Vështrim
Objektivat
Objektivat
e sferës së temës së numërimit të votave janë që:
- t’u sigurohen udhëzime organizatave përgjegjëse për përgatitjen e
rregullave për numërimin e votave;
- të jepet një vështrim i përgjithshëm i
parimeve të "praktikës më të mirë" të procedurave të numërimit të
votave;
- të përshkruhen metodat e ndryshme
të numërimit të votave të përdorura për një sërë sistemesh të rëndomta të
zgjedhjeve;
- t’u ndihmohet organeve të menaxhmentit
të zgjedhjeve për të maksimalizuar besimin dhe integritetin e procesit të
numërimit të votave, duke theksuar mënyrat për të minimizuar mundësitë për
mashtrim dhe manipulim;
- të pajisen organet e menaxhmentit të
zgjedhjeve me strategjitë për t’u shmangur problemeve serioze që paraqiten në
shumë zgjedhje të shkaktuara nga mungesat gjatë numrëimit të votave;
- të theksohet rëndësia e trajnimit dhe organizimit
intenziv të personelit të numërimit të votave;
- të sigurohen udhëzime për të lehtësuar
caktimin e rezultateve.
Rëndësia
e numërimit të votave
Numërimi
i votave është një nga fazat më të rëndësishme në procesin e zgjedhjeve.
Dështimi për të përfunduar numërimin dhe transmetimin e rezultateve në mënyrë
të shpejtë, transparent dhe të saktë mund të pengojë besimin publik të
zgjedhjeve dhe do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pranimin e
rezultateve përfundimtare nga kandidatët dhe partitë politike. Shpeshherë,
rëndësia e planifikimit, trajnimit të hollësishëm dhe e organizimit lihet
anash, ose konsiderohet të jetë me rëndësi të dorës së dytë.
Në disa
vende janë paraqitur shembuj të problemeve serioze të numërimit, përfshirë
Afrikën Jugore, Bosnjën, Haitin dhe Mozambikun. Në vende të tjera, numërimi i
votave, ndonëse drejtohet në mënyra të ndryshme, ka një bazë të vendosur mirë:
shih Suedinë (shih Numërimi i votave në Suedi), në Burkina Faso (shih Numërimi
i votave në Burkina Faso) dhe në Ganë (shih Numërimi i votave në Ganë) për
përshkrime.
Hartimi
i procedurave të numërimit të votave
Lloji i
sistemit elektoral i përdorur do të përcaktojë disa nga mënyrat specifike të
nevojshme për të përfunduar me sukses numërimin e votave në zgjedhje. (Për më
shumë informacion mbi këtë temë, shih Indeksi i sistemeve elektorale dhe
Sistemi elektoral dhe implikimet si dhe llojet e fletëvotimeve.) Mirëpo, disa
parime të përgjithshme vlejnë për të gjitha sistemet elektorale.
Procedurat
e numërimit duhet të marrin parasysh burimet në dispozicion, siç janë stafi,
lokalet, transporti, komunikimemt dhe pajisjet. Për shembull, metoda e
kompjuterizuar e numërimit të votave nuk do të jetë e përshtatshme për
lokacionet pa furnizim me energji elektrike ose me mungesë të operatorëve të
shkathtë të kompjutrit.
Mbase
duhet të gjendet një ekuilibër midis integritetit, saktësisë dhe shpejtësisë.
Sa më shumë kontrollime dhe brazime të ketë, procesi do të jetë më i
ngadalshëm. Sa më shpejt që të shpallen rezultatet, aq më shumë mund të ketë
kompromis për saktësi. Në secilin rast, përpiluesit e sistemeve duhet të
vendosin cila nga këto parime udhëzuese është më e rëndësishmja.
Numërimi
mund të bëhet me dorë, mekanikisht ose në mënyrë elektronike. Numërimi mund të
bëhet në vendvotime ose në qendra të votimit.
Sistemet
më të ndërlikuara kërkojnë drejtimin e fazave të ndryshme të numërimit dhe disa
lokacione. Numrimi i sistemeve të mazhorancës mund të përfundojë normalisht në
nivelin e rajonit elektoral. Në sistemin e përfaqësimit proporcional mund të
nevojitet numërimi përfundimtar i centralizuar për t’i shndërruar votat në
vende të parlamentit.
Kush
duhet të jetë përgjegjës për numërinin e votave?
Numërimi
është një ndër fushat kyçe ku mund të paraqiten raste të falsifikimit. Për ta
minimizuar mundësinë e mashtrimit, numërimi i votave duhet të jetë përgjegjësi
e një organi të pavarur të menaxhmentit elektoral. Në këtë proces mund të
krijohen mekanizma të mbikëqyrjes. Duhet të ketë kontrollime, ekuilibrime dhe
paraqitje të revizionit gjatë këtij procesi, si dhe procese të përcaktuara
qartë për parashtresa dhe ankesa.
Rregullat
e numërimit duhet të kuptohen qartas
Rregullat
e numërimit duhet të jenë të qarta, të dihen që përpara dhe të kuptohen nga
secili që përfshihet në zgjedhje, përfshirë zyrtarët e zgjedhjeve, publikun e
përgjithshëm, partitë politike, kandidatët, organizatat joqeveritare dhe
vëzhguesit vendas ose ndërkombëtarë të zgjedhjeve duhet të vijojnë sipas
udhëzimeve specifike (shih Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve – Filipinet),
kurse të tjerat janë më të përgjithshme. Shih Shembuj të ligjeve dhe
rregulloreve të Ganës – Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Belgjikës dhe
Suedisë – Shembuj të ligjeve dhe rregulloreve të Suedisë dhe Ukrainës – Shembuj
të ligjeve dhe të rregullorve të Ukrainës dhe Spanjës – Shembuj të llojeve të
ndryshme të legjislaturave të Spanjës. Po ashtu, është e dëshirueshme që t’u
sigurohen të gjithë pjasëmarrësve informacionet dhe programet e trajnimit mbi
vetë numërimin.
Numërimi
duhet të jetë i hapur dhe transparent
Ka
shumë rëndësi për legjitimitetin e zgjedhjeve që procesi i numërimit të jetë i
hapur dhe transparent. Përfaqësuesve të partive politike dhe kandidatëve si dhe
vëzhguesive të vendit ose ndërkombëtarë duhet t’u bëhet e mundur të dëshmojnë
procesin dhe të lejohen të kopjojnë deklaratën mbi numërimin, duke dokumentuar
kështu rezultatet e procesit të numërimit.
Trajnimi
është qenësor
Trajnimi
i hollësishëm dhe intenziv i zyrtarëve të zgjedhjeve si dhe i përfaqësuesve të
partive politike ose i kandidatëve (për më shumë informacion mbi këtë çështje,
shih Përfaqësuesit e partive dhe kandidatët dhe trajnimi i përfaqësuesve të partive)
dhe të vëzhguesve të vendit ose ndërkombëtarë është qenësore për të siguruar
konsekuencë të qasjes, e sidomos për të caktuar atë që përbën fletëvotimin të
vlefshëm ose të pavlefshëm.
Punëtorët
e zgjedhjeve (si dhe zyrtarët e zgjedhjeve) duhet të jenë jopartiakë në
veprimin e tyre, të veprojnë plotësisht sipas procedurave dhe me zotim për të
trajtuar materialet e zgjedhjeve me kujdes dhe respekt. Ata duhet të kuptojnë,
për shembull, se edhe pasi të jenë numëruar votat, ato mbeten dokumente ligjore
në disa juridiksione. Identifikimi i votuesve dhe votat e tyre, sidomos i
votuesve të cilëve u ndihmohet në mënyrë të veçantë dhe në vendvotimet e vogla,
duhet gjithnjë të mbahet në fshehtësi.
Publikimi
i rezultateve të zgjedhjeve
Partive
politike dhe mediave duhet t’u jepet mundësia të publikojnë rezultatet
jozyrtare, por përgjegjësia dhe autoriteti për të shpallur rezultatet zyrtare
të zgjedhjeve duhet të mbeten të organit të menaxhmentit të zgjedhjeve.