Sistemet e zgjedhjeve
Vështrim
Përzgjedhja e sistemit të zgjedhjeve është një nga vendimet institucionale më të rëndësishme për çdo demokraci. Megjithatë, rrallë bëhet përzgjedhja e një sistemi të zgjedhjeve me vetëdije dhe me qëllim. Shpesh përzgjedhja është e rastit, rezultat i kombinimit jo të zakonshëm të rrethanave, të një trendi kalimtar, ose të historisë së huaj.
Ndikimi i kolonializmit dhe efketet e fqinjve me ndikim janë shpesh të bidshëm për të bërë përzgjedhjen e sistemeve të zgjedhjeve. Megjithatë, thuaja në të gjitha rastet përzgjedhja së një sistemi të veçantë të zgjedhjeve ka ndikim themelor në jetën e ardhshme politike të vendit në fjalë. Në shumicën e rasteve, , kur të përzgjidhen njëherë sistemet elektorale, mbeten bukur të qëndrueshme meqë shtohen interesat politike dhe u përgjigjet stimulimeve që ato paraqesin.
Rrallë ndodh që sistemet e zgjedhjeve të përzgjidhen me qëllim, është edhe më i rrallë rasti kur ato përpilohen me kujdes për kushte të veçanta historike dhe shoqërore të një vendi. Çdo demokraci e re duhet të përzgjedhë (ose të trashëgojë) një sistem zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e vet, por vendimet e tilla shpesh ndikohen nga një ose dy rrethana vijuese: faktorit politik i mungon njohuria dhe informimi themelor, kështu që zgjedhjet dhe pasojat e sistemeve të ndryshme zgjedhore pranohen plotësisht, ose përkundrazi, aktorët politikë shfrytëzojnë njohuritë e tyre mbi sistemet elektorale për të avancuar format që ata mendojnë se do të kishin sukses për avantazhin e tyre të njëanshëm.
Me cilindo skenar qoftë, përzgjedhjet që bëhen mund të mos jenë më të mirat për të mirën politike afatgjate të vendit në fjalë, dhe ndonjëherë mund të kenë pasoja të tmerrshme për përparimin demokratik të një vendi.
Historiku i përzgjedhjes së sistemit elektoral pra mund të jetë aq i rëndësishëm sa edhe vetë përzgjedhja. Njeriu nuk duhet të ketë iluzion se vendimet e tilla bëhen në vakuum politik. Në të vërtetë, trajtimi i përparësisë politike është thuaja gjithmonë një faktor në përzgjedhjen e sistemeve elektorale – nganjëherë kjo është e vetmja konsideratë. Njëherit, përzgjedhjet e sistemeve elektorale në dispozicion janë shpesh, në të vërtetë, relativisht të reja. Megjithatë, ngjan po ashtu që llogaritjet e interesave politike afatshkurtëra mund shpesh të mjegullojnë sukseset e një sistemi të veçantë zgjedhor dhe interesat më të gjera të sistemit politik. Si pasojë e kësaj, gjersa pranohen detyrimet praktike, ne përpiqemi t’i qasemi çështjes së përzgjedhjes së sistemit elektoral në mënyrë sa më të gjerë dhe gjithpërfshirëse.
Elementi i sistemit elektoral të këtij publikimi ka për qëllim sidomos negociatorët politikë dhe hartuesit e kushtetutës në demokracitë e reja, në themelim e sipër dhe tranzicionale. Megjithatë, meqë të formësuarit e institucioneve politike është detyrë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracitë e reja por edhe për ato demokraci tashmë të themeluara që kërkojnë t’i përshtasin sistemet e tyre për të pasqyruar më mirë realitetin e ri politik, ky tekst po ashtu kërkon të shqyrtojë edhe shqetësimet e atyre personave si në demokracitë e themeluara ashtu edhe në ato ekzistuese që mund të jenë duke përpiluar sistemet elektorale. Marrë parasysh këtë audiencë në shënjestër, ne pa tjetër duhet të jemi detyruar të thjeshtojmë shumë nga literatura akademike mbi këtë çështje, gjersa njëkohësisht të zgjidhim disa nga çështjet më komplekse qenësore në këtë fushë. Nëse duket se ndonjëherë duam të thjeshtojmë shumë dhe herët e tjera tepër kompleks, shpjegimi zakonisht do të jetë në përpjekjen tonë për të ekuilibruar këto dy objektiva të qartësisë dhe përfshirjes.
Gjersa konteksti në të cilin demokracitë që paraqiten dhe vendosen bëjnë zgjidhje kushtetuese dallojnë jashtëzakonisht shumë, qëllimet afatgjata të shumicës së demokracive janë zakonisht të njëjta: të përvetësohen institucionet që janë mjaft të fuqishme për të avancuar demokracinë stabile, por mjaft fleksibile për të reaguar në rrethanat që ndryshojnë. Si demokracitë që paraqiten dhe ato tashmë të vendosura kanë shumë për të mësuar nga përvoja e të tjerëve. Krijimi institucional është proces evolutiv, kurse ne kërkojmë të distilojmë mësimet që kemi nxënë nga shumë shembuj të vërtetë të krijimit institucional nëpër botë.
Sistemet zgjedhore dhe kushtetutat
Shumë nga krijimi kushtetues është paraqitur në kohë relativisht të vonshme: lëvizja gjithëbotërore drejt qeverisjes demokratike në vitet e 80-a dhe të 90-a të shekullit të kaluar kanë stimuluar një urgjencë të re duke hulumtuar modele të qëndrueshme të qeverisë së përfaqësimit përkatës, krahas me vlerësimin e freskët të sistemeve elektorale. Ky proces është inkurajuar me realizimin e përhapur gjerësisht se zgjedhja e institucioneve mund të ketë ndikim të dukshëm mbi sistemin e gjerë politik – për shembull, gjithnjë e më shumë pranohet se një sistem elektoral mund të ndihmojë për të “inxhinieruar” bashkëpunimin dhe vendosjen në shoqëri të ndarë. Krijimi i sistemit elektoral tani i pranuar si me rëndësi të rëndësishme për çështje të mëdha të qeverisjes, dhe me gjasë si njëri me ndikimin më të madh, nga të gjitha institucionet politike.
Duke siguruar këtë analizë të hollësishme të përzgjedhjeve dhe të pasojave, dhe duke treguar si kanë punuar sistemet zgjedhore në botën demokratike, shpresojmë të arrijmë dy gjëra:
- të zgjerojmë njohuritë dhe të ndriçojmë diskutimet politike dhe publike;
- si dhe t’u japim mjetet përpiluesve të kushtetutës për të bërë një përzgjedhje me informacion, dhe
- në këtë mënyrë të shmangim disa nga efektet e mosfunksionimit dhe të destabilizimit të përzgjedhjeve të sistemeve të posaçme elektorale.
Në nivelin më themelor, sistemet elektorale tregojnë se në zgjedhjet e përgjithshme votat hedhen në vende që i fitojnë partitë dhe kandidatët. Variabilet kryesore janë:
1. formula elektorale e përdorur (d.m.th. qoftë të jetë sistem me mazhorancë ose proporcional, dhe çfarë formule matematike përdoret për të llogaritur caktimin e vendeve) dhe
2. përmasa e rajonit, jo sa votues jetojnë në një rajon, por më tepër sa anëtarë të parlamentit zgjidhen në atë rajon.
Struktura e sistemit elektoral lidhet ngushtë me më shumë aspekte të tjera administrative të zgjedhjeve me të cilat kanë të bëjnë në këtë faqe të internetit, siç janë shpërndarja e vendeve të votimit (shih Indeksin e operativës së votimit), caktimi i kandidatëve (shih Indeksin e partive dhe të kandidatëve), regjistrimi i votuesve (shih Indeksin e regjistrimit të votuesve), kush i drejton zgjedhjet dhe kështu me radhë - shih Indeksin e menaxhmentit të zgjedhjeve. Këto çështje janë me rëndësi të madhe, kurse avantazhi i mundshëm i çdo përzgjedhjeje të sistemit të zgjedhjeve do të pengohet përveç nëse u kushtohet vëmendje e nevojshme. Forma e sistemit elektoral po ashtu ndikon në fushat e tjera të ligjeve elektorale: përzgjedhja e sistemit elektoral ka ndikim në mënyrën me të cilën caktohen kufijtë rajonal (shih Indeksin e kufijve të caktuar), izajni i fletëvotimit (shih Indeksin e operativës elektorale), si numërohen votat (shih Indeksin e numërimit të votave), krahas aspekteve të tjera të shumta të procesit elektoral.
Përmbledhje e llojeve të sistemeve elektorale
Ka me qindra sistemesh elektorale aktualisht në përdorim e sipër po edhe më shumë permutacione të secilës formë, por për hir të thjeshtësisë, ne i kemi kategorizuar sistemet elektorale në tri familje të gjera:
- të shumëcës-mazhoritetit,
- gjysmëproporcional, dhe
- proporcional.
Brenda këtyre trijave, kemi 10 “nënfamilje":
- i pari fiton postin (PFP),
- votimi en bllok (VB),
- vota alternative (VA), dhe
- sistemi me dy turne (SDT), të gjitha janë sisteme të shumicës-mazhorancës.
- sistemet paralele,
- vota e kufizuar (VK) dhe
- vota e vetme e patransferueshme (VVPT) janë sisteme gjysmëproporcionale.
- lista PR,
- proporcionale me anëtarë të përzierë (PAP), dhe
- vota e vetme e transferueshme (VVT), të gjitha janë sistemet proporcionale.
Secili nga 212 sistemet elektorale parlamentare të Shpërndarjes Globale të Sistemeve Elektorale mund të kategorizohet nën njërin nga këta dhjetë tituj, kurse ky dru i familjes, ndonëse me rrënjë në konventa të caktuara afatgjata, është i pari që duhet të ketë parasysh të gjitha sistemet elektorale që tani përdoren në zgjedhjet parlamentare në botë, pa marrë parasysh çështjet më të mëdha të demokracisë dhe të legjitimitetit. Shpresojmë se ai ofron një udhëzim të qartë dhe konciz për përzgjedhjen midis tyre.
Mënyra më e rëndomtë për t’i shikuar sistemet elektorale është grupimi i tyre sipas saktësisë që votat kombëtare të fituara paraqesin vendet e fituara në parlament; do të thotë, sa janë proporcionale. Për të bërë këtë, njeriu duhet të shikojë si raportin midis votës dhe vendit ashtu edhe nivelin e votave të humbura. Për shembull, Afrika Jugore ka përdorur një sistem elektoral proporcional klasik për zgjedhjet e veta të para demokratike në vitin 1994, kurse me 62.65% të votave të popullit Kongresi Kombëtar Afrikan (KKA) ka fituar 63% të vendeve kombëtare (shih Afrika Jugore: Sistemet elektorale dhe menaxhmenti i konfliktit). Sistemi elektoral ishte shumë proporcional, kurse numri i votave të humbura (d.m.th. ato që ishin hedhur për partitë të cilat nuk kishin fituar vende në asamble) ishin gjithsej vetëm 0.8%. Kontrasti i drejtpërdrejtë nga viti paraprak, në kombin fqi të Lesoto-së, shumica sistemit elektoral klasik i pari fiton postin (PFP) kishe dalur në Partinë e Kongresit të Basoto-së, duke fituar çdo vend të parlamentit prej 65 anëtarësh me 75% të votave të popullit; nuk kishte kurrfarë opozite parlamentare, kurse 25% të zgjedhësve që kishin votuar për partitë e tjera nuk u përfaqësuan fare. Ky rezultat u pasqyrua në zgjedhjet me votim en bllok në Xhibuti në vitin 1992, kur të gjitha 65 vendet parlamentare i kishte fituar Rassemblement Populaire pour le Progres me 75% të votave.
Mirëpo, në disa rrethana, sistemet elektorale joproporcionale (siç është PFP) munden rastësisht të ngrisin rezultatet e përgjithshme relativisht proporcionale. Ky rast ishte në vendin e tretë të Afrikës Jugore, Malavi, në vitin 1994. Në ato zgjedhje, partia prijëse, Fronti Demokratik i Bashkuar fitoi 48% nga vendet me 46% të votave, Partia e Kongresit të Malavisë fitoi 32% të vendeve me 34% të votave, kurse Aleanca për Demokraci fitoi 20% të vendeve me 19% të votave. Niveli i përgjithshëm i proporcionalitetit ishte i lartë, por për shkak të faktit se ky nuk ishte krejtësisht një sistem proporcional, nuk mundi të kategorizohet si i tillë, votat e humbura megjithatë u shtuan deri në thuaja një të katërtën e të gjitha votave të hedhura.
Për më shumë informacion, shih Sistemet elektorale dhe kushtetuta.
anterior
