Zgjedhjet dhe teknologjia
Pse 'Zgjedhjet dhe teknologjia'?
Teknologjia është qenësore për zhvillimin e zgjedhjeve. Teknologjia përdoret në çdo fazë të procesit të zgjedhjeve, p.sh. për përpilimin e listave të votuesve, skicimin e kufijve elektoral, punësimin dhe trajnimin e personelit, shtypjen e fletëvotimeve, zhvillimin e fushatave për edukimin e votuesve dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Zbatimi i përshtatshëm i teknologjisë në zgjedhje mund ta rrisë efikasitetin administrativ, mund t’i zvogëlojë shpenzimet afatgjate dhe mund të rrisë transparencën politike.
Teknologjitë që shfrytëzohen për zgjedhje mund të jenë ‘të vjetra’, si shtypshkronjat, lapsat me sferëza, shtypësit e doracakëve, kalkulatorët elektronikë dhe radiot, ose teknologjitë ‘e reja’ si: kompjuterët, skenerët optikë, hartuesit digjital të hartave dhe interneti. Pa qasje në teknologji, logjistika moderne e zgjedhjeve të shkallës së madhe do të ishin jashtë mundësive tona.
Kompleksiteti i teknologjisë që shfrytëzohet për zgjedhje në botë ndryshon në masë të madhe. Shkalla e ndryshimit teknologjik është aq e shpejtë saqë organet për menaxhimin e zgjedhjeve (OMZ) duhet që rregullisht ta rivlerësojnë shfrytëzimin e teknologjisë, për të vendosur se a duhet që ata të përshtasin teknologji të re apo teknologji të ripërtrirë për të përmirësuar kryerjen e detyrave të veta.
Kjo fushë tematike, Zgjedhjet dhe teknologjia synon t’u ndihmojë OMZ-ve në këtë punë përmes:
Përshkrimit të teknologjive që përdoren aktualisht në proceset zgjedhore
Ofrimit të udhëzimeve për OMZ-të duke shqyrtuar adaptimin dhe zbatimin e teknologjisë së re
Dhënies së shembujve për ‘praktikat më të mira’ në përdorimin e teknologjisë, si dhe rastet kur kjo teknologji nuk i ka përmbushur ato që janë pritur
Shqyrtimit të mundësisë që në të ardhmen disa nga teknologjitë që do të dalin të mund të aplikohen në zgjedhje në Shekullin 21.
Fushë tematika Zgjedhjet dhe teknologjia ndryshon nga fushë tematikat tjera të përfshira në projektin Administrimi dhe Kostoja e Zgjedhjeve (AKZ).
Aty ku fushë tematikat tjera përfshijnë aspekte specifike të procesit të zgjedhjeve, fushë tematika Zgjedhjet dhe teknologjia përfshin teknologjinë e përshtatshme për cilëndo pjesë të procesit të zgjedhjeve.
Kjo nuk është paramenduar të nënkuptojë që shfrytëzimi i teknologjisë në zgjedhje paraqet një fund në vetvete. Por ajo më shumë është njohje/pranim se zgjidhje të njëjta teknologjike mund të zbatohen në shumë aspekte të ndryshme të procesit të zgjedhjeve. Për shembull, bazat elektronike të të dhënave mund të shfrytëzohen pothuajse për çdo pjesë të procesit të zgjedhjeve, duke përfshirë listat e votuesve, inventarin, pagat e personelit, votimin përmes postës, numërimin e votave dhe përhapjen e rezultateve.
Ashtu që shfrytëzuesit mund ta lidhin shfrytëzimin e teknologjisë për procese specifike të zgjedhjeve, fushë tematika, Zgjedhjet dhe teknologjia përmban lidhje me fushat tematike përkatëse në Projektin e AKZ-së. Rishikimet më të vonshme të projektit të AKZ-së përfshijnë lidhjet nga këto fushat tjera tematike me referencat përkatëse teknologjike në fushën tematike Zgjedhjet dhe teknologjia.
Çka nënkuptojmë me ‘teknologji’
‘Teknologjia’mund të përkufizohet thjesht si çdo gjë në të cilën përfshihet aplikimi i shkencës dhe inxhinierisë. Ky është një definicion shumë i gjërë që mund ta përfshijë çdo artikull të prodhuar. Për qëllimet e kësaj fushe tematike, neve na nevojitet një definicion më i kufizuar që është më drejtpërdrejt relevant për menaxhimin e zgjedhjeve.
Ne mund ta shfrytëzojmë ‘teknologjinë e re’, por çka është e re në një vend mund të jetë e vjetër në ndonjë tjetër. 'Teknologjia e re' ka edhe kuptim evolues. Shtypshkronja e Gutenberg-ut, ora e dorës, shkruesit e doracakëve dhe lapsat me sferëza ishin shembujt e ‘teknologjisë së re’ atëherë kur janë krijuar. Tani këto sende vështirë se mund të konsiderohen’teknologji’fare.
Kur njerëzit diskutojnë për ‘zgjedhjet dhe teknologjinë’ në vitet e 2000-ta, ata iu referohen kompjuterëve dhe artikujve që kanë të bëjnë me elektronikën, si skenerave, lexuesve të barkodeve dhe internetit. Por ka edhe shembuj të tjerë të teknologjisë për zgjedhje që nuk i përfshin drejtpërdrejt kompjuterat, siç janë pajisjet e votimit të prodhuara nga kartoni ose plastika.
Për ta mbajtur këtë fushë tematike brenda një madhësie të dobishme, ne do ta kufizojmë definicionin tonë të ‘teknologjisë’ që të përfshijë pikësëpari pajisjet elektronike dhe mekanike që përfshijnë jo vetëm pajisjet e kompjuterizuara. Njëfarë referimi do t’u bëhet edhe inovacioneve elektronike që kanë aplikim specifik në zgjedhje. Kështu që ky definicion mund të përfshijë teknologjinë ‘e vjetër’ ekzistuese, si dhe teknologjinë ‘re’ që po krijohet dhe zhvillohet.
Në këtë fushë tematike shkurtimisht do të trajtohen teknologjitë që po krijohen. Mirëpo ajo do të përqëndrohet kryesisht në çështje më praktike, siç është, çfarë teknologjish janë duke u shfrytëzuar aktualisht nëpër botë? Si mund të zbatohen këto teknologji në rastin tonë? Si mund t’i përmirësojmë teknologjitë që aktualisht jemi duke i përdorur?
Zbatimi i teknologjisë për qëllime të zgjedhjeve
Ekzistojnë shumë aspekte që duhet të shqyrtohen kur zbatohet teknologjia për qëllime të zgjedhjeve. Më poshtë janë disa nga më kryesoret.
Zgjedhjet janë veprimtari me rrezik të lartë. Ato duhet të bëhen si duhet, të hapura për shqyrtim të publikut dhe të bëhen për herë të parë. Për dallim nga aplikimet tjera të teknologjisë, ku sistemet mund të futen në përdorim gradualisht me orare të zgjatura të testimit dhe të implementimit, shumë sisteme të zgjedhjeve do të përdorën ‘direkt’ vetëm një herë, ndërkaq sistemet duhet të punojnë mirë qysh herën e parë ose tërë zgjedhjet mund të dështojnë.
Mbase gjëja kryesore për t’u shqyrtuar është se a keni nevojë ta avanconi teknologjinë ekzistuese apo të futni në përdorim teknologji të re. Në disa raste, kostoja ose rreziku mund të jetë tepër i lartë dhe ndoshta është më e përshtatshme që të vazhdohet me shfrytëzimin e sistemeve ekzistuese.
Shfrytëzimi i teknologjisë për procesin e zgjedhjeve mund të jetë i kushtueshëm, sidomos në fazën e implementimit. Shumë zgjidhje teknologjike mund të kushtojnë shumë më shumë se proceset ekuivalente manuale që ato i zëvendësojnë. Mund të mos jetë gjithmonë ekonomike nga aspekti i kostos të implementohet teknologjia e re, aty ku përmirësimet relativisht të vogla nuk i justifikojnë shpenzimet shtesë. Nuk është e thënë që duhet të implementoni një zgjidhje teknike të sofistikuar por me kosto të lartë nëse një zgjidhje teknike me ulët alternative me kosto më të ulët është e pranueshme në rrethanat tuaja të veçanta.
Prapëseprapë ka raste kur teknologjia mund edhe t’u kursejë para në afat më të gjatë. Duhet t’i peshoni shpenzimet dhe kursimet të lidhura me futjen në përdorim të teknologjisë. Kur veproni ashtu, duhet të keni parasysh jo vetëm shpenzimet fillestare për blerjen e hardverit dhe softverit si dhe angazhimin e konsultantëve që ta ngrisin sistemin tuaj të ri, por edhe mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe shpenzimet e menaxhmentit. (Në këtë përgjithësisht do të përfshihet marrja e zotimeve përmes procesit buxhetar përkatës të qeverisë.)
Poashtu duhet ta keni parasysh përballueshmërinë e çfarëdo teknologjie që ju përdorni. Në shumë raste, do të dëshironit të siguroheni që teknologjia që dëshironi ta përdorni për zgjedhjet tjera me radhë do të jetë ende e dobishme edhe në zgjedhjet pas kësaj. Futja në përdorim e teknologjisë së re për çdo zgjedhje mund të dëshmohet si e shtrejntë dhe e papërballueshme në afat të gjatë. Nga ana tjetër, teknologjia është duke përparuar me aq hapa të shpejtë, saqë teknologjia e këtij viti mund të dalë jasht përdorimit në kohën kur të mbahen zgjedhjet tjera, pra pas një kohë prej 4 vitesh. Fuqia procesuese e kompjuterëve personalë është një shembull i mirë se si ’gjendja e artit të teknologjisë’ mund të tejkalohet në mënyrë rapide nga përparimet e teknologjisë. Kur ndryshimet janë të shpejta, mund të jetë më ekonomike nga aspekti i shpenzimeve që merrni me qira pajisje se t’i bleni për t’u siguruar se i optimalizoni kapacitetet tuaja për çdo zgjedhje që pason.
Duhet të kihen parasysh edhe faktorët tjerë për të përcaktuar përshtatshmërinë e implementimit të sistemeve të reja. Ambienti lokal fizik dhe infrastruktura është një shqyrtim i tillë. Një vend me furnizim të çrregullt me energji, p.sh. nuk mund të jetë një vend i përshtatshëm për implementim të një rrjeti të gjërë hapësinor të kompjuterëve personalë që kërkon burime të qëndrueshme të energjisë. Lagështia e lartë ose nivelet e larta të pluhurit ose zallit poashtu mund ta kufizojnë zgjedhjen e përshtatshme të teknologjisë.
Poashtu siguria e teknologjisë së re duhet të mirret parasysh. Sidomos kur përdoret teknologjia për regjistrim, llogaritje ose transmetim të të dhënave të votimit, teknologjia duhet të jetë e sigurtë së paku aq sa proceset ekuivalente që realizohen me dorë dhe do të ishte ideale të kishte më shumë të atilla.
Para se të futen në përdorim teknologjitë e reja, është më rëndësi të këshillohen me të gjithë përgjegjësit, të cilët ka të ngjarë të ndikohen nga ata. Personeli i OMZ-së duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë t’i implementojë ndryshimet. Pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, si partitë politike, kandidatët, anëtarët e parlamentit dhe mediat është e nevojshme të këshillohen nëse ky ndryshim ka ndikim në to, për shembull, kur shqyrtohet një sistem elektronik i votimit. Teknologjia e re mund të kërkojë që të bëhen ndryshime në ligjet dhe rregullat përkatëse të zgjedhjeve. Këto ndryshime duhet të negociohen dhe të garantohen para se vendosësh për teknologjinë e re.
Nevojitet kohë për implementimin e teknologjive të reja: koha për konsultim me përgjegjësit, kohë për identifikimin e nevojave tuaja, kohë për përzgjedhje të teknologjisë specifike të cilën do ta përdorni, koha për implementimin e sistemit të ri, kohë për ta testuar për tu siguruar që do të funksionojë në mënyrë efikase kur ka nevojë dhe kohë për trajnim të atyre që do ta përdorin atë. Është e zakonshme për OMZ-të që ta nënvleftësojnë se sa kohë do të marrë implementimi i sistemeve të reja. Saherë që implementimi i sistemit bëhet me nguti, rritet rreziku që sistemi të dështojë në kohën vëndimtare.
Një grackë tjetër potenciale është të orvateni të bëni shumë dhe në shpejtësi. Në vend të marrjes së shtytjes dhe të implementimit në mënyrë rrënjësore të teknologjisë së re (krahasuar me teknologjinë ekzistuese lokale) me një hap, mund të jetë më e përshtatshme që gradualisht të implementohet ndryshimi gjatë një sërë ngjarjesh zgjedhore.
Kur të merret vendimi për ta implementuar teknologjinë e re, atëherë duhet të hartohet një plan implementimi. Aty duhet të përfshihen rezultatet që priten, afatet kohore, ndarjen e përgjegjësive, listat kontrolluese, standardet, kontrollimin e cilësisë dhe buxhetin e implementimit. Mund të jetë e dobishme që së paku të ndërmerret një program pilot, për ta testuar sistemin e ri në një shkallë të ulët. Pas testeve të shkallës së ulët, njëri nga hapat e fundit para se të vihet sistemi në prodhim, do të mund të bëhej një 'test ngarkues' i shkallës së plotë, ku sistemi testohet duke bërë një ushtrim të shtirur që të jetë sa më afër të jetë i mundur atij të vërtetit.
Një aspekt qenësor për implementimin e teknologjisë së re është trajnimi i atyre që do ta përdorin atë. Për sistemet që do të përdorën vetëm brenda organizatës do të jetë e domosdoshme vetëm të trajnohet personeli përkatës. Kur teknologjia përdorët nga shfrytëzuesit e jashtëm – për shembull, nëse futet në përdorim një sistem i votimit elektronik – atëherë edhe shfrytëzuesit e jashtëm duhet të trajnohen. Kur në shfrytëzues të jashtëm hyn e tërë popullata votuese, ky ‘trajnim’ mund të paraqesë një fushatë masive komunikimi. Koha për mbajtjen e trajnimeve për shfrytëzuesit duhet të sëndërtohet në planin e implementimit. Çfarëdo teknologjie, e re ose e vjetër mund të dështojë. Kur implementohen teknologjitë e reja, rreziku nga dështimi mund të jetë më i lartë se te sistemet e provuara dhe të testuara.
Për pasojë, duhet të ekzistojnë planet për rrethanat e papritura në rast se dështon teknologjia. Shpesh kjo nënkupton pasjen e sistemeve manuale rezervë që mund të futen në veprim me një paralajmërim të shkurtër, nëse dështon teknologjia. Për shembull kur bëhet numërimi i fletëvotimeve në mënyrë elektronike, duhet të keni plane për të bërë të mundur kalimin në numërim me dorë nëse sistemi elektronik dështon. Duhet të dizajnohen sisteme kompjuterike me sistemet e veta rezervë, për shembull, duke i përdorur serverët pasqyrues, duke bërë kopje rezervë të të dhënave, si dhe ruajtjen e kopjeve të të dhënave diku jashtë.
Çfarë tipe të teknologjive do të trajtohen në këtë fushë tematike?
Nëse merrni në konsideratë futjen në përdorim të teknologjisë së re për qëllime të zgjedhjeve, pikë e dobishme fillestare është të keni parasysh se çfarë teknologjie është në përdorim aktualisht, për çfarë përdoret, kush e përdor atë, dhe çfarë çështjesh janë shtruar gjatë shfrytëzimit të saj. Hapësira tematike Zgjedhjet dhe Teknologjia do të shqyrtojnë në këta tipa të teknologjisë që aktualisht përdorën nëpër botë:
- Sistemet kompjuterike
- Kompjuterët personalë
- Softveri i automatizimit të zyrave
- Rrjetet e Zonave Lokale (RRZL) dhe Rrjetet e Zonave të Gjëra (RRZGJ)
- Teknologjia e komunikimit, siç janë telefoni/faksi/linjat e të dhënave, radio, televizioni, mikrovalët dhe satelitët
- Interneti
- Sistemet elektronike të votimit
- Sistemi mekanik i votimit
- Sistemet e skanimit
- Sistemet e identifikimit
- Programet e bazës së të dhënave
- Programet për përgatitjen e hartave, siç janë Sistemet Informative Gjeografike (GIS) dhe Sistemet e Pozicionimit Global (GPS)
- Programet audio/vizuale
- Sistemet e dizajnit me ndihmën e kompjuterit (CAD)
Pas hulumtimit të teknologjive dhe programeve që aktualisht janë në përdorim, do të hetoni se ajo çfarë dëshironi ju, nuk është bërë asnjëherë më parë.
Që t’u ndihmoni atyre të hyjnë shtigjeve të reja, edhe në pjesën ‘Zgjedhjet dhe teknologjia’ bëhen përpjekje të shikohet njëfarë mënyrë në të ardhmen për atë se çfarë mund të jetë në gjendje të ofrojë teknologjia, botës së menaxhmentit të zgjedhjeve në Shekullin 21.
Previous
