsye të
forta se ligjet dhe rregullat janë të paarsyeshme, atëherë ka më pak gjasa të
pranohen rezultatet e zgjedhjeve. Stabiliteti politik do të pësojë. Kuptimi i
problemeve dhe i opcioneve lidhur me rregulloren e partive politike dhe të
kandidatëve ka mundësi të japë kontribut për cilësinë e demokracisë.
Mediat dhe zgjedhjet
Vështrim
Është e
vërtetë se mediat lozin një rol të domosdoshëm për funksionimin adekuat të
demokracisë. Bisedat për funksionet e mediave zakonisht përqendrohen në rolin e
tyre të “kujdestarisë”: duke zgjidhur nga prangat analizën dhe diskutimin mbi
sukseset dhe dështimet e qeverisë, mediat mund të informojnë publikun për
nivelin efektiv në të cilin përfaqësuesit e saj i kanë kryer detyrat dhe u
ndihmojnë t’i kenë këto parasysh. Megjithatë, mediat munden po ashtu të lozin
një rol më specifik duke bërë të mundur pjesëmarrjen publike të plotë në
zgjedhje, jo vetëm duke raportuar për kryerjen e punës së qeverisë, por edhe në
shumë mënyra të tjera:
- duke i mësuar votuesit se si të ushtrojnë të drejtat e
tyre demokratike;
- duke raportuar për zhvillimin e fushatës elektorale;
- duke u siguruar një platformë partive politike për t’ia
kumtuar mesazhin e tyre elektoratit;
- duke u mundësuar partive të debatojnë njëra me tjetrën;
- duke raportuar për
rezultatet e votimit dhe monitoruar numërimin e votave.
Mediat
nuk janë burim i rolit të informimit të votuesve, por në një botë ku mbizotëron
komunikimi masiv janë në shtim e sipër mediat të cilat përcaktojnë agjendën
politike, madje edhe në këndet e botës me zhvillim më të ulët teknologjik.
Prandaj, ekipet e vëzhguesve të zgjedhjeve, për shembull, tani komentojnë në
mënyrë rutinore për qasjen dhe përfshirjen e zgjedhjeve nga mediat, si kriter
për të gjykuar nëse zgjedhjet janë të drejta. Krahas kësaj, monitorimi i
mediave gjatë periudhave të zgjedhjeve është bërë një praktikë gjithnjë e më e
rëndomtë, duke përdorur një kombinim të analizës statistikore dhe teknikën e
studimeve dhe të analizave të diskursit të mediave si dhe teknikën e studimeve
dhe të analizave të diskursit nëse përfshirja ka qenë e drejtë.
Janë në
rrezik tri grupe të ndërlidhura të të drejtave:
- e drejta e votuesve për të bërë përzgjedhje
me informim të plotë;
- e drejta e kandidatëve për të
shprehur qartë politikën e tyre;
- e drejta e mediave për të
raportuar dhe shprehur pikëpamjet e veta mbi çështjet me interes publik.
Natyrisht,
këto të drejta, të cilat janë qenësore për të gjitha aspektet e të drejtave për
liri dhe shprehje të garantuar me nenin 19 të Deklaratës Universale mbi të
drejtat e njeriut, duhet të zbatohen në çdo kohë, dhe jo vetëm kur pritet të
bëhen zgjedhje. Por është pikërisht formaliteti i procesit të zgjedhjeve –
fakti se ato drejtohen sipas procedurave të cilat janë caktuar qartë me ligj –
që i ka stimuluar interesat e atyre që kanë të bëjnë me çështjet e lirisë së mediave.
Sa respektohen liria e mediave dhe pluralizmi gjatë periudhës së zgjedhjeve
mund të jetë një indeks bukur i ndjeshëm i respektimit të lirisë për shprehjen
në përgjithësi – vetë parakusht qenësor për demokracinë funksionale.
Përkundrazi, zgjedhjet mund të jenë një gjasë ideale për të arsimuar si
autoritetet për obligimet e tyre ndaj respektimit të rregullave dhe për të
shtuar lirinë e mediave ashtu dhe mediat për përgjegjësitë e tyre për ta
mbështetur procesin demokratik.
Fusha e
kësaj teme në radhë të parë ka të bëjë me përgjegjësinë e administratorëve të
zgjedhjeve për të zhvilluar kornizën e rregullt për aktivitetet e mediave gjatë
periudhave elektorale dhe për të ndihmuar lirinë e mediave. Megjithatë, shumë
nga kjo mund të jetë e vlefshme edhe për të tjerët, siç janë vetë ushtruesit e
mediave dhe partitë politike.
Kjo
fushë fillon me shikimin e parimeve mbizotëruese: rolin e mediave në demokraci
dhe zhvillimin e jurisprudencës ndërkombëtare dhe krahasimtare mbi mediat dhe
zgjedhjet. Ajo po ashtu shqyrton çështjet se si nivelet e ndryshme të
zhvillimit ekonomik dhe pluralizmi i mediave dhe standardet e ndryshme
professionale do të ndikojnë në natyrën dhe cilësinë e përfshirjes së
zgjedhjeve nga mediat.
Pjesa
qendrore e kësaj fushe tematike është biseda për modelet e ndryshme për një
kornizë të rregullt të mediave në zgjedhje, duke u radhitur nga një komision i
pavarur i zgjedhjeve deri te rregullatori i specializuar i mediave, siç është
komisioni ose një këshill vullnetar i mediave ose një organ i ankesave të
mediva për transmetim. Ajo i shikon obligimet e ndryshme të mediave të shtypit
dhe transmetuese, si dhe ato midis mediave që janë në pronësi private dhe atyre
që financohen me paratë publike.
Fusha e
kësaj teme vazhdon të shikojë çështje të ndryshme që shtrohen lidhur me
përfshirjen nga madiat e shkallëve vijuese të procesit elektoral, që nga
periudha para fushatës së arsimimit të votuesve, përmes vetë fushatës, deri te
dita e votimit, në numrimin dhe shpalljen e rezultateve. Ajo i hulumton llojet
e ndryshme të përfshirjes së mediave – siç janë arsimimi i votuesve, qasja e
drejpërdrejtë e partive politike, lajmet dhe çështjet aktuale dhe llojet e
tjera të përfshirjes së posaçme të zgjedhjeve. Ajo bën fjalë për një numër të
çështjeve të specializuara, siç janë standardet profesionale për raportimin mbi
mendimet mbi zgjedhjet, si të bëhet dallimi midis raportimit për funksionet e
qeverisë dhe aktiviteteve të zyrtarëve të obliguar si kandidatë, dhe obligimeve
ligjore dhe etike të mediave kur të raportojnë për deklaratat provokative të
figurave politike.
Numërimi i votave
Vështrim
Objektivat
Objektivat
e sferës së temës së numërimit të votave janë që:
- t’u sigurohen udhëzime organizatave përgjegjëse për përgatitjen e
rregullave për numërimin e votave;
- të jepet një vështrim i përgjithshëm i
parimeve të "praktikës më të mirë" të procedurave të numërimit të
votave;
- të përshkruhen metodat e ndryshme
të numërimit të votave të përdorura për një sërë sistemesh të rëndomta të
zgjedhjeve;
- t’u ndihmohet organeve të menaxhmentit
të zgjedhjeve për të maksimalizuar besimin dhe integritetin e procesit të
numërimit të votave, duke theksuar mënyrat për të minimizuar mundësitë për
mashtrim dhe manipulim;
- të pajisen organet e menaxhmentit të
zgjedhjeve me strategjitë për t’u shmangur problemeve serioze që paraqiten në
shumë zgjedhje të shkaktuara nga mungesat gjatë numrëimit të votave;
- të theksohet rëndësia e trajnimit dhe organizimit
intenziv të personelit të numërimit të votave;
- të sigurohen udhëzime për të lehtësuar
caktimin e rezultateve.
Rëndësia
e numërimit të votave
Numërimi
i votave është një nga fazat më të rëndësishme në procesin e zgjedhjeve.
Dështimi për të përfunduar numërimin dhe transmetimin e rezultateve në mënyrë
të shpejtë, transparent dhe të saktë mund të pengojë besimin publik të
zgjedhjeve dhe do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pranimin e
rezultateve përfundimtare nga kandidatët dhe partitë politike. Shpeshherë,
rëndësia e planifikimit, trajnimit të hollësishëm dhe e organizimit lihet
anash, ose konsiderohet të jetë me rëndësi të dorës së dytë.
Në disa
vende janë paraqitur shembuj të problemeve serioze të numërimit, përfshirë
Afrikën Jugore, Bosnjën, Haitin dhe Mozambikun. Në vende të tjera, numërimi i
votave, ndonëse drejtohet në mënyra të ndryshme, ka një bazë të vendosur mirë:
shih Suedinë (shih Numërimi i votave në Suedi), në Burkina Faso (shih Numërimi
i votave në Burkina Faso) dhe në Ganë (shih Numërimi i votave në Ganë) për
përshkrime.
Hartimi
i procedurave të numërimit të votave
Lloji i
sistemit elektoral i përdorur do të përcaktojë disa nga mënyrat specifike të
nevojshme për të përfunduar me sukses numërimin e votave në zgjedhje. (Për më
shumë informacion mbi këtë temë, shih Indeksi i sistemeve elektorale dhe
Sistemi elektoral dhe implikimet si dhe llojet e fletëvotimeve.) Mirëpo, disa
parime të përgjithshme vlejnë për të gjitha sistemet elektorale.
Procedurat
e numërimit duhet të marrin parasysh burimet në dispozicion, siç janë stafi,
lokalet, transporti, komunikimemt dhe pajisjet. Për shembull, metoda e
kompjuterizuar e numërimit të votave nuk do të jetë e përshtatshme për
lokacionet pa furnizim me energji elektrike ose me mungesë të operatorëve të
shkathtë të kompjutrit.
Mbase
duhet të gjendet një ekuilibër midis integritetit, saktësisë dhe shpejtësisë.
Sa më shumë kontrollime dhe brazime të ketë, procesi do të jetë më i
ngadalshëm. Sa më shpejt që të shpallen rezultatet, aq më shumë mund të ketë
kompromis për saktësi. Në secilin rast, përpiluesit e sistemeve duhet të
vendosin cila nga këto parime udhëzuese është më e rëndësishmja.
Numërimi
mund të bëhet me dorë, mekanikisht ose në mënyrë elektronike. Numërimi mund të
bëhet në vendvotime ose në qendra të votimit.
Sistemet
më të ndërlikuara kërkojnë drejtimin e fazave të ndryshme të numërimit dhe disa
lokacione. Numrimi i sistemeve të mazhorancës mund të përfundojë normalisht në
nivelin e rajonit elektoral. Në sistemin e përfaqësimit proporcional mund të
nevojitet numërimi përfundimtar i centralizuar për t’i shndërruar votat në
vende të parlamentit.
Kush
duhet të jetë përgjegjës për numërinin e votave?
Numërimi
është një ndër fushat kyçe ku mund të paraqiten raste të falsifikimit. Për ta
minimizuar mundësinë e mashtrimit, numërimi i votave duhet të jetë përgjegjësi
e një organi të pavarur të menaxhmentit elektoral. Në këtë proces mund të
krijohen mekanizma të mbikëqyrjes. Duhet të ketë kontrollime, ekuilibrime dhe
paraqitje të revizionit gjatë këtij procesi, si dhe procese të përcaktuara
qartë për parashtresa dhe ankesa.
Rregullat
e numërimit duhet të kuptohen qartas
Rregullat
e numërimit duhet të jenë të qarta, të dihen që përpara dhe të kuptohen nga
secili që përfshihet në zgjedhje, përfshirë zyrtarët e zgjedhjeve, publikun e
përgjithshëm, partitë politike, kandidatët, organizatat joqeveritare dhe
vëzhguesit vendas ose ndërkombëtarë të zgjedhjeve duhet të vijojnë sipas
udhëzimeve specifike (shih Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve – Filipinet),
kurse të tjerat janë më të përgjithshme. Shih Shembuj të ligjeve dhe
rregulloreve të Ganës – Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Belgjikës dhe
Suedisë – Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Suedisë dhe Ukrainës – Shembuj
të ligjeve dhe të rregullorve të Ukrainës dhe Spanjës – Shembuj të llojeve të
ndryshme të legjislaturave të Spanjës. Po ashtu, është e dëshirueshme që t’u
sigurohen të gjithë pjasëmarrësve informacionet dhe programet e trajnimit mbi
vetë numërimin.
Numërimi
duhet të jetë i hapur dhe transparent
Ka
shumë rëndësi për legjitimitetin e zgjedhjeve që procesi i numërimit të jetë i
hapur dhe transparent. Përfaqësuesve të partive politike dhe kandidatëve si dhe
vëzhguesive të vendit ose ndërkombëtarë duhet t’u bëhet e mundur të dëshmojnë
procesin dhe të lejohen të kopjojnë deklaratën mbi numërimin, duke dokumentuar
kështu rezultatet e procesit të numërimit.
Trajnimi
është qenësor
Trajnimi
i hollësishëm dhe intenziv i zyrtarëve të zgjedhjeve si dhe i përfaqësuesve të
partive politike ose i kandidatëve (për më shumë informacion mbi këtë çështje,
shih Përfaqësuesit e partive dhe kandidatët dhe trajnimi i përfaqësuesve të partive)
dhe të vëzhguesve të vendit ose ndërkombëtarë është qenësore për të siguruar
konsekuencë të qasjes, e sidomos për të caktuar atë që përbën fletëvotimin të
vlefshëm ose të pavlefshëm.
Punëtorët
e zgjedhjeve (si dhe zyrtarët e zgjedhjeve) duhet të jenë jopartiakë në
veprimin e tyre, të veprojnë plotësisht sipas procedurave dhe me zotim për të
trajtuar materialet e zgjedhjeve me kujdes dhe respekt. Ata duhet të kuptojnë,
për shembull, se edhe pasi të jenë numëruar votat, ato mbeten dokumente ligjore
në disa juridiksione. Identifikimi i votuesve dhe votat e tyre, sidomos i
votuesve të cilëve u ndihmohet në mënyrë të veçantë dhe në vendvotimet e vogla,
duhet gjithnjë të mbahet në fshehtësi.
Publikimi
i rezultateve të zgjedhjeve
Partive
politike dhe mediave duhet t’u jepet mundësia të publikojnë rezultatet
jozyrtare, por përgjegjësia dhe autoriteti për të shpallur rezultatet zyrtare
të zgjedhjeve duhet të mbeten të organit të menaxhmentit të zgjedhjeve.
Arsimimi i votuesve
Vështrim
Kjo fushë tematike bën fjalë për mënyrat që
programet e arsimit të votuesve të mund të drejtohen në rrethana të ndryshme.
Është shkruar për ata që kanë detyrë për përpilimin, zbatimin dhe vlerësimin e
programeve të arsimimit të votuesve. Fusha tematike përfshin shtatë shkallë që
duhet t’i kalojnë arsimuesit për të zhvilluar programe relevante, me çmime
efektive dhe të përshtatshme për arsimim.
Ato
shtatë shkallë përfshijnë:
- të
kuptuarit e arsimimit të votuesve;
-
caktimin e mandatit të arsimimit të votuesve;
- vlerësimin e rrethanave në të cilat do të zhvillohet
programi
- zhvillimin e strategjisë adekuate;
- përpilimin dhe zbatimin e programit;
- mbikëqyrjen dhe vlerësimin e programit;
- sigurimin që të ruhen për programet e
ardhshme praktikat më të mira dhe mësimet e nxëna.
Vëmendje e përafërt i kushtohet llojllojshmërisë
së metodave dhe aspekteve që janë përdorur në programe të tjera të arsimimit të
votuesve. Këto mund të formojnë një pjesë të programit që aktualisht
parashikohet nga përdoruesi. Jepen shembuj krahas sugjerimeve për aktivitete
plotësuese. Sigurohen edhe komente për koston dhe efektivitetin e tij relativ
në situata të ndryshme.
Këto
metoda të përmendura përfshijnë këto që vijojnë:
-
mediat,
-
materialet e shtypit tradicional,
- artet
dhe kultura,
-
ndërveprimi ball për ball,
- strategji të tjera, përfshirë informacionin për
përdorimin e telefonave dhe të shërbimeve postare,
-
reklamat komerciale,
-
teknikat e mësimit nga larg.
Administratorët e zgjedhjeve që kërkojnë vetëm një
pasqyrë të ndërmarrrjes së arsimimit të votuesve duhet të shqyrtojnë pjesët e
hyrjes.
Terminologjia
Shumë
shpesh është një tendencë për të përdorur termat: informacioni i votuesve,
arsimimi i votuesve dhe arsimimi civil në mënyrë të ndërkëmbyeshme. Megjithatë,
ka dallime të dukshme. Këto kanë të bëjnë me kohën, kohëzgjatjen dhe
fushëveprimin e programeve si dhe me subjektet zakonisht të përfshira në
zbatimin e tyre. Këta terma sqarohen në pjesën mbi të kuptuarit e arsimimit të
votuesve (shih Definicionet dhe dokumentet vijuese). Kjo fushë tematike merret
kryesisht me informimin dhe arsimimin e votuesve. Njëherit, disa perspektiva të
arsimimit civil dhe të produkteve të arsimimit civil janë përfshirë në pjesën e
materialeve mostra.
Regjistrimi i votuesve
Vështrim
Regjistrimi
është parakusht për zgjedhje të lira dhe të drejta
E drejta e të gjithë qytetarëve të rritur për të
marrë pjesë në çështjet e qeverisë së tyre është një nga gurthemelet e
demokracisë. Mbase forma më themelore e pjesëmarrjes është e drejta e votimit
në zgjedhje të lira dhe të drejta. Aftësia për të ushtruar të drejtën
demokratike të votimit krijohet me ekzistimin e regjistrit të përgjithshëm dhe
gjithpërfshirës të zgjedhjeve (ose listën e votuesve), e cila mirëmbahet në
mënyrë të rreptë për të siguruar, sa ka mundësi, që secili votues me zotësi
juridike të regjistrohet të votojë vetëm njëherë. Komisioni Zgjedhor dhe i
Shqyrtimeve Administrative të Kuinlandit në Australi ka paraqitur në mënyrë të
thuktë bilancin delikat implicit të përgatitjes së regjistrave të zgjedhjeve.
Regjistrat e zgjedhjeve janë komponentë themelore
e çdo sistemi zgjedhor. Regjistrat përbëjnë listën zyrtare të votuesve dhe janë
evidencë e qartë e të drejtës së votuesit për të votuar. Procedurat e
regjistrimit, pra, duhet të theksojnë ekuilibrim të saktë midis nevojës për të
qenë i rreptë në sigurimin e integritetit të regjistrave dhe nevojës për
fleksibitet për të siguruar që të mbrohen të drejtat e njeriut të votim.
Shpenzime
të larta të regjistrimit të votuesve
Gjersa regjistrimi i votuesve është komponentë e
përgjithshme e administratës zgjedhore, ai po ashtu është edhe një nga më të
shtrenjtët. Procesi i regjistrimit të votuesve dhe i përpilimit të listës së
votuesve shpesh arrin mbi pesëdhjetë për qind të të gjitha shpenzimeve të
administrimit të zgjedhjeve. Dy faktorë të ndryshëm ndikojnë në këto shpenzime,
natyrisht, duke përfshirë edhe llojin e sistemit që përdoret për të regjistruar
votuesit, aftësitë administrative të autoritetit të zgjedhjeve si dhe
karakteristikat sociale, ekonomike dhe demografike të vendit.
Regjistrimi
i votuesve: parimet e përgjithshme
Dy
parime të rëndësishme e përbëjnë bazën e regjistrimit të votuesve. I pari është
se sistemi i zgjedhur për regjistrimin e votuesve duhet të ndihmojë p=r
përfshirjen e të gjithë votuesve me zotësi juridike në listën elektorale, ose
në listën e votuesve. Qeverisja demokratike kërkon ekzistimin e zgjedhjeve të
lira dhe të drejta të udhëhequra në mesin e elektoratit të gjerë me të drejtë
vote. Për të kuptuar këtë normë, pra, të gjithë zgjedhësit me zotësi juridike
(ose shumica dërmuese e tyre) duhet të përfshihen në listën e votuesve.
Përfshirja e tyre ua vërteton të drejtën për të votuar në zgjedhje. Parimi
kryesor tjetër i regjistrimit të votuesve është rrjedhojë logjike e qartë i të
parit, përkatësisht, se ai duhet të pengojë përjashtimin e qytetarëve me zotësi
juridike nga lista e votuesve.
Përjashtimi
ligjor dhe administrativ
Ka dy
mënyra për përjashtimin e votuesit nga lista e votuesve – qoftë përmes
përjashtimit ligjor ose administrativ. Gjatë ripërtëritjes bashkëkohëse të
demokracive përfaqësuese në shekujt XVIII dhe XIX, ka pasur shumë baza sipas të
cilave njerëzit përjashtoheshin ligjërisht nga regjistrimi dhe votimi, duke
përfshirë kushte të tilla si pronësinë e poseduar, shëndetin, dijen e
shkrim-leximit, racën, gjininë dhe "përkatësinë morale". Me kalimin e
koh=s, të gjitha këto përjashtime ligjore janë zhdukur në praktikën
demokratike, kurse sot shumica prej tyne nuk konsiderohen më si legjitime.
Megjithatë, në shumë shtete ka përjashtime ligjore që vazhdojnë edhe sot. Ato
përfshijnë moshën (zakonisht 18 vjet e më të vjetër, ndonëse në disa raste
kufiri është diçka më i lartë), pastaj shtetësinë, vendbanimin, bindjen për
kundërvajtje kriminale dhe mungesën e kompetencës mentale. Përjashtime të tilla
bëhen të detyrueshme, zakonisht nga liderët politikë, në ligjin kushtetues dhe
zgjedhor më shumë sesa nga zyrtarët administrativë.
Përjashtimi
administrativ paraqitet kur njerëzit që gjoja kanë zotësi juridike për të
votuar nuk kanë të drejtë për të votuar sepse janë lënë jashtë listës së
votuesve. Ata mund të përjashtohen, për shembull, thjesht me përzgjedhjen e
tyre ose shprehitë e tyre. Votuesi potencial mund të ketë pak ose aspak
interesim për politikë ose për zgjedhje. Ndryshimi i adresës ose madje emri i
votuesit mund të dalë me gabim, ose të mos jetë regjistruar fare. Përjashtimi
mund të bëhet edhe për shkak të kufizimeve të sistemit të regjistrimit të
votuesve, siç është afati i publikuar jo sa duhet qartë për përfundimin e
procesit të regjistrimit. Duke u munduar që të pengohet kjo çështje, ose së
paku të minimizohet përjashtimi i votuesve me zotësi juridike, sistemi i
regjistrimit duhet të ruajë prioritetin për t’i regjistruar të gjithë votuesit
me zotësi juridike. Ndonëse në praktikë do të ketë mundësi të regjistrohen të
gjithë votuesit me zotësi juridike, duke përkrahur këtë qëllim do të
inkurajohet identifikimi i kritereve të qarta të kryerjes së punëve (shih Identifikimi
i votuesve për qëllime të regjistrimit) me të cilin mund të matet suksesi i
arritur në regjistrimin e përgjithshëm.
Ndërlikueshmëria
e regjistrimit të votuesve
Pa
marrë parasysh rëndësinë e madhe të regjistrimit të votuesve për procesin e
zgjedhjeve demokratike, administratorët zgjedhorë shpesh ballafaqohen me
vendime të panumërta për t’u përgjigjur çështjeve të vendit, shtetit ose
rajonit të tyre:
A duhet
të përpilohet lista e votuesve rishtas për çdo zgjedhje, ose a është më mirë të
mbetet lista e njëjtë që vazhdon?
Si të
identifikohen votuesit me zotësi juridike si të tillë në vendvotim – a përdorin
ata kartelë të votimit apo ndonjë mjet tjetër?
Nëse
përdoret ndonjë kartelë identifikimi e votuesit, çfarë informacioni duhet të
përfshijë ajo kartelë?
A duhet
regjistrimi të jetë i obligueshëm ose sipas dëshirës?
Nëse
regjistrimi është sipas dëshirës, a duhet kjo të jetë me iniciativën e e
qytetarit ose të shtetit?
Çfarë
ndikimi kanë kushtet vendore, siç janë shkalla e njerëzve që dijnë lexim-shkrim,
urbanizimi, lëvizja e popullatës, pasuria relative dhe historia me demokraci,
në sistemin e regjistrimit të votuesve i cili nuk është i përshtatshëm?
Çfarë
roli luan kompjuterizimi në procesin e regjistrimit të votuesve – cilat aspekte
të regjistrimit të votuesve përpunohen më së miri me kompjutër?
Përgjigjet
në këto pyetje dhe të ngjashme luajnë rol të rëndësishëm për caktimin e llojit
të sistemit të regjistrimit të votuesve i cili u përgjigjet më së mirë parimeve
të përfshirjes së përshtatshme dhe të përjashtimit minimal në rrethana të
veçanta politike.
Metodat
alternative të regjistrimit të votuesve
Shtruarja
e këtyre pyetjeve në mënyrë të thjeshtë siguron njëfarë treguesi të mënyrave të
ndryshme në të cilat demokracia në përgjithësi, dhe regjistrimi i votuesve në veçanti, janë zbatuar në ekonomi dhe
kultura të ndryshme, në të cilat ka shtjerë rrënjë impulsi demokratik. Dy
pyetje që u japin substancë parimeve të administratës demokratike janë:
Cila
alternativë i përgjigjet më së shumti llojit të kushteve vendore në të cilat
ajo duhet të ekzistojë?
Cila
alternativë është reale dhe e përballueshme në rrethanat financiare dhe
administrative, në të cilat ajo duhet të zhvillohet dhe të qëndrojë?
Janë
tri veprime themelore të mundshme për përpilimin dhe mirëmbajtjen e listës së
votuesve:
-
lista periodike,
- regjistri ose lista e vazhduar
dhe
- regjistri i gjendjes civile.
Përzgjedhja për ta përpiluar sistemin e
regjistrimit të votuesve në bazë të njërit nga këto opcione, ose me ndonjë
kombinim të tyre, është brenga kryesore e autoritetit të zgjedhjeve.
Kjo
pjesë mbi regjistrimin e votuesve i krahason dhe ballafaqon alternativat
kryesore për elementet e ndryshme të regjistrimit të votuesve. Nga një anë, ajo
sugjeron një spetktër të gjerë të përzgjedhjeve gjatë parametrave të
përgjithshëm të regjistrimit të votuesve. Por në shumë raste, theksohet një
spektër i alternativave më praktike për t’u përshtatur me traditat vendore dhe
kushtet e tjera unike. Po ashtu theksohen rastet në të cilat administrimi i
zgjedhjeve ka qenë posaçërisht me sukses për të marrë vendime që u përgjigjen
pozitivisht rrethanave të vendit.
default