Qasja
Në këtë pjesë studiohet
struktura legjislative për proceset elektorale demokratike, duke u përqëndruar
si në drejtësinë, ashtu edhe në efikasitetin e rregullimit të tyre dhe të
administrimit të burimeve që kanë në dispozicion për zgjedhjet. Si pikënisje do
të jetë ajo se kush do ta mbajë pushtetin politik, arrihet me anë të zgjedhjeve
të lira dhe të drejta. Zgjedhjet mund të jenë të lira dhe të drejta në
organizime të ndryshme politike dhe shoqërore, siç janë:
nën
forma të ndryshme të sistemeve politike (p.sh. modelet parlamentare ose
presidenciale)
me
forma të ndryshme të qeverisë (p.sh. monarkiste, ose republikane)
me
struktura territoriale të unifikuara ose të decentralizuara të shtetit.
Përmbi të gjitha këto
klasifikime, duhet të përcaktohet se cilat kushte ligjore dhe cilat struktura
organizative do të garantojnë sistem elektoral të lirë dhe të drejtë me
efikasitet ekonomik.
Parimet
Sistemi elektoral i lirë
dhe i drejtë kërkon që:
çdo
qytetar të ketë të drejtë të marrë pjesë si votues dhe si kandidat
proceset
elektorale të jenë të rregullta dhe zgjedhjet që mbahen në mënyrë periodike
zgjedhjet
të mbahen në një atmosferë ku respektohen të drejtat themelore të qytetarëve
procedura e votimit garanton lirinë, fshehtësinë
dhe numërimin e saktë të votave
procesi të kontrollohet nga një organizatë e
zgjedhjeve që vepron në mënyrë të pavarur nga pushtetet tjera të shtetit ose të
qeverisë
Një sistem elektoral
efikas duhet të bazohet në kontrollin e kujdesshëm të shpenzimeve (shih
Shqyrtimet e shpenzimeve). Është e vërtetë se synimi kryesor i zgjedhjeve është
të arrihet qeveria legjitime dhe te regjimi i lirë, sidomos në një proces
tranzicioni, meqë pa zgjidhjen e kësaj çështjeje themelore, nuk është e mundur të
zgjidhet pjesa tjetër e problemeve sociale ose politike të vendit. Mirëpo
aspekti financiar nuk mund të lihet pas dore. Asnjë vend nuk mund ta mbajë një
sistem elektoral me shpezime që janë përtej mjeteve të vendit (e më së paku
nëse ekzistojnë pabarazi serioze sociale).
Me tregues të njëjtë,
bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më efektiv nëse ajo i ndihmon vendit
pranues që të themelojë organizata të zgjedhjeve që vetmbahen, duke shmangur
kështu struktura të kushtueshme që kërkojnë financim të vazhdueshëm
ndërkombëtar.
Administrata e
zgjedhjeve është pjesë qenësore e sistemit demokratik.
Pra ajo duhet të jetë
shembull i efikasitetit organizativ dhe financiar dhe jo një ishull që
përkrahet me mjete ndërkombëtare.
Instrumentet ligjore
Në zhvillimin e kornizës
ligjore më të përshtatshme për t’i rregulluar zgjedhjet, duhet të merren
parasysh si vijon:
Organizimi dhe zbatimi i
zgjedhjeve kërkon një sistem rregullues të përgjithshëm, duke përfshirë që nga
rregulloret kushtetuese që definojnë të drejtën aktive dhe pasive të votimit, e
deri te kodet implicite dhe eksplicite të sjelljes midis konkuruesve.
Instrumenti parësor
rregullues është ligji i zgjedhjeve. Kjo kornizë ligjore kërkon një marrëveshje
të gjërë mbi përmbajtjen e saj dhe një shkallë të arsyeshme të përhershmërisë
në mesin e forcave politike më të rëndësishme. Në njërën anë, funksionet e saj
themelore janë përcaktimi i saktë i elementeve të sistemit dhe në anën tjetër,
të krijojë një grup të garancive procedurale që do ta siguronin të drejtën e
votimit (shih Ligji i zgjedhjeve).
Mirëpo nuk është as
praktike e as e përshtatshme të krijohen rregullore të zgjedhjeve të bazuara
ekskluzivisht në ligj, që është i vështirë për t’u modifikuar. Përvoja praktike
në proceset e zgjedhjeve dëshmon domosdoshmërinë që të lihet një kufi për
përshtatjen dhe interpretimin e rregulloreve administrative relevante dhe të
vendimeve të autoritetit të zgjedhjeve (shih Rregulloret administrative).
Si duhet të formulohet
një ligj i zgjedhjeve? Nevoja për marrëveshje politike përkitazi me rregulloret
e zgjedhjeve bëhet veçanarisht evidente në periudhat e tranzicionit. Është
shumë e vështirë të definohet strategjia më adekuate paraprakisht për çdo vend
(shih Procesi i krijimit dhe i ndryshimit).
Gjërësisht, mund të krijohet
një pikë e përshtatshme e ndërmjetme në mes:
Strategjisë maksimaliste
që kërkon konsenzuesin më të gjërë të mundshëm pa marrë parasysh kohën që
nevojitet për ta arritur atë.
Logjikës minimaliste që
kufizohet në bërjen e modifikimeve të domosdoshme në ligjin e zgjedhjeve që ka
ekzistuar më parë për t’i rregulluar zgjedhjet jo-konkuruese.
Përvoja praktike tregon
se të dy strategjitë paraqesin mangësi serioze, kështu që duhet të definohet sa
kohë dhe dialog mund të investohet në krijimin e rregulloreve të zgjedhjeve në
secilin rast.
Elementet qenësore
Midis elementeve
qenësore për një proces të zgjedhjeve, duhet të merren parasysh si vijon:
Në rend të parë, e
drejta e votës duhet t’i garantohet çdo personi, kështu që me këtë garantohet
se nuk do të ketë diskriminim të pajustifikueshëm dhe privim nga votimi (shih
Privimi nga e drejta e votës).
Kjo do të thotë se
arsyet për shkak të të cilave një personi mund t’i privohet e drejta e votës i
përmbahet këtij parimi të klasifikimit, interpretohen në mënyrë restriktive dhe
në të gjitha të rastet e përmbush nevojën për shprehje më të mirë dhe më të
lirë kolektive të votës.
Problemi i natyrave të
ndryshme që duhet të analizohet tërësisht, është dispozita në disa rregullore
të zgjedhjeve për rezervimin e vendeve në baza racore, kulturore ose bile edhe
gjinore, si rezultat i masave diskriminuese pozitive. Megjithëse synimi saj
është të arrihet pjesëmarrja politike sipas grupeve historikisht të
përjashtuara, ajo paraqet përjashtim të dukshëm nga dy parime bazë të
organizimit të zgjedhjeve:
parimi "një person, një
votë"
idea që
përfaqësimi politik d.m.th. përfaqësim i tërë kombit dhe jo i grupeve ose
shtresave të caktuara.
Ky tip i veprimit
pozitiv, pra duhet të jetë i përkohshëm, si instrument për të arritur
objektivin e integrimit dhe jo si sistem i përhershëm i atribuimit të vendeve
që mund të rrëshqasë në qasjet neo-corporate. Së dyti, duhet ta marrim parasysh
materialin, elementin rregullues që kontribuon në mënyrë vendimtare në vendosjen
e së drejtës së votës, d.m.th. ekzistencën e një regjistri adekuat të votuesve
ose të një liste të votuesve (Kualifikimet dhe identifikimi për regjistrimin e
votuesve). Së treti, duhet të theksohet se rregulloret e zgjedhjeve në themel e
udhëheqin procedurën. Ekzistojnë një numër vendimesh që duhet të merren për
administrim adekuat të procesit të zgjedhjeve, siç janë: se kur caktohen
zgjedhjet dhe shpallen rezultatet. Në këtë aspekt, duhet të vendoset se:
kush
mund t’i paraqesë kandidatët dhe nën çfarë kushtesh (shih Regjistrimi i
kaandidatëve dhe organizatat politike)
nga
kush emërohen (shih Regjistrimi i kandidatëve)
çfarë
aktivitetesh duhet të kryhen gjatë fushatës së zgjedhjeve për të marrë vota dhe
çfarë lloj ndihme publike ose private marrin konkuruesit (shih Fushata e
zgjedhjeve)
të
gjitha operacionet për hedhjen dhe numërimin e votave (shih Votimi), duke
përfshirë numërimet jozyrtare ose numërimet e shpejta (shih Publikimi i
rezultateve) që mund të jetë problematik në vendet që janë në procesin e
konsolidimit demokratik
Mirëpo, ekzistojnë disa
aspekte kryesore të zgjedhjeve për të cilat ofrohen aq shumë zgjidhje të
ndryshme, sa i përket strukturës organizative që është e ngarkuar për
organizimin dhe kontrollin e proceseve elektorale (Organizimi i zgjedhjeve).
Si tendencë, dikush mund
të thotë se, sa më e madhe mungesa e besimit në institucionet e zakonshme të
një vendi, aq më e fuqishme dhe më e pavarur do të jetë organizata e
zgjedhjeve, me përjashtim të shteteve federale me demokraci të konsoliduar.
Kështu që është e mundur
të krijohet një shkallë e mungesës së besimit, në të cilën shkalla maksimale do
të ishin modelet e gjykatave të zgjedhjeve (karakteristike për Amerikën
Qendrore) dhe shkalla minimale në sistemet që nuk e ndërrojnë funksionimin
normal të administratës dhe të gjyqësorit kur mbahen zgjedhjet (si Gjermania).
Megjithëse është e
vështirë të merret qendrim paraprakisht për modelin më të përshtatshëm për
secilin vend, do të duket se ai më i përhapuri në vendet të cilat kohëve të fundit
kanë hyrë në demokraci është ai që përfshin krijimin e komisionit të
zgjedhjeve. Këto organizata e zëvendësojnë në tërësi administratën qeveritare,
por juridiksionin juridik ose gjykatën kushtetuese e lënë të paprekur mbi temat
elektorale dhe kështu e shmangin formimin e pushtetit të katërt, ashtu siç
paraqitet në modelet e gjykatave elektorale.
Këto, në mes tjerash,
janë çështjet me të cilat do të merremi në tërë pjesën "Korniza
ligjore" me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve reale ose, së paku, elementet
e nevojshme për t’i analizuar problemet dhe zbatuar parimet e drejtësisë dhe
efikasitetit për secilin rast, me shpenzime të arsyeshme për vendin në fjalë.