Vështrim
Regjistrimi
është parakusht për zgjedhje të lira dhe të drejta
E drejta e të gjithë qytetarëve të rritur për të
marrë pjesë në çështjet e qeverisë së tyre është një nga gurthemelet e
demokracisë. Mbase forma më themelore e pjesëmarrjes është e drejta e votimit
në zgjedhje të lira dhe të drejta. Aftësia për të ushtruar të drejtën
demokratike të votimit krijohet me ekzistimin e regjistrit të përgjithshëm dhe
gjithpërfshirës të zgjedhjeve (ose listën e votuesve), e cila mirëmbahet në
mënyrë të rreptë për të siguruar, sa ka mundësi, që secili votues me zotësi
juridike të regjistrohet të votojë vetëm njëherë. Komisioni Zgjedhor dhe i
Shqyrtimeve Administrative të Kuinlandit në Australi ka paraqitur në mënyrë të
thuktë bilancin delikat implicit të përgatitjes së regjistrave të zgjedhjeve.
Regjistrat e zgjedhjeve janë komponentë themelore
e çdo sistemi zgjedhor. Regjistrat përbëjnë listën zyrtare të votuesve dhe janë
evidencë e qartë e të drejtës së votuesit për të votuar. Procedurat e
regjistrimit, pra, duhet të theksojnë ekuilibrim të saktë midis nevojës për të
qenë i rreptë në sigurimin e integritetit të regjistrave dhe nevojës për
fleksibitet për të siguruar që të mbrohen të drejtat e njeriut të votim.
Shpenzime
të larta të regjistrimit të votuesve
Gjersa regjistrimi i votuesve është komponentë e
përgjithshme e administratës zgjedhore, ai po ashtu është edhe një nga më të
shtrenjtët. Procesi i regjistrimit të votuesve dhe i përpilimit të listës së
votuesve shpesh arrin mbi pesëdhjetë për qind të të gjitha shpenzimeve të
administrimit të zgjedhjeve. Dy faktorë të ndryshëm ndikojnë në këto shpenzime,
natyrisht, duke përfshirë edhe llojin e sistemit që përdoret për të regjistruar
votuesit, aftësitë administrative të autoritetit të zgjedhjeve si dhe
karakteristikat sociale, ekonomike dhe demografike të vendit.
Regjistrimi
i votuesve: parimet e përgjithshme
Dy
parime të rëndësishme e përbëjnë bazën e regjistrimit të votuesve. I pari është
se sistemi i zgjedhur për regjistrimin e votuesve duhet të ndihmojë p=r
përfshirjen e të gjithë votuesve me zotësi juridike në listën elektorale, ose
në listën e votuesve. Qeverisja demokratike kërkon ekzistimin e zgjedhjeve të
lira dhe të drejta të udhëhequra në mesin e elektoratit të gjerë me të drejtë
vote. Për të kuptuar këtë normë, pra, të gjithë zgjedhësit me zotësi juridike
(ose shumica dërmuese e tyre) duhet të përfshihen në listën e votuesve.
Përfshirja e tyre ua vërteton të drejtën për të votuar në zgjedhje. Parimi
kryesor tjetër i regjistrimit të votuesve është rrjedhojë logjike e qartë i të
parit, përkatësisht, se ai duhet të pengojë përjashtimin e qytetarëve me zotësi
juridike nga lista e votuesve.
Përjashtimi
ligjor dhe administrativ
Ka dy
mënyra për përjashtimin e votuesit nga lista e votuesve – qoftë përmes
përjashtimit ligjor ose administrativ. Gjatë ripërtëritjes bashkëkohëse të
demokracive përfaqësuese në shekujt XVIII dhe XIX, ka pasur shumë baza sipas të
cilave njerëzit përjashtoheshin ligjërisht nga regjistrimi dhe votimi, duke
përfshirë kushte të tilla si pronësinë e poseduar, shëndetin, dijen e
shkrim-leximit, racën, gjininë dhe "përkatësinë morale". Me kalimin e
koh=s, të gjitha këto përjashtime ligjore janë zhdukur në praktikën
demokratike, kurse sot shumica prej tyne nuk konsiderohen më si legjitime.
Megjithatë, në shumë shtete ka përjashtime ligjore që vazhdojnë edhe sot. Ato
përfshijnë moshën (zakonisht 18 vjet e më të vjetër, ndonëse në disa raste
kufiri është diçka më i lartë), pastaj shtetësinë, vendbanimin, bindjen për
kundërvajtje kriminale dhe mungesën e kompetencës mentale. Përjashtime të tilla
bëhen të detyrueshme, zakonisht nga liderët politikë, në ligjin kushtetues dhe
zgjedhor më shumë sesa nga zyrtarët administrativë.
Përjashtimi
administrativ paraqitet kur njerëzit që gjoja kanë zotësi juridike për të
votuar nuk kanë të drejtë për të votuar sepse janë lënë jashtë listës së
votuesve. Ata mund të përjashtohen, për shembull, thjesht me përzgjedhjen e
tyre ose shprehitë e tyre. Votuesi potencial mund të ketë pak ose aspak
interesim për politikë ose për zgjedhje. Ndryshimi i adresës ose madje emri i
votuesit mund të dalë me gabim, ose të mos jetë regjistruar fare. Përjashtimi
mund të bëhet edhe për shkak të kufizimeve të sistemit të regjistrimit të
votuesve, siç është afati i publikuar jo sa duhet qartë për përfundimin e
procesit të regjistrimit. Duke u munduar që të pengohet kjo çështje, ose së
paku të minimizohet përjashtimi i votuesve me zotësi juridike, sistemi i
regjistrimit duhet të ruajë prioritetin për t’i regjistruar të gjithë votuesit
me zotësi juridike. Ndonëse në praktikë do të ketë mundësi të regjistrohen të
gjithë votuesit me zotësi juridike, duke përkrahur këtë qëllim do të
inkurajohet identifikimi i kritereve të qarta të kryerjes së punëve (shih Identifikimi
i votuesve për qëllime të regjistrimit) me të cilin mund të matet suksesi i
arritur në regjistrimin e përgjithshëm.
Ndërlikueshmëria
e regjistrimit të votuesve
Pa
marrë parasysh rëndësinë e madhe të regjistrimit të votuesve për procesin e
zgjedhjeve demokratike, administratorët zgjedhorë shpesh ballafaqohen me
vendime të panumërta për t’u përgjigjur çështjeve të vendit, shtetit ose
rajonit të tyre:
A duhet
të përpilohet lista e votuesve rishtas për çdo zgjedhje, ose a është më mirë të
mbetet lista e njëjtë që vazhdon?
Si të
identifikohen votuesit me zotësi juridike si të tillë në vendvotim – a përdorin
ata kartelë të votimit apo ndonjë mjet tjetër?
Nëse
përdoret ndonjë kartelë identifikimi e votuesit, çfarë informacioni duhet të
përfshijë ajo kartelë?
A duhet
regjistrimi të jetë i obligueshëm ose sipas dëshirës?
Nëse
regjistrimi është sipas dëshirës, a duhet kjo të jetë me iniciativën e e
qytetarit ose të shtetit?
Çfarë
ndikimi kanë kushtet vendore, siç janë shkalla e njerëzve që dijnë lexim-shkrim,
urbanizimi, lëvizja e popullatës, pasuria relative dhe historia me demokraci,
në sistemin e regjistrimit të votuesve i cili nuk është i përshtatshëm?
Çfarë
roli luan kompjuterizimi në procesin e regjistrimit të votuesve – cilat aspekte
të regjistrimit të votuesve përpunohen më së miri me kompjutër?
Përgjigjet
në këto pyetje dhe të ngjashme luajnë rol të rëndësishëm për caktimin e llojit
të sistemit të regjistrimit të votuesve i cili u përgjigjet më së mirë parimeve
të përfshirjes së përshtatshme dhe të përjashtimit minimal në rrethana të
veçanta politike.
Metodat
alternative të regjistrimit të votuesve
Shtruarja
e këtyre pyetjeve në mënyrë të thjeshtë siguron njëfarë treguesi të mënyrave të
ndryshme në të cilat demokracia në përgjithësi, dhe regjistrimi i votuesve në veçanti, janë zbatuar në ekonomi dhe
kultura të ndryshme, në të cilat ka shtjerë rrënjë impulsi demokratik. Dy
pyetje që u japin substancë parimeve të administratës demokratike janë:
Cila
alternativë i përgjigjet më së shumti llojit të kushteve vendore në të cilat
ajo duhet të ekzistojë?
Cila
alternativë është reale dhe e përballueshme në rrethanat financiare dhe
administrative, në të cilat ajo duhet të zhvillohet dhe të qëndrojë?
Janë
tri veprime themelore të mundshme për përpilimin dhe mirëmbajtjen e listës së
votuesve:
-
lista periodike,
- regjistri ose lista e vazhduar
dhe
- regjistri i gjendjes civile.
Përzgjedhja për ta përpiluar sistemin e
regjistrimit të votuesve në bazë të njërit nga këto opcione, ose me ndonjë
kombinim të tyre, është brenga kryesore e autoritetit të zgjedhjeve.
Kjo
pjesë mbi regjistrimin e votuesve i krahason dhe ballafaqon alternativat
kryesore për elementet e ndryshme të regjistrimit të votuesve. Nga një anë, ajo
sugjeron një spetktër të gjerë të përzgjedhjeve gjatë parametrave të
përgjithshëm të regjistrimit të votuesve. Por në shumë raste, theksohet një
spektër i alternativave më praktike për t’u përshtatur me traditat vendore dhe
kushtet e tjera unike. Po ashtu theksohen rastet në të cilat administrimi i
zgjedhjeve ka qenë posaçërisht me sukses për të marrë vendime që u përgjigjen
pozitivisht rrethanave të vendit.