Herramientas Personales
Usted está aquí: Inicio ACE 1.0 Overview - Albanian Partitë dhe kandidatët


Find us on Facebook   Follow us on Twitter   RSS News Feed   ACE YouTube Channel

 
Left arrow anterior Tabla de contenido siguiente Right arrow
Your are currently reading the archived ACE Encyclopaedia Version 1.0
The new, significantly extended and updated ACE Encyclopaedia is Version 2.0.
Access ACE 2.0

Partitë dhe kandidatët

Vështrim

 

Ndonëse është bërë modë e disa studiuesve dhe komentuesve për të treguar rënien e partive politike, ende ka dyshim se ato ende kanë rolin themelor të rëndësishëm në zgjedhjet bashkëkohore. Rregullorja e partive, si edhe rregullorja e kandidatëve (të cilët shpesh, ndonëse jo gjithmonë, caktohen nga partitë), është një çështje me rëndësi qenësore.

 

Objektivi qendror i dosjeve në këtë pjesë është të japë udhëzime për pyetjet praktike, lidhur me rregulloret e partive dhe të kandidatëve, siç janë:

 

- Si rregullohet, mbikëqyret etj. financimi i fushatave në vendet e tjera,?

- A ka ligje që u përkasin firmave të huaja që japin kontribut për fushatën?

- Cilat janë rregullat dhe rregulloret, si dhe pro e kundër, për t’u mundësuar kandidatëve potencialë të marrin frymë lirisht?

- Si sigurohet neutraliteti i kandidatëve në zgjedhje, përfshirë qasje të barabartë në mediat e kontrolluara nga qeveria?

- Cilat janë kodet e mirësjelljes së partive politike dhe të mediave?

 

Kjo pjesë do të shqyrtojë madje edhe çështjet më të gjera, siç janë:

- A ka standarde mbinacionale në zgjedhje dhe demokraci? 

- Cili është roli i zgjedhjeve në demokraci?

 

Duhet të shënohen katër çështje hyrëse përkitazi me pyetjet e tilla dhe mënyrat si zgjidhen ato në pjesën e këtij udhëzimi mbi partitë dhe kandidatët:

 

E para, gjersa shpresohet se dokumentet do të jenë të dobishme për legjislatorët, zyrtarët partiakë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, ato duhet të jenë relevante për shkollarët dhe studiuesit. Gjersa shkollarët të mos pëlqejnë realitetin praktik të qeverisë demokratike se ajo ka aftësi të japë gjykime autoritative akademike dhe teorike.

 

E dyta, gjersa për disa çështje praktike ka mundësi të jepen përgjigje teknike, për shumë prej tyre shtrohen pyetje për vlerat e rëndësishme dhe teoritë politike. Për shembull, pyetja në listën e mësipërme mbi ‘qasjet e barabarta’ për mediat e kontrolluara nga qeveria shtron pyetjen se cili është kuptimi i ‘barabartë’?

 

Për diskutim të plotë mbi parimet përkitazi me rregulloren e partisë dhe të kandidatëve, shih Parimet e udhëzimit, Gjasat e njëjta të lojës, Drejtësia, Liria e fjalës, Kontrollimi i mashtrimit, Korrupcioni dhe praktika e padrejtë, Pjesëmarrja politike, Inkurajimi i dekomkracisë partiake të brendshme, Sigurimi i punës së hapët, Transparenca, Përgjegjësia dhe Kontrollimet e barazimet.

 

E treta, në përgjithësi, dosjet në këtë pjesë nuk kanë qëllimin të parashtrojnë mendime definitive për çështjen se çka e përbën 'praktikën e mirë'. Shumë çështje që merren parasysh këtu janë shumë kundërthënëse përkitazi me këtë. Në vend të kësaj, qëllimi i gjerë është të sigurohet një spektër opcionesh, me shembuj nga secili.

 

E katërta, zgjedhjet me konkurencë janë garë që zhvillohet sipas ligjeve dhe rregullave. Është qenësore që të gjithë (ose vërtetë të gjithë) kandidatët dhe partitë kryesore duhet të ndjehen të aftë t’i pranojnë këto rregulla. Nëse një parti politike e rëndësishme, kandidat ose frakcion mendon dhe ka arsye të forta se ligjet dhe rregullat janë të paarsyeshme, atëherë ka më pak gjasa të pranohen rezultatet e zgjedhjeve. Stabiliteti politik do të pësojë. Kuptimi i problemeve dhe i opcioneve lidhur me rregulloren e partive politike dhe të kandidatëve ka mundësi të japë kontribut për cilësinë e demokracisë.

 

Acciones de Documento