Vështrim
Kjo fushë tematike bën fjalë për mënyrat që
programet e arsimit të votuesve të mund të drejtohen në rrethana të ndryshme.
Është shkruar për ata që kanë detyrë për përpilimin, zbatimin dhe vlerësimin e
programeve të arsimimit të votuesve. Fusha tematike përfshin shtatë shkallë që
duhet t’i kalojnë arsimuesit për të zhvilluar programe relevante, me çmime
efektive dhe të përshtatshme për arsimim.
Ato
shtatë shkallë përfshijnë:
- të
kuptuarit e arsimimit të votuesve;
-
caktimin e mandatit të arsimimit të votuesve;
- vlerësimin e rrethanave në të cilat do të zhvillohet
programi
- zhvillimin e strategjisë adekuate;
- përpilimin dhe zbatimin e programit;
- mbikëqyrjen dhe vlerësimin e programit;
- sigurimin që të ruhen për programet e
ardhshme praktikat më të mira dhe mësimet e nxëna.
Vëmendje e përafërt i kushtohet llojllojshmërisë
së metodave dhe aspekteve që janë përdorur në programe të tjera të arsimimit të
votuesve. Këto mund të formojnë një pjesë të programit që aktualisht
parashikohet nga përdoruesi. Jepen shembuj krahas sugjerimeve për aktivitete
plotësuese. Sigurohen edhe komente për koston dhe efektivitetin e tij relativ
në situata të ndryshme.
Këto
metoda të përmendura përfshijnë këto që vijojnë:
-
mediat,
-
materialet e shtypit tradicional,
- artet
dhe kultura,
-
ndërveprimi ball për ball,
- strategji të tjera, përfshirë informacionin për
përdorimin e telefonave dhe të shërbimeve postare,
-
reklamat komerciale,
-
teknikat e mësimit nga larg.
Administratorët e zgjedhjeve që kërkojnë vetëm një
pasqyrë të ndërmarrrjes së arsimimit të votuesve duhet të shqyrtojnë pjesët e
hyrjes.
Terminologjia
Shumë
shpesh është një tendencë për të përdorur termat: informacioni i votuesve,
arsimimi i votuesve dhe arsimimi civil në mënyrë të ndërkëmbyeshme. Megjithatë,
ka dallime të dukshme. Këto kanë të bëjnë me kohën, kohëzgjatjen dhe
fushëveprimin e programeve si dhe me subjektet zakonisht të përfshira në
zbatimin e tyre. Këta terma sqarohen në pjesën mbi të kuptuarit e arsimimit të
votuesve (shih Definicionet dhe dokumentet vijuese). Kjo fushë tematike merret
kryesisht me informimin dhe arsimimin e votuesve. Njëherit, disa perspektiva të
arsimimit civil dhe të produkteve të arsimimit civil janë përfshirë në pjesën e
materialeve mostra.