Në këtë
pjesë do të shqyrtohet roli i integritetit në procesin zgjedhor. Integriteti
është një faktor i rëndësishëm si për administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të
drejta, ashtu edhe për pjesëmarrjen e partive politike, kandidatëve, grupeve të
interesuara dhe të votuesve.
Qëllimi
i konkurimit në zgjedhje është fitimi i postit publik dhe marrja e pushtetit
dhe e ndikimit mbi politikat publike dhe resurset shtetërore. Zgjedhjet janë
rezultat i një procesi kompleks që kërkon pjesëmarrjen e shumë faktorëve,
secili me role dhe agjenda të ndryshme. Nga zgjedhjet dalin fituesit dhe të
humburit. Çdokush dëshiron të jetë fitues, pakkush e dëshiron humbjen. Rreziqet
mund të jetë të larta aq sa mund të jenë joshjet për të siguruar një fitore të
caktuar me anë të mjeteve joetike dhe të paligjshme.
Integriteti është pjesë e brendshme e parimeve të
një demokracie dhe ësht pjesë përbërëse e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Zgjedhjet e lira, të drejta dhe konkuruese janë bazë për një formë të
përfaqësimit të qeverisë. Pa integritet, nuk ka garanci se në rezultatin e
zgjedhjeve do të pasqyrohet vullneti i votuesve. Zgjedhjet mund të jenë të
parapërgatitura, duke paracaktuar fituesit dhe të humburit. Zgjedhjet mund të
çrregullohen, duke minuar pjesëmarrjen e kandidatëve dhe votuesve, duke hedhur
kështu dyshime mbi legjitimitetin e rezultateve. Zgjedhjet pa integritet
mposhtin qëllimin për zgjedhje demokratike dhe nuk mund të konsiderohen të lira
dhe të drejta.
Integriteti është kod
etik i sjelljes, si dhe sistem i mekanizmave që përdoren për të mbrojtur
ndershmërinë dhe jetësinë e procesit. Integriteti zgjedhor kërkon:
- një kod të sjelljes etike të
pranuar gjërësisht në politikë;
- një kornizë zgjedhore që është e barabartë
dhe e drejtë;
- administrim të drejtë, transparent
dhe të paanshëm të zgjedhjeve;
- liri
politike për të marrë pjesë në mënyrë të lirshme dhe të barabartë, në një
atmosferë pa frikë;
- përgjegjshmëri të të gjithë
pjesëmarrësve;
- mekanizma
të sëndërtuar, duke përfshirë monitorimin nga shoqëria civile dhe mediat e
lira, për ta mbrojtur integritetin dhe për të siguruar përgjegjshmërinë;
dhe zbatimin.
Secili prej këtyre
kushteve do të shqyrtohen në mënyrë më të thuktë në pjesët që pasojnë.
Për korrupcionin në
zgjedhje zakonisht mendohet si për korrupcion politik – manipulimi i procesit
për të siguruar zgjedhjen e një kandidati, partie ose posti të caktuar. Mirëpo,
korrupcioni ekonomik mundëson korrupcionin politik, prandaj të dy këta duhet të
trajtohen. Ata që janë të interesuar që ta përmbysin sistemin mund t’i japin
mito një zyrtari të korruptuar të zgjedhjeve që t’u sigurojë trajtim të veçantë
ose që në të vërtetë t’i parapërgatitë rezultatet e zgjedhjeve. Ryshfetet dhe
stimulimet tjera financiare personale mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve
në mënyrë të paqëllimshme, përmes pagimit të shërbimeve nën standartin e
kërkuar dhe të atyre që nuk ekzistojnë. Ose nëse përfshihet përzgjedhja e një
kompanie të pandershme me agjendë politike për të shtypur diçka të ndjeshme si
p.sh. fletëvotimet, dhe kjo mund të ndikojë dhe të dëmtojë në mënyrë të
qëllimshme integritetin e zgjedhjeve.
Integriteti kërkon
vullnet politik për qeverisje të mirë dhe zgjedhje “të pastërta”. Duke u nisur
nga natyra fraksioniste e politikës dhe e shoqërisë, integriteti nuk mund të
merret si i gatshëm. Në kornizën elektorale, administratën e zgjedhjeve dhe në
kushtet për pjesëmarrje duhet të sëndërtohen mekanizma për mbrojtjen dhe
zbatimin e integritetit. Këtu përfshihen kontrollet dhe baraspeshimet në
administratën e zgjedhjeve në kuadër të organit për menaxhimin e zgjedhjeve,
mbikëqyrja nga ndonjë agjenci tjetër ose degë e qeverisë, monitorimi i pavarur
i procesit nga shoqëria civile, mediat dhe zbatimi i rregullave dhe
rregullorëve përmes veprimeve administrative ose ligjore.
Vënja në jetë e
integritetit është me rëndësi të posaçme, sepse pa zbatim të rregullave dhe
rregulloreve më të mira ai mund të përfundojë në hiç më shumë se një qëllim i
mirë. Identifikimi i korrupcionit në zgjedhje dhe ndalja e tij përmes akteve të
veprimeve administrative ose ligjore, si parandalues i korrupcionit të
ardhshëm, si dhe si mjet për të ruajtur integritetin e procesit aktual.
Sfidat ndaj integritetit
të zgjedhjeve dhe mekanizmat e krijuar për ta mbrojtur integritetin e procesit
të zgjedhjeve janë përshkruar në kapitullin Integriteti i zgjedhjeve.