Vështrim
Është e
vërtetë se mediat lozin një rol të domosdoshëm për funksionimin adekuat të
demokracisë. Bisedat për funksionet e mediave zakonisht përqendrohen në rolin e
tyre të “kujdestarisë”: duke zgjidhur nga prangat analizën dhe diskutimin mbi
sukseset dhe dështimet e qeverisë, mediat mund të informojnë publikun për
nivelin efektiv në të cilin përfaqësuesit e saj i kanë kryer detyrat dhe u
ndihmojnë t’i kenë këto parasysh. Megjithatë, mediat munden po ashtu të lozin
një rol më specifik duke bërë të mundur pjesëmarrjen publike të plotë në
zgjedhje, jo vetëm duke raportuar për kryerjen e punës së qeverisë, por edhe në
shumë mënyra të tjera:
- duke i mësuar votuesit se si të ushtrojnë të drejtat e
tyre demokratike;
- duke raportuar për zhvillimin e fushatës elektorale;
- duke u siguruar një platformë partive politike për t’ia
kumtuar mesazhin e tyre elektoratit;
- duke u mundësuar partive të debatojnë njëra me tjetrën;
- duke raportuar për
rezultatet e votimit dhe monitoruar numërimin e votave.
Mediat
nuk janë burim i rolit të informimit të votuesve, por në një botë ku mbizotëron
komunikimi masiv janë në shtim e sipër mediat të cilat përcaktojnë agjendën
politike, madje edhe në këndet e botës me zhvillim më të ulët teknologjik.
Prandaj, ekipet e vëzhguesve të zgjedhjeve, për shembull, tani komentojnë në
mënyrë rutinore për qasjen dhe përfshirjen e zgjedhjeve nga mediat, si kriter
për të gjykuar nëse zgjedhjet janë të drejta. Krahas kësaj, monitorimi i
mediave gjatë periudhave të zgjedhjeve është bërë një praktikë gjithnjë e më e
rëndomtë, duke përdorur një kombinim të analizës statistikore dhe teknikën e
studimeve dhe të analizave të diskursit të mediave si dhe teknikën e studimeve
dhe të analizave të diskursit nëse përfshirja ka qenë e drejtë.
Janë në
rrezik tri grupe të ndërlidhura të të drejtave:
- e drejta e votuesve për të bërë përzgjedhje
me informim të plotë;
- e drejta e kandidatëve për të
shprehur qartë politikën e tyre;
- e drejta e mediave për të
raportuar dhe shprehur pikëpamjet e veta mbi çështjet me interes publik.
Natyrisht,
këto të drejta, të cilat janë qenësore për të gjitha aspektet e të drejtave për
liri dhe shprehje të garantuar me nenin 19 të Deklaratës Universale mbi të
drejtat e njeriut, duhet të zbatohen në çdo kohë, dhe jo vetëm kur pritet të
bëhen zgjedhje. Por është pikërisht formaliteti i procesit të zgjedhjeve –
fakti se ato drejtohen sipas procedurave të cilat janë caktuar qartë me ligj –
që i ka stimuluar interesat e atyre që kanë të bëjnë me çështjet e lirisë së mediave.
Sa respektohen liria e mediave dhe pluralizmi gjatë periudhës së zgjedhjeve
mund të jetë një indeks bukur i ndjeshëm i respektimit të lirisë për shprehjen
në përgjithësi – vetë parakusht qenësor për demokracinë funksionale.
Përkundrazi, zgjedhjet mund të jenë një gjasë ideale për të arsimuar si
autoritetet për obligimet e tyre ndaj respektimit të rregullave dhe për të
shtuar lirinë e mediave ashtu dhe mediat për përgjegjësitë e tyre për ta
mbështetur procesin demokratik.
Fusha e
kësaj teme në radhë të parë ka të bëjë me përgjegjësinë e administratorëve të
zgjedhjeve për të zhvilluar kornizën e rregullt për aktivitetet e mediave gjatë
periudhave elektorale dhe për të ndihmuar lirinë e mediave. Megjithatë, shumë
nga kjo mund të jetë e vlefshme edhe për të tjerët, siç janë vetë ushtruesit e
mediave dhe partitë politike.
Kjo
fushë fillon me shikimin e parimeve mbizotëruese: rolin e mediave në demokraci
dhe zhvillimin e jurisprudencës ndërkombëtare dhe krahasimtare mbi mediat dhe
zgjedhjet. Ajo po ashtu shqyrton çështjet se si nivelet e ndryshme të
zhvillimit ekonomik dhe pluralizmi i mediave dhe standardet e ndryshme
professionale do të ndikojnë në natyrën dhe cilësinë e përfshirjes së
zgjedhjeve nga mediat.
Pjesa
qendrore e kësaj fushe tematike është biseda për modelet e ndryshme për një
kornizë të rregullt të mediave në zgjedhje, duke u radhitur nga një komision i
pavarur i zgjedhjeve deri te rregullatori i specializuar i mediave, siç është
komisioni ose një këshill vullnetar i mediave ose një organ i ankesave të
mediva për transmetim. Ajo i shikon obligimet e ndryshme të mediave të shtypit
dhe transmetuese, si dhe ato midis mediave që janë në pronësi private dhe atyre
që financohen me paratë publike.
Fusha e
kësaj teme vazhdon të shikojë çështje të ndryshme që shtrohen lidhur me
përfshirjen nga madiat e shkallëve vijuese të procesit elektoral, që nga
periudha para fushatës së arsimimit të votuesve, përmes vetë fushatës, deri te
dita e votimit, në numrimin dhe shpalljen e rezultateve. Ajo i hulumton llojet
e ndryshme të përfshirjes së mediave – siç janë arsimimi i votuesve, qasja e
drejpërdrejtë e partive politike, lajmet dhe çështjet aktuale dhe llojet e
tjera të përfshirjes së posaçme të zgjedhjeve. Ajo bën fjalë për një numër të
çështjeve të specializuara, siç janë standardet profesionale për raportimin mbi
mendimet mbi zgjedhjet, si të bëhet dallimi midis raportimit për funksionet e
qeverisë dhe aktiviteteve të zyrtarëve të obliguar si kandidatë, dhe obligimeve
ligjore dhe etike të mediave kur të raportojnë për deklaratat provokative të
figurave politike.