Termi caktimi i kufijve zakonisht përdored për
t’ju referuar procesit të skicimit të kufijve të zonave zgjedhore. Mirëpo ai
mund të përdoret edhe për të treguar skicimin e zonave të votimit (që quhen
edhe si zona të votimit, zgjedhore ose zona elektorale) për qëllime të caktimit
të votuesve nëpër vendvotime.
Nganjëherë,
ky term përdoret për ta përshkruar procesin e caktimit të kufijve
administrativë, si p.sh. të vijave ndarëse të shtetit, qarkut ose komunës.
Përshkak se fokusi i këtij projekti është
administrimi i zgjedhjeve, pjesa Caktimi i Kufijve të Administrimit dhe Kostos
së Zgjedhjeve (AKZ). Në këtë projekt disktutohet vetëm për caktimin e zonave
elektorale dhe zonave të votimit. Mëtej, përshkak se caktimi i zonave elektorale
është shumë i ndërlikuar dhe shumë më kundërthënës se caktimi i zonave të
votimit, pjesa dërmuese e kësaj pjese do t’i kushtohet caktimit të kufijve të
zonave elektorale.
Caktimi i zonave elektorale
Caktimi periodik i kufijve të zonave elektorale
ose ricaktimi i zonave është i nevojshëm në çdo sistem përfaqësues ku përdoren
zonat zgjedhore me një-anëtarë ose zona të vogla me shumë-anëtarë. Nëse kufijtë
elektoralë nuk rregullohen në mënyrë periodike, krijohen pabarazi nëpër zona.
Rregullimi i kufijve të zonave zgjedhore mund të
ketë pasoja të mëdha jo vetëm për ligjvënësit që i përfaqësojnë këto zona, por
edhe për individët dhe anëtarët e bashkësisë së këtyre zonave. Në fund të
fundit, rezultatet e zgjedhjeve dhe përbërjët partiake të legjislaturave ndikohen
nga përzgjedhja e kufijve të zonave. Por rëndësia e procesit ricaktimit të
zonave rrallë njihet jashtë qarqeve politike.
Vendet kanë përshtatur metoda të ndryshme për
caktimin e zonave. Në disa, zgjedhja e metodave është thjesht çështje e
traditës historike. Në disa të tjera metoda për caktimin e zonave janë huazuar
nga fuqitë koloniale ose nga ndonjë vend fqinjë që ushtron ndikim. Ende në
vendet tjera, merren vendime të vetëdijshme të bazuara në madhësinë gjeografike
të vendit, veçoritë fizike ose mjetet e tyre financiare. Kohëve të fundit,
vendet marrin parasysh kontekstin politik dhe social, kur të marrin vendime mbi
atë se cilat praktika të ricaktimit të zonave zgjedhore të përdoren. Është e
qartë se ekzistojnë një varg mundësish. Praktikat e ricaktimit të zonave që
funksionojnë mirë në disa vende nuk funksionojnë në ato të tjerat. Vendimarrja
e informuar është qasja më e mirë për përzgjedhjen ose reformimin e procesit të
ricaktimit të zonave.
Sistemet elektorale me të cilat caktohen kufijtë e
zonave zgjedhore
Skicimi i zonave elektorale në të shumtën shkon me
shumësinë ose sistemet elektorale mazhoritare.
Të dy sistemet me të madhe, nëse jo në
mënyrë ekskluzive, mbështeten në zonat me një- anëtar. Zonat duhet të
riskicohen herë pas herë për të pasqyruar ndryshimet e popullsisë.
Mirëpo sistemet pluraliste dhe sistemet
mazhoritare nuk janë tipet e vetme të sistemeve elektorale që kërkojnë skicime
periodike të zonave elektorale. Një sistem i përfaqësimit proporcional,
karakterizohet nga një votë e vetme e transferueshme, por nganjëherë duhet t’i
skicojë zonat elektorale. Kjo është
përshkak se vota e vetme e transferueshme kërkon zona që janë në mënyrë të
njëtrajtshme të vogla për nga madhësia. Sistemi tjetër elektoral, “i përzier”
poashtu kërkon skicim të zonave elektorale. Kjo ndodh për shkak se në sistemin
e përzier kombinohen përfaqësimi proporcional i listës së partisë me zonat me
një-anëtar.
Rëndësia e procesit të caktimit të kufijve
ndryshon varësisht nga tipi i sistemit elektoral. Procesi i caktimit të kufijve
është shumë i rëndësishëm, sepse sistemet pluraliste dhe mazhoritare mund dhe
nxjerrin rezultate që janë disproporcionale sa i përket përqindjes së vendeve
në legjistlativ kundrejt votave partiake. Ai është më pak i rëndësishëm në sistemet
e përziera ose sistemet e përfaqësimit proporcional.
Strukturat dhe rregullat e caktimit të zonave
elektorale
Vendet të cilat bëjnë caktimin e zonave duhet të
krijojnë një strukturë formale dhe një grup rregullash për realizimin e
procesit të ricaktimit të zonave. Zgjedhja e praktikave të ricaktimit të zonave
është e rëndësishme, përshkak se në grupe të ndryshme të zonave mund të dalin
rezultate të ndryshme të zgjedhjeve, edhe nëse modelet bazë të votave mbeten të
pandryshueshme. Në legjislacionin elektoral në të cilin përvijohen strukturat
formale dhe rregullat për ricaktim të zonave duhet të trajtohen këto çështje:
Kush duhet t’i skicojë
vijat ndarëse të zonave ose kufijtë? Dhe kush do ta ketë përgjegjësinë kryesore
për përzgjedhjen e planit përfundimtar të ricaktimit të zonave?
A do të jenë të pavarur nga legjislatura, personat që bëjnë skicimin e
zonave?
A do të jenë ata politikisht neutralë?
A do të ketë legjislatura fare ndonjë rol formal në këtë proces?
A duhet të ekzistojë
ndonjë mekanizëm për kontributin e publikut në procesin e ricaktimit të zonave?
A duhet të adaptohen
kritere që duhet të respektohen nga skicuesit e vijave? Nëse po, çfarë duhet të
jenë këto kritere?
Sa shpesh duhet të
riskicohen zonat dhe sa kohë duhet të marrë procesi i ricaktimit të zonave?
Praktikat e ricaktimit të zonave ndryshojnë
dukshëm nëpër vende të ndryshme. P.sh. në Shtetet e Bashkuara, zakonisht
ligjvënësit kanë përgjegjësinë për skicimin e vijave të zonave elektorale.
Politikat partiake dhe mbrojtja e ligjvënësve që mbajnë postet luan rol shumë
të madh në procesin e ricaktimit të zonave. Për dallim nga kjo, politikanët në
shumë vende të Komonveltit kanë vendosur të mos e bëjnë procesin e ricaktimit
të zonave. Procesi u është lënë për udhëzim dhe udhëheqje komisioneve të pavarura me kritere neutrale
të ricaktimit të zonave. Arsyet e këtyre dallimeve më së miri shpjegohen nga
normat sociale, politike dhe kulturore.
Punët që përfshihen në skicimin e caktimit të kufijve
të zonave elektorale
Edhepse rregullat për ricaktimin e zonave
ndryshojnë dukshëm nëpër vende të ndryshme, në përgjithësi punët që kryhen në
skicimin e zonave janë shumë të ngjashme. Skicimi i kufijve të zonave përfshin:
ndarjen e vendeve për nën-regjionet e vendit, siç janë shtetet ose
krahinat;
krijimi i bazës së të
dhënave që më së paku përbëhet prej hartave dhe të dhënave mbi popullsinë;
caktimin e njësive
gjeografike për zonat zgjedhore deri sa të caktohen të gjitha njësitë gjeografike
në kuadër të territorit;
përmbledhjen dhe vlerësimin e planit të ricaktimit të zonave.
Ky proces mund të jetë i ndërlikuar, që merr shumë
kohë dhe i shtrejntë.
Caktimi i kufijve të zonave të votimit
Shumica e vendeve, pa marrë parasysh tipin e
sistemit të zgjedhjeve që përdorin, bëjnë caktimin e zonave të votimit. Zonat e
votimit janë zona gjeografike të ndërlidhura në të cilat të gjithë votuesit
caktohen në vendin e njëjtë të votimit ose në vendvotim të njëjtë.
Për shkak se zonat e votimit shfrytëzohen vetëm
për qëllime të administrimit të zgjedhjeve, kufijtë e këtyre zonave tentojnë të
jenë më pak kundërthënëse dhe caktimi i kufijve të këtyre zonave zakonisht i
lihet diskrecionit të administratorëve të zgjedhjeve. Mirëpo për shkak të të
dhënave të kërkuara dhe punëve që përfshihen në caktimin e kufijve të zonave të
votimit janë të ngjashme me ato që përfshihen në skicimin e vijave ndarëse të
zonave elektorale. Për caktimin e kufijve të zonave të votimit është bërë fjalë
në pjesën e Caktimi i Kufijve.
Konkluzion
Pjesa Caktimi i kufijve i projektit Administrimi
dhe Kostoja e Zgjedhjeve (AKZ) bën fjalë për tipet e sistemeve elektorale për
të cilat nevojitet caktimi periodik i kufijve të zonave elektorale, përparësitë
dhe mangësitë e alternativave të ndryshme të ndarjes në zona (Caktimi i Kufijve
të Zonave Elektorale). Aty shqyrtohet struktura formale dhe rregullat që vendet
i shfrytëzojnë për të bërë caktimin e kufijve të zonave elektorale, ose
ricaktimin e zonave (shih Struktura dhe Rregullat për Caktimin e Kufijve të
Zonave Elektorale).
Ajo paraqet secilin hap të procesit të skicimit të
zonave, që nga krijimi i bazës së të dhënave të ricaktimit të zonave e deri te
përshkrimi dhe vlerësimi i planeve të ricaktimit të zonave (shih Punët që
Përfshihen në Skicimin e Kufijve të Zonave Elektorale). Ndër të tjera, caktimi
i kufijve të zonave të votimit për nevojat e administrimit të zgjedhjeve është
shqyrtuar (shih Shqyrtimet e Posaçme: Caktimi i Kufijve të Zonave të Votimit).
Shpresohet se ky diskutim do t’u ndihmojë vendeve
që të marrin vendime të informuara për atë se a t’i caktojnë kufijtë e zonave
elektorale dhe nëse po, cilat praktika për caktimin e kufijve t’i adaptojnë.